Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhivka Shopova – “Të shkruaj tekst për melodi të gatshme është puna ime më e preferuar”

БНР Новини
Zhivka Shopova dhe Konstantin Cekov
Foto: arkiv personal

Zhivka Shopova është poete, autore e teksteve për muzikë pop dhe xhaz, të cilat i krijon në bazë të melodive të gatshme dhe është një nga më të mirët në këtë fushë. Punon me kompozitorë të ndryshëm dhe më shpesh – me bashkëshortin e saj – Konstantin Cekov nga grupi i njohur FSB.

Zhivka Shopova ka disa përmbledhje vargjesh. Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare ruhen shumë incizime me radio pjesë për fëmijë me zërin e saj. Ajo ishte pjesë e quintetit “Këndoni me ne”, të krijuar dhe të udhëhequr nga babi i saj Mihaill Shopov – një kompozitor i dalluar i këngëve për fëmijë. Zhivka mendon se gjithçka që ka bërë në fëmijëri në lidhje me muzikën i ka ndihmuar shumë pastaj për krijimin e teksteve.

A ka ajo ndonjë tekst më të parapëlqyer?

“Zakonisht më pëlqen më shumë teksti i fundit që kam shkruar, mirëpo ai shpejt  mbetet pas shpinës sime. Gjithmonë shikoj nga gjëja që është para meje, kështu është më interesante. Më pëlqejnë aventurat, nuk qëndroj në një vend gjatë. Vazhdimisht ka ide të reja, të cilat i plotësoj me ndihmën e shumë njerëzve rreth meje. Me kalimin e kohës kuptova diçka – më e rëndësishmja është që njeriu të punojë me një ekip të besueshëm, me të cilin ka pikëpamje të afërta artistike. Nuk më pëlqen negativizmi që e ka pushtuar botën. Parapëlqej optimizmin. Jam falënderuese për këtë se që nga fëmijëria ndodhem në një ambient artistik. Njeriu duhet të krenohet me familjen e vet. S’ka gjë më të rëndësishme, pavarësisht se cila janë profesionet e prindërve. Unë në të vërtetë krenohem me babin tim. Kjo është gjëja që ka një ndikim më të fortë mbi formimin e personalitetit tim. Nuk dua të them se në se nuk ke rritur në një ambient të tillë, në se nuk ke familje artistike nuk ke mundësi për suksese në sferën shpirtërore. Unë flas vetëm për mua, për bazën time të fortë që e kamë akoma nga fëmijëria, e cila më dha shumë mundësi. Më pëlqen shumë çasti kur një kompozitor vjen tek unë me një melodi të gatshme dhe unë duhet ta shkruaj tekstin për të. Unë punoj me shumë krijues, mirëpo në shumicën e rasteve kjo ndodh midis meje dhe bashkëshortit tim – Konstantin. Ka shumë hollësira profesionale, të cilat i kam parasysh kur shkruaj tekst për ndonjë këngë. Nuk është e lehtë, mirëpo procesi i krijimit më pëlqen shumë.

Gjithmonë kur vij në Radion Kmbëtare Bullgare jam e lumtur – vazhdoi Zhivka Shopova. Tërë fëmijëria ime është lidhur me të. Në fillimin e të 60-ave shpallën një konkurs për pjesëmarrës në radio teatrin për fëmijë. Më pranuan. Ndoshta akoma ruhen ato xhevahire të vërteta të dramaturgjisë për fëmijë, të cilat i incizuam çdo ditë në vazhdim të viteve të shumta. Me grupin “Këndoni me ne” gjithashtu incizuam në Radio. Ishim 5 vajza, të cilat kënduam në pesë zëra, kam shumë kujtime ë mrekullueshme. Ky ishte grupi i parë në Bullgari për këngë zbavitëse për fëmijët. Krijuam këngë të cilët dëgjohen edhe sot. Gjithçka, të cilën e kam bërë gjatë fëmijërisë më ndihmon në punë. Kryesisht për krijimin e teksteve. Zakonisht përdor gjendjen time shpirtërore të çastit apo ndonjë joshje kalimtare. Deri tani nuk më ka ndodhur që ndonjë kompozitor të më japë udhëzime për përmbajtjen e vjershave. Zakonisht më thuajnë: “I bëj vjershat kështu, siç i ndien”. Më kujtohet se kur shkrova tekstin e këngës “Tjerti” (një nga hitet e këngëtarit të muzikës xhaz Vasill Petrov) bashkëshorti im ishte për një turne dhe ndoshta më ka munguar shumë. Kështu lindi historia për “tjetrin” – “unë jam tjetri, nuk ndihem i vetëm, me ty plotësoj të gjitha ditët e mia...”

Zhivka Shopova ka shkruar dhjetëra tekste për këngë fëmijësh. Ato janë të njohur në interpretim të këngëtarëve të vegjël të formacionit “Bon Bon”. Një nga këngët, të cilat i pëlqejnë më shumë është “Delja” me muzikën e kompozitorit Boris Çakërov. “Më quajnë dele, qenkam e paedukuar... E shquara jam me fillin e leshit...” – thuhet në të.

Dhjetëra janë tekstet e saj të paharrueshme, shumë të preferuara nga publiku bullgar. I urojmë sukses në krijimin e vargjeve të reja të mrekullueshme!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..

botuar më 24-04-02 8.10.PD

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD