Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëzuan çmimin e parë kombëtar “Akademik Marin Goleminov”

Dirigjenti prof. Pllamen Xhurov mori dallimin e lartë në emër të Ansamblit të Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti”.
Foto: Allbena Bezovska

Mbajtësi i parë i çmimit për kontribut në kulturën bullgare gjatë sezonit të kaluar, u bë Ansambli i Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti” me dirigjent Pllamen Xhurov. Ceremonia e dekorimit u mbajt në Kjustendill – qytetin e lindjes së kompozitorit bullgar Marin Goleminov. Në Galerinë e Arteve Figurative “Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri”, ku ishte ceremonia Ansambli dha një koncert. Krahas çmimit të madh me emrin e kompozitorit Marin Goleminov u caktua edhe dallimi shoqërues “Kuarteti i Artë”. Këtë çmim e mori “Kvarto kvartet”.

Sivjet mbushen 108 vjet nga lindja e kompozitorit të madh bullgar Marin Goleminov. Ai lindi më 28 shtator të vitit 1908 dhe u nda nga jeta në vitin 2000. Ideja për këtë çmim i përket mbesës së kompozitorit Lili Goleminova, kolege në Radion Kombëtare Bullgare. Prej saj mësojmë hollësi për punën e jurisë, të përbërë nga kompozitorë dhe kritikë muzikorë bullgarë.

“Pas një diskutimi të gjithë ishin unanim, se pikërisht Ansambli i Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti” duhet të marrë çmimin. Të gjithë pjesëmarrësit në juri ishin unanim për sukseset e tyre. Pak parase të vdesë kur ishte në Portugali gjyshi kompozoi një vepër për orkestrën me tela dhe për kor femrash, premierën e së cilës para pak kohe e realizoi pikërisht ky ansambël. Krahas kësaj kjo orkestër në kuadrin e programit gjatë këtij sezoni përfshiu shumë vepra të pa ekzekutuara të gjyshit. Të mos harrojmë edhe faktin, se vitet e para pas formimit të ansamblit, Marin Goleminovi ishte dirigjent i tij. Profesori Pllamen Xhurov ishte nxënës i kompozimit të gjyshit. Shoqata “Marin Goleminov” që u krijua në Kjustendill pas vdekjes së kompozitorit, organizoi tërë ceremoninë. Çmimet në të holla u siguruan nga bashkia dhe nga një firmë vendore. Ideja është, që dallimi të jepet çdo vit.”

Për dekoratën e lartë profesori Pllamen Xhurov rrëfen: “Të bëhesh mbajtës i Çmimit të parë kombëtar “Marin Goelinov” padyshim është një fakt, që mbahet mend tërë jetën. Kaluan shumë vite, që kur disa herë në javë takohesha me profesorin Goleminov. Mirëpo, akoma nuk mund të them, çfarë kishte rëndësi më të madhe për mua – këshillat konkrete profesionale ose prania e tij. Ai nuk fliste shumë. Shpesh herë shfrytëzonte sentenca, mendime të tij të shkurtra ose proverba bullgare. E gjithë kjo ngulte në ndërgjegjen time dhe papritmas fillova t’i bëjë vetes pyetje. Më mungojnë ato sentenca të tij. Edhe më sot vazhdoj të zbulojë muzikën e tij, aftësinë e tij të përqendrojë idenë e kompozimit në një formulë muzikore...”

Ndër miqtë zyrtarë të ceremonisë ishte edhe profesoresha Natasha Japova nga Akademia Kombëtare Muzikore. Ajo është një shkencëtare e respektuar dhe pedagoge e historisë së muzikës. Për kompozitorin ajo rrëfen:

“Marin Goleminovi është ajo figurë e relievtë në muzikën bullgare, e cila afirmoi gjininë e muzikës së dhomës nëpërmjet mënyrës së mendimit të tij muzikor. Do të kujtoj, se ky tip i muzikës është muzikë për vet tingullin, muzikë për dëgjim dhe kompozim. Ajo vjen nga tradita të ekzekutohet në dhomën e pallatit për muzikë, ku aristokratët mblidheshin, që të komunikonin nëpërmjet këtij arti. Tek ne tradita të tilla nuk kishte. Vetëm gjashtë dekada pasi Bullgarisë u bë një shtet i pavarur dhe hodhi themelet e kulturës së vet, Marin Goleminovi afirmoi gjininë e muzikës së dhomës nëpërmjet krijimtarisë së tij.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD