Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atanas Tasev – kozmopolitizmi i talentit

БНР Новини

Një ekspozitë e njërit prej piktorëve më të talentuar dhe kozmopolit bullgar – Atanas Tasev, u rregullua në galerinë e kryeqytetit “Njuans”. Kjo është mezi ekspozita e tij e tretë në Bullgari. E para u rregullua në vitin e largët 1920, kur piktori u pranua në Akademinë e Arteve Figurative në Sofje. Pikërisht ajo u bë shkak që ai të përjashtohet nga akademia, sepse sipas rregullores së kësaj shkolle të lartë studentët nuk e kishin të drejtën të prezantojnë veprat e tyre. Kështu Atanas Tasevi shkoi të mësojë në Pragë, ku mori bursë për studentë të huaj. Mbaroi Akademinë e Arteve Figurative të Çekisë dhe mbeti për një kohë në kryeqytetin çek. Aty ai punonte si piktor me praktikë të lirë.

“Autoportret”Të famshme janë arritjet e tij në gjininë e portretizimit. Në Çeki ai pikturoi figura të njohura të lidhura kryesisht me kulturën evropiane. Ndër personalitetet, portretet e të cilëve krijoi janë mbreti Boris III, kryeministri Andrej Ljapçev dhe bashkëshortja e tij, intelektuali i njohur profesor Aleskandër Ballabanov dhe bashkëshortja e tij, shkrimtari Elin Pelin, këngëtari operistik Petër Rajçev... Portrete të veta i porositën politiku i dëgjuar britanik sër Eduard Bojill, i njohur si mik i madh i Bullgarisë, diplomatë dhe personalitete të njohura në sferën e kulturës...

Bisedojmë me njërin prej trashëgimtarëve të piktorit Atanas Tasev – Krasimir. Përveç në Çeki dhe Bullgari, krijuesi pikturoi edhe në shtete të tjera evropiane, si dhe në SHBA-në. Në një letër të tij nga viti 1974, Atanas Tasevi tregon se si e krijoi portretin e piktorit të madh çek Alfons Maria Muha.

“Përsa i përket portretit të krijuar për piktorin profesor Muha, mund të them se ai ishte modeli im më i mirë. Ai qëndronte vazhdimisht në një pozë, pa të bëjë asnjë lëvizje duke mbajtur shprehjen e tij të përhershme – citon nipi letrën e krijuesit. – E pikturova portretin në atelienë me dritë të mrekullueshme dhe e përfundova për tri seanca me nga dy orë. Kur e pe, ai çuditi. Ai më tha: piktorë të mëdhenj më kanë bërë portretin tim, por asnjeri prej tyre nuk arriti të më rikrijojë me një mjeshtri të tillë, siç e ke bërë ti. Portreti u bë i famshëm, por Muha doli pak i pandershëm, sepse nuk më pagoi asgjë, të paktën të më ishte dhuruar një tablo të tij për kujtim. Mirëpo, senatori Façeh shikoi portretin dhe deshi që të pikturojë edhe portretin e tij. Pas kësaj me këshillë të tij erdhën edhe persona të tjera, të cilët kërkuan nga unë të krijojë portretet e tyre.”

СнимкаNë Londër piktori Atanas Tasev krijoi portretin e ministrit të plotfuqishëm çek Masarik, bir i presidentit çek. Në Varshavë krijoi portretin e ambasadorit francez...

Në vitin 1947 piktori shkoi në Stokholm, ku gjeti admirues dhe zbuloi mundësi të zhvillojë talentin e tij. Pak pas kësaj bëri hap drejt Amerikës, ku mbeti pothuajse 15 vjet. Është kureshtare, që në galerinë prestigjioze të Uashingtonit “Korkoran” paraqiti një ekspozitë, pa shitur veprat e tij. Kjo i bëri përshtypje të fortë publikut.

“Në fakt në SHBA-në Atanas Tasevi krijoi më se 200 portrete me porosi. Sipas tij njeri prej portreteve në atë kohë kushtonte nga 1000, deri në 2000 dollarë. Ndërsa ato ishin shuma mjaftë të larta. Pikturoi portrete të familjes Rokfeler, por për fat të keq ne nuk kemi edhe fotografi prej tyre.”

Pas kësaj piktori zgjodhi të jetojë në Mallaga të Spanjës. Ndërsa në një etapë më të vonshme u kthye në mëmëdheun Bullgarinë. U nda nga jeta në vitin 1991.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD