Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja – mbrojtëse e traditave

БНР Новини

“Bota e mrekullueshme e trakes” është ekspozita, me të cilën Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv u përfshi në Festat e Vjeshtës të Arteve në qytet. Organizatorët prezantojnë besime dhe zakone karakteristike, mënyrën e jetesës dhe kulturën e grave nga Trakia. Pikërisht ajo gjithnjë ndiqte, ruante dhe transferonte traditat, kujdesej për shtëpinë, fëmijët, harmoninë familjare. Grozdalina Georgieva nga Muzeu Regjional Etnografik sjell më shumë hollësi për ekspozitën në fjalë:

Paraqesim gruan në të gjitha aspektet. Që nga lindja përmes vajzërisë me të gjitha zakonet karakteristike, pas kësaj fejesës dhe dasmës, të cilat janë momentet më të rëndësishme për çdo çupe. Pas kësaj ajo hyn në rolin e nënës dhe të gruas-gjyshe. Ekspozita prezanton të gjitha ciklet jetike të gruas. Kështu përveç ditës së përditshme të gruas, e cila është shtylla e familjes, zbulohet edhe forca e saj magjike. Gruaja-gjyshe pranohet jo vetëm si gruaja, e cila ndihmon, ajo është shëruese, dhe mami. Ka festa speciale i kushtuara atyre, si dhe për nënën e cila kujdeset për tërë shtëpinë. Të gjitha eksponatet shoqërohen edhe me shkrime plotë legjenda të ruajtura përmes shekujve. Gruaja është mbrojtëse e traditave. Të gjitha eksponatet e paraqitura në ekspozitë janë pronë të muzeut.

Снимка

Çfarë tipa të veshjeve të grave janë të paraqitura shpjegon zonja Grozdalina Georgieva:

Aty prezantohen fustane pa mënga dhe saja të zbukuruara me gajtanë. Zakonisht saja mbahet mbi një këmishë me mëngë të gjata. Nga të dyja anët e lumit Marica dominojnë dy tipat veshje. Këtu veshjet e grave janë krejt të ndryshme, gjë që është një traditë e ruajtur përmes shekujve, megjithëqë kufiri është një lumë.

Me fustane të ndryshme, përparëse, shami tradicionale kishin mundësi të vishen vizitueset dhe të fotografohen në kuadrin e “Natës së Galerive dhe Muzeve” në qytet. Kështu ato të paktën për një çast përfytyruan një botë patriarkale, ku përveç funksioneve familjare dhe sociale, gruaja kishte edhe detyrime të zbatojë ritet e ndryshme dhe të respektojë rregullat e vendosura prej shekujsh.

Снимка

Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv është i dyti për nga madhësia tek ne, specializuar në këtë fushë. Ai u themelua në vitin 1917. Nga viti 1938 ndodhet në Shtëpinë e Kujumxhievit, e cila është monument i kulturës me rëndësi kombëtare. Përveç ekspozitës së përhershme që mund të shihet nga miqtë e qytetit, muzeu është edhe bashkorganizator dhe mikpritës i festivaleve të ndryshme folklorike, të muzikës së dhomës dhe të asaj moderne. Pas ekspozitës i kushtuar gruas – nënë, gjyshe, amvise, nuse muzeu do të rregullojë një ekspozitë tjetër “Qëndisja – pasuria e krijuar nga bullgarja”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD