Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusanka Komitova për të kaluarën dhe për të ardhmen e folklorit bullgar

Foto: arkiv personal

Rusanka Komitova – një nga zërat e kadifesë së krahinës Trakia ra në dashuri me muzikën popullore akoma në moshë gjashtë vjeçare, kur dita në qytetin e saj të lindjes – Novi Pazar, fillonte me programin e Radios Kombëtare Bullgare për muzikë popullore.

Hapat e saj të para ajo bëri në korin e shkollës, më vonë vazhdoi në kroin popullor të qytetit Tërgovishte. Babai i saj i binte gëdullkës (një lloj mandole me tri tela) në ansamblin Mizia të të njëjtit qyteti. Shkolla muzikore e qytetit Kotell e takoi Rusankën me mësuesit më të rëndësishëm në jetën e saj. Vegla e saj ishte gëdullka, kurse më vonë pedagogët Asen Vasilev dhe Rusi Stajkov zhvilluan ndjenjën e saj për këndimin. Në atë kohë në shkollën e qytetit Kotel studiuan gjithashtu emrat e mëdhenj si Zheçka Stanillova, Dimitër Bogdanov, Vanja Xhenezova etj. Sipas fjalëve të Rusankës bashkënxënësit e saj i ndihmuan shumë në formimin e stilit të saj të veçantë. Interesi për krahinat e ndryshme folklorike dhe për specifikën e tyre dhe përvoja me gëdullkën gjithashtu kanë kontribut në formimin e individualitetit të Rusankës si këngëtare. Interpretimet e saj janë një përzierje prej ornamentikës karakteristike për krahinat Stranxha dhe Trakia me një tingëllim të posaçëm instrumental. Ajo arrin këtë efekt pa menduar sepse ai buron nga zemra. Kështu “nga zemra” ajo krijoi këngët e saj të para. Më vonë tërë repertori i saj është prej këngëve të shkruara nga ajo. Talenti i këngëtares u zhvillua më shumë gjatë punës me një nga orkestrat më të dalluara për muzikë dasme – “Jamboll” në bashkëpunim me bashkëshortin e saj Janko Komitov. Pavarësisht se prej kohësh ajo nuk interpreton muzikë të tillë edhe sot Rusanka Komitova mbetet ndër interpretuesit më të mirë të këngëve të dasmave.

“Kënga ime e parë e bëra në Kotell. Isha nxënëse atëherë – kujton ajo. – Me këngën e dytë kuptova se kam një aftësi që të krijoj muzikë në bazë të gjërave që i përjetoj në jetën time. Krijoj tekst, e redaktoj e pastaj këndoj. Në Radion Kombëtare Bullgare kam incizuar dhjetëra këngë bashkë me Orkestrën për Muzikë Popullore me dirigjent Hristofor Radanov. Një prej këtyre këngëve është “Rusana e bardhë e bukur”, e shkruar për birin tim. Zakonisht shkruaj këngët në lidhje me ndonjë histori prej jetës sime. Për familjen e vëllait tim është kënga “Georgi kulloste tufën e tij”. Kolegët nga orkestra më kanë ndihmuar shumë. Punonim së bashku në një ekip të mrekullueshëm artistik. Kështu krijuam muzikën time më të mirë, më të dashur, më kolorite.”

Kënga “Georgi kulloste tufën e tij” kushtuar vëllait të Rusanka Komitovës tingëlloi para pak kohe në koncertin “Klasikët e muzikës bullgare të dasmës”, me pjesëmarrjen e Orkestrës për Muzikë Popullore prenë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Rusanka e këndoi atë pas një mungese të gjatë nga skena.

“Tërë simbolika e koncertit më shpuri në të kaluarën, kur muzika e dasmës ishte në kulmin e saj. Kuptova se ajo akoma është e gjallë, emocionet ishin të shumta. Nuk këndoj si profesioniste tashmë 20 vjeç. Është një periudhë shumë e gjatë. Me këtë koncert kuptova se këngët e mia ruhen dhe vlerësohen lartë, se kam dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe se dikush vazhdon ta këndojë dhe ta interpretojë muzikën time. Kjo është një bekim. E falënderoj Zotin! Le të ketë talente të reja, ide të reja për realizim.Kishte shumë muzikë në të kaluarën, shumë folklor bullgar, muzikë orientale – ato interpretoheshin së bashku – vazhdon Rusanka Komitova. – Në  dasma detyrimisht njerëzit ftonin një orkestër. Atëherë u shfaqën emrat e talenteve të mëdha – Ivo Papazov, Petër Rallçev, Georgi Janev. Tani është ndryshe. Ka interpretues, të cilët përpiqen të prezantohen individualisht, mirëpo janë pak. Më duket se tani mungon larmia. Këngëtarët marrin diçka nga e kaluara, e përpunojnë pak dhe kështu ajo bëhet “e re.”

Çfarë mund t’i këshillosh interpretuesit e rinj?

“Po hyni në kornize të huaja, kurse më mirë është që të krijoni një kornizë të vet. Kështu brenda saj mund të vizatoni pikturën tuaj me të gjitha nuancat dhe bukuritë e shikuara përmes syve tuaja. Ne disponojmë me interpretime shembullore të fyelltarëve Stojan Velkiçkov, Nikolla Gançev, të këngëtarëve Janka Taneva, Penka Pavllova, Verka Siderova dhe shumë të tjerë. Ju kur jeni në skenë keni shembuj, të cilët mund t’i zbuloni përsëri. Nuk ka ndonjë të ardhme pa të kaluarën.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD