Rusanka Komitova – një nga zërat e kadifesë së krahinës Trakia ra në dashuri me muzikën popullore akoma në moshë gjashtë vjeçare, kur dita në qytetin e saj të lindjes – Novi Pazar, fillonte me programin e Radios Kombëtare Bullgare për muzikë popullore.
“Kënga ime e parë e bëra në Kotell. Isha nxënëse atëherë – kujton ajo. – Me këngën e dytë kuptova se kam një aftësi që të krijoj muzikë në bazë të gjërave që i përjetoj në jetën time. Krijoj tekst, e redaktoj e pastaj këndoj. Në Radion Kombëtare Bullgare kam incizuar dhjetëra këngë bashkë me Orkestrën për Muzikë Popullore me dirigjent Hristofor Radanov. Një prej këtyre këngëve është “Rusana e bardhë e bukur”, e shkruar për birin tim. Zakonisht shkruaj këngët në lidhje me ndonjë histori prej jetës sime. Për familjen e vëllait tim është kënga “Georgi kulloste tufën e tij”. Kolegët nga orkestra më kanë ndihmuar shumë. Punonim së bashku në një ekip të mrekullueshëm artistik. Kështu krijuam muzikën time më të mirë, më të dashur, më kolorite.”
Kënga “Georgi kulloste tufën e tij” kushtuar vëllait të Rusanka Komitovës tingëlloi para pak kohe në koncertin “Klasikët e muzikës bullgare të dasmës”, me pjesëmarrjen e Orkestrës për Muzikë Popullore prenë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Rusanka e këndoi atë pas një mungese të gjatë nga skena.
“Tërë simbolika e koncertit më shpuri në të kaluarën, kur muzika e dasmës ishte në kulmin e saj. Kuptova se ajo akoma është e gjallë, emocionet ishin të shumta. Nuk këndoj si profesioniste tashmë 20 vjeç. Është një periudhë shumë e gjatë. Me këtë koncert kuptova se këngët e mia ruhen dhe vlerësohen lartë, se kam dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe se dikush vazhdon ta këndojë dhe ta interpretojë muzikën time. Kjo është një bekim. E falënderoj Zotin! Le të ketë talente të reja, ide të reja për realizim.Kishte shumë muzikë në të kaluarën, shumë folklor bullgar, muzikë orientale – ato interpretoheshin së bashku – vazhdon Rusanka Komitova. – Në dasma detyrimisht njerëzit ftonin një orkestër. Atëherë u shfaqën emrat e talenteve të mëdha – Ivo Papazov, Petër Rallçev, Georgi Janev. Tani është ndryshe. Ka interpretues, të cilët përpiqen të prezantohen individualisht, mirëpo janë pak. Më duket se tani mungon larmia. Këngëtarët marrin diçka nga e kaluara, e përpunojnë pak dhe kështu ajo bëhet “e re.”
Çfarë mund t’i këshillosh interpretuesit e rinj?
“Po hyni në kornize të huaja, kurse më mirë është që të krijoni një kornizë të vet. Kështu brenda saj mund të vizatoni pikturën tuaj me të gjitha nuancat dhe bukuritë e shikuara përmes syve tuaja. Ne disponojmë me interpretime shembullore të fyelltarëve Stojan Velkiçkov, Nikolla Gançev, të këngëtarëve Janka Taneva, Penka Pavllova, Verka Siderova dhe shumë të tjerë. Ju kur jeni në skenë keni shembuj, të cilët mund t’i zbuloni përsëri. Nuk ka ndonjë të ardhme pa të kaluarën.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..