Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një kohë e përshpejtuar” – ekspozitë me krijime të mjeshtërve të njohur nga koleksioni artistik i MPB-së

БНР Новини
3
“Aksident II”, piktor Petër Brajkov

Në sallën e ekspozitës të Muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme u hap një ekspozitë me grafika dhe plastikë të vogël prej mjeshtërve bullgarë, të cilët kanë krijuar gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar. Titulli “Koha e përshpejtuar” të një krijimi nga Hristo Stajkovi është zgjedhur si një moto të ekspozitës, me qenë se pjesa më e madhe e krijimeve pasqyrojnë ditët e tendosura të përditshme të nëpunësit të zakonshëm në polici. Ministria e Punëve të Brendshme zotëron 560 krijime të mjeshtërve të njohur, të mbledhur dhe të ruajtur gjatë viteve në koleksionin “Krijime Artistike”. Shumë prej tyre tregohen përpara publikut për herë të parë.

Ekspozita, përveç një vlere të padiskutueshme artistike, ka dhe një vlerë historike, sepse gjërat janë tematike, konkretisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për shoqërinë e piktorëve tani, ekspozita tonë jep mundësi të mund të takohen në mungesë të personave të takohen me mësuesit e vet dhe pasardhës” – fjalët janë të kritikut artistik Petër Stankov, shef i Muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe akoma:

Shfaqja e parë e tillë është akoma gjatë vitit 1975. Atëherë angazhohen mjeshtrit më të mëdhenj të satirës në fushën e artit figurativ. Bëhet ekspozitë me temë “Karikatura në luftën me shfaqjet kundra shoqërore”. Përfshihen emrat më të mëdhenj nga dega, mes të cilëve janë Boris Dimovski, Donjo Donev, Shmajzer, Karandash dhe një plejadë e tërë prej grafikëve bullgarë. Një nga idetë është të angazhohen krijues të njohur bullgarë me problematikën e ditëve të përditshme të nëpunësve të Ministrisë. Ekspozita e tanishme “Koha e përshpejtuar” është e krijuar me një dëshirë të madhe nga ana jonë, krijimet, të cilat i ruajmë në fond me krijime artistike, duhet të shikojnë publikun e vet. Interesant është fakti se ata e takojnë tani, më shumë se 30 vjet pas krijimit. Janë pikturuar gjatë shekullit të kaluar me një iniciativë të përbashkët midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Diçka shumë e mirë, që ka qenë praktikë atëherë.

“Zjarrfikës”, autor Marija GergovaNë ekspozitë ka dhe disa fotografi, por tek to krijuesi thyen realitetin përmes ndjenjës së vet për botën dhe krijon një realitet të ri me një mesazh dhe ide prej autori” – thotë akoma kritiku i artit. Sipas fjalëve të tij, ky është kuptimi i krijimtarisë, ai përveç se na ndikon në mënyrë emocionale, na detyron dhe të mendohemi. “Përmes tij drejtojmë pyetje për këtë se cilët jemi, ku jemi, sa më të ndryshëm jemi sa më parë. Problemet dhe vlerat, të cilat i prek arti – si familja, dashuria, dinjiteti, morali, të gjitha këto tema janë vënë në të gjitha epokat, por tingëllojnë në mënyrë aktuale dhe tani”, tregon Petër Stankov dhe vazhdon:

Krijimet janë me një temë të përcaktuar, që është gjë e vështirë dhe sfidë për çdo një piktor. Por autorët dalin se janë me një imagjinatë mjaft të zhvilluar duke e vënë aksentin nganjëherë mbi nuancat në ditët e përditshme të nëpunësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe në një farë mënyre të vet rikrijojnë ditën e përditshme të policit rrugor, të zjarrfikësit, të kriminalistit, të hetuesit. Mes autorëve në fushën e grafikës janë Katja Kostova, Rumen Skorçev, Hristo Stajkov, litografitë e Hristo Nejkovit, Petër Çuklev me anën e vet përrallore dhe shumë ilustrime në pikturat. Më ekstravagant është stili i brezit më të ri të piktorëve, mes të cilëve janë Deçko Todorov, Jordan Parushev. Punimet e tyre janë realiste, por janë të thyera përmes stilit dhe qëndrimit të autorit. Kemi dhe piktura dhe të mjeshtërve të mëdhenj Stojan Venev, Ilija Petrov, Nikolla Tanev. Disa prej tyre janë nga vitet 40 të shekullit të kaluar. Në fushën e plastikës së vogël kemi eksponuar krijime të Dimitër Ostoiçit me portretin e tij të një roje kufiri të vrarë. “Përleshja” e Gjeorgji Radullovit është një punë pak më e spastruar dhe stilizuar. “Zjarrfikësit” janë të formuar prej gipsi. Që të gjithë këta mjeshtër të grafikës dhe të plastikës kanë pasur nxënës të vet dhe pasardhës. Ndaj tyre drejtojmë ftesë të vizitojnë ekspozitën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD