Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillimi i stinës së gjuajtjes – me përgjegjësi dhe kujdes për natyrën

БНР Новини
Foto: BGNES

Përfytyrimi ynë për gjuajtjen zakonisht është lidhur me vrasje, posedim të ligjshëm armësh, hobby, ose shfaqje të vjetruar burrërie. Mirëpo, për një kategori bullgarësh gjuajtja konsiderohet më tepër si një mundësi për t’i harruar problemet, madje bashkëshortet. Prandaj nuk është e rastit se fillimi i stinës së gjuajtjes çdo vit është një festë e vërtetë për mijëra meshkuj te ne. Sivjet ajo u hap më 13 gusht.

Krahas emocioneve të këndshme, adrenalinës së lartë, ikjes nga jeta e përditshme për gjahtarët bullgarë gjuetia do të thotë kujdes për natyrën dhe kafshët. Çdo vit ata investojnë mjete dhe përpjekje për t’u kujdesur për kafshët e egër, marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, të cilat çdo vit djegin qindra dynymë pyje. Çdo pranverë ata organizojnë pyllëzim në rajone të ndryshme të vendit. Një pjesë e madhe e pyjeve për të cilat krenohemi janë vepër pikërisht e gjahtarëve bullgarë.

СнимкаSipas të dhënave të Lidhjes Kombëtare të Gjahtarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari gjithsej 120 mijë veta kanë të drejtën e ushtrimit të gjuajtjes. Në saje të veprimtarisë së tyre ekologjike po ruhet numri i popullatave të gjahut. Madje gjatë 4-5 viteve të fundit vëzhgohet rritje e llojeve të veçanta. Sipas kryetarit të këshillit drejtues të Lidhjes së Gjahtarëve dhe Peshkatarëve “Bashkimi i Gjahtarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari” Ivan Petkov:

Снимка“Ata lëvizin nga 4 deri në 10 për qind për llojet e ndryshme të gjahut. Është ruajtur numri i popullatës së derrit të egër, i cili është objekt kryesor i gjuajtjes, sidomos në habitatet e tij specifike. Desha të them se popullata e derrit është shumë e madhe në pjesën e mesme të malit Stara Pllanina (rreth Lloveçit, Trojanit, Sevlievos dhe Veliko Tërnovos). Numri i gjahut të egër gjithashtu është në kufijtë e tij natyror, gjë që i detyrohet Programit Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të depove të gjahut, program ky i cili funksionon 11 vjet në Organizatën Kombëtare. Kjo i përket thëllëzës në Bullgarinë Jugore, si dhe fazanit në Bullgarinë Veriore. Megjithë kohërat e vështira për vendin tonë, gjahtarët bëjnë çmos që ta mirëmbajnë ekuilibrin ndër llojet e ndryshme të gjahut.”

Gjahtarët bullgarë nuk marrin para nga shteti dhe nuk përdorin subvencione evropiane për këtë qëllim. Megjithatë Lidhja e Gjahtarëve Bullgarë investon në natyrën tonë afro 4 mln euro në vit. Kështu qe gjuajtja nuk është thjeshtë një shëtitje, pas së cilës të kthehesh me kafshën e radhës të vrarë, por është para se gjithash përgjegjësi për ruajtjen e natyrës dhe të popullatave. Megjithë kujdeset, gjahtarët kanë jo pak probleme. Një prej tyre është gjuetia pa leje, kundër së cilës ata luftojnë tashmë shumë vite. Në shumë rajone madje njihen njerëzit, të cilët i shkelin rregullat, por emrat e tyre mbeten sekret. Shteti ka abdikuar, kurse kontrolli i tij për lejen e ligjshme të gjahtarëve nuk është i mjaftë. Një problem tjetër është kapja e kafshëve të gjallë nga territoret e lira në kurthe dhe mbyllja e tyre në ekonomitë private, ku vriten nga pseudo-gjahtarët.

СнимкаKjo u bë shkas që vitin e kaluar mijëra gjahtarë nga tërë vendi të bllokojnë qendrën e Sofjes, me kërkesa për ndalimin e asgjësimit të natyrës. Ata janë në pritje të ndryshimeve në Ligjin për gjuetinë dhe ruajtjen e gjahut, të cilat do të miratohen nga Parlamenti gjatë muajit shtator, ndryshime të cilat më në fund do të rregullojnë të drejtën e gjuetisë. Ka domosdoshmëri për mbrojtje më të mirë të gjahut, si dhe rregulla të qarta në caktimin e kufijve të rajoneve për gjueti. Ja fjalët e Ivat Petkovit, drejtuar gjahtarëve:

Снимка“Stina e gjahut është para nesh me befasimet dhe sfidat e saj. U uroj sukses të gjithë gjahtarëve. Le të jemi të përgjegjshëm dhe të respektojmë ligjet e vendit, të mos ketë shkelje gjatë gjuajtjes. U uroj gjahtarëve bullgarë për të mbajtur në zemrat e tyre dashurinë ndaj natyrës, le të punojmë për ruajtjen e pasurisë së kafshëve, sepse ajo është trashëguar nga stërgjyshërit tanë dhe tashmë 118 vjet organizata kombëtare ndjek shembullin e tyre, duke bërë çmos për ruajtjen e kësaj pasurie.”

Снимка
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES dhe wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD