Projekti i ri, i cili ka mbledhur kompozicionet prej autori të saksofonistit Vlladimir Kërparov do të prezantohet më 17 nëntor, në Sofia Live Club. Kjo është premiera bullgare e “Antihipokrisill”. Albumi, i nxjerrë me markën Unit Records, është në tregun muzikor prej rreth një jave. Në disk Vlladimiri ekzekuton në tenor, sopran dhe alt saksofon, bashkë me pianistin Konstantin Kostov, Skot Uajt – në kontrabas dhe bas kitarë dhe Dimitris Kristides – në bateri. Titulli vjen nga kënga me të njëjtin titull, e cila është e para në koleksion. Është menduar kështu, që të mund të tingëllojë si një emër ilaçi. Kurse në kopertinë do të shikoni dhe kutinë e këtij “medikamenti” i cili padyshim që ndihmon kundër mediokritetit, mërzitjes dhe gjendjes së keqe shpirtërore. Formacioni për dy koncertet e ardhshme është në një format krejtësisht bullgar – emrat e huaj janë të zëvendësuar me ekzekutuesin në kontrabas Radosllav Sllavçev dhe pianisti Vasill Spasov.
Prej vitesh Vlladimir jeton në Gjermani dhe punon në drejtime të ndryshme. Përveç të “Vlladimir Kërparov kuartet” me të cilin janë realizuar incizimet në albumin e ri, ai është lider i kuartetit për saksofon “Forkolor” dhe pjesëmarrës në një sërë formacionesh të tjera. Cilat janë projektet më interesante nga muajt e fundit?
“Një super projekt, të cilin e prezantuam kohët e fundit në koncert, është me trio, bashkë me kitaristin Uve Kropinski dhe Suzane Paul në violonçel. Një muzikë shumë interesante. Bashkë ekzekutojmë prej tri vjetësh, kemi dhe një disk të botuar, tani po përgatisim të dytin. Kam një dëshirë të madhe të incizojmë një album me Antoni Donçevin e shkëlqyer – një xhaz pianist, me të cilin nganjëherë ekzekutojmë në dyshe. Me të kemi dhe trio me Georg Brajnshmid – basist austriak. Ekzekutoj shumë me grupe të ndryshme ballkanike, të bazuar në Berlin. Po vazhdoj të mësohem të ekzekutoj këtë muzikë. Në fillim të vitit fillova Ballkan Spirit Ensemble – një projekt të ri, në të cilin marrin pjesë muzikantë prej kombësive të ndryshme. Mes tyre është dhe këngëtarja Katja Tasheva – krejtësisht e panjohur në Bullgari, por me mundësi shumë të mëdha të zërit. Dhe me ta po përgatisim një disk, sepse me kalimin e kohës u grumbulluan mjaft aranzhime të mia të këngëve nga pothuajse të gjitha vendet ballkanike. Ideja është të tregojmë këto melodi të shkëlqyera në një mënyrë me të vërtetë moderne. Do të tregoja dhe një ide tjetër të cilën e kam, dhe e cila është në rrugë të realizohet. Bashkë me Vlladimir Kërparovin kuartet, Nedjallko Nedjallkovin –fyell dhe Kris Potërin –saksofonist të njohur, do të prezantojmë muzikën time. Diçka si “Perëndimi takon Lindjen”. Supozoj se pjesëmarrja ime si interpretues do të jetë fare e vogël, por do të dëgjoj kolegët e mi me kënaqësi dhe gëzim, sepse prej kohe ëndërroj të prezantoj me koncerte dhe incizime këtë projekt. Të dy solistët më kanë frymëzuar vite të tëra me radhë, dua që t’i takoj përmes muzikës time. Shpresoj ta prezantojmë edhe në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..