Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Antihipokrisill” – ilaç kundër mediokritetit dhe gjendjes së keqe shpirtërore

Foto: arkiv personal

Projekti i ri, i cili ka mbledhur kompozicionet prej autori të saksofonistit Vlladimir Kërparov do të prezantohet më 17 nëntor, në Sofia Live Club. Kjo është premiera bullgare e “Antihipokrisill”. Albumi, i nxjerrë me markën Unit Records, është në tregun muzikor prej rreth një jave. Në disk Vlladimiri ekzekuton në tenor, sopran dhe alt saksofon, bashkë me pianistin Konstantin Kostov, Skot Uajt – në kontrabas dhe bas kitarë dhe Dimitris Kristides – në bateri. Titulli vjen nga kënga me të njëjtin titull, e cila është e para në koleksion. Është menduar kështu, që të mund të tingëllojë si një emër ilaçi. Kurse në kopertinë do të shikoni dhe kutinë e këtij “medikamenti” i cili padyshim që ndihmon kundër mediokritetit, mërzitjes dhe gjendjes së keqe shpirtërore. Formacioni për dy koncertet e ardhshme është në një format krejtësisht bullgar – emrat e huaj janë të zëvendësuar me ekzekutuesin në kontrabas Radosllav Sllavçev dhe pianisti Vasill Spasov.

Për albumin e vet të ri muzikanti i njohur tregon: “Njerëzit, të cilët e njohin muzikën time e dinë se mundohem të afroj këto dy botë – xhazin dhe folklorin bullgar. E bëj në bazë të intuitës dhe një bindje të brendshme, por kjo në asnjë rast nuk është një qëllim vetjak. “Antihipokrisill” po e vazhdon këtë vijë. Pjesa më e madhe e melodive në kompozicionet e reja janë të miat. Janë të gërshetuar me xhaz harmoni, ka dhe momente të shumta poli ritmike. Ftova për disa nga këngët muzikantë të njohur bullgarë, të cilët i vlerësoj shumë si Nedjallko Nedjellkov – fyell, Stojan Jankullov-Stunxhi – bateri, Petër Rallçev – akordeon. Këngëtari Neno Iliev interpretoi shkëlqyeshëm “Më mëso nënë, më detyro” – një këngë maqedonase në një aranzhim të bërë prej meje. Rhythm-a-ning është mbi një kompozicion të Teloniës Monkut, kurse e përcaktoj si “një ngacmim në ritmikën 13/8.

Prej vitesh Vlladimir jeton në Gjermani dhe punon në drejtime të ndryshme. Përveç të “Vlladimir Kërparov kuartet” me të cilin janë realizuar incizimet në albumin e ri, ai është lider i kuartetit për saksofon “Forkolor” dhe pjesëmarrës në një sërë formacionesh të tjera. Cilat janë projektet më interesante nga muajt e fundit?

Një super projekt, të cilin e prezantuam kohët e fundit në koncert, është me trio, bashkë me kitaristin Uve Kropinski dhe Suzane Paul në violonçel. Një muzikë shumë interesante. Bashkë ekzekutojmë prej tri vjetësh, kemi dhe një disk të botuar, tani po përgatisim të dytin. Kam një dëshirë të madhe të incizojmë një album me Antoni Donçevin e shkëlqyer – një xhaz pianist, me të cilin nganjëherë ekzekutojmë në dyshe. Me të kemi dhe trio me Georg Brajnshmid – basist austriak. Ekzekutoj shumë me grupe të ndryshme ballkanike, të bazuar në Berlin. Po vazhdoj të mësohem të ekzekutoj këtë muzikë. Në fillim të vitit fillova Ballkan Spirit Ensemble – një projekt të ri, në të cilin marrin pjesë muzikantë prej kombësive të ndryshme. Mes tyre është dhe këngëtarja Katja Tasheva – krejtësisht e panjohur në Bullgari, por me mundësi shumë të mëdha të zërit. Dhe me ta po përgatisim një disk, sepse me kalimin e kohës u grumbulluan mjaft aranzhime të mia të këngëve nga pothuajse të gjitha vendet ballkanike. Ideja është të tregojmë këto melodi të shkëlqyera në një mënyrë me të vërtetë moderne. Do të tregoja dhe një ide tjetër të cilën e kam, dhe e cila është në rrugë të realizohet. Bashkë me Vlladimir Kërparovin kuartet, Nedjallko Nedjallkovin –fyell dhe Kris Potërin –saksofonist të njohur, do të prezantojmë muzikën time. Diçka si “Perëndimi takon Lindjen”. Supozoj se pjesëmarrja ime si interpretues do të jetë fare e vogël, por do të dëgjoj kolegët e mi me kënaqësi dhe gëzim, sepse prej kohe ëndërroj të prezantoj me koncerte dhe incizime këtë projekt. Të dy solistët më kanë frymëzuar vite të tëra me radhë, dua që t’i takoj përmes muzikës time. Shpresoj ta prezantojmë edhe në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD