Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadezhda Danabasheva krijon strategji skuadrash si menaxhere e një kompanie për lojëra kompjuterike në Bullgari

БНР Новини

Nadezhda Danabasheva gjithmonë ka qenë shumë e pasionuar pas lojërave kompjuterike. Ka diplomë në fushën e turizmit, por hobi e saj mbizotëron dhe rastësisht apo jo, ajo punon në biznesin serioz me një softuer dëfryes. Aktualisht është menaxhere e një kompanie krejtësisht bullgare, e cila krijon lojëra kompjuterike si për tregun vendas ashtu dhe për gem tregun botëror. Nadja jo thjesht drejton një ekip të tërë, i cili ka përpunuar lojën Ragewar, e cila shumë shpejt grumbullon popullaritet mes lojtarëve, ajo vet merr pjesë si një dizajnere kreative në produktin e përgjithshëm.

Gjatë 15 vjetëve të kaluara ajo mori pjesë në krijimin e lojës së parë, të bërë në Bullgari – Bulfleet, dhe po kështu dhe në projektin ndërkombëtar “Hanovete”. Ajo është dhe autore e njërës prej lojërave më të njohura për vajza në Bullgari – Ladypopular. Aktualisht i është përkushtuar krejtësisht lojës krejtësisht më të re Ragewar dhe thotë se ajo është një sfidë e madhe, sepse do të jetë krosplatformë, që do të thotë se, loja do të jetë e pranishme për të gjitha pajisjet mobile, pavarësisht nëse janë tablete, telefona, kompjuter shfletues nën sistemeve të ndryshme operative e kështu me radhë.

Dhe akoma për botën e lojërave dhe për njerëzit të cilët i krijojnë Nadezhda Danabasheva tregon:

Ne punojmë pak më shumë se dy vjet, me qenë se ekipi i cili e krijon, kishte dëshirë të bëjë një lojë-strategji, e cila t’u lejojë përdoruesve të luajnë në sesione të vogla të shkurtra, pa penguar kjo ndjenjën dhe përjetimin e tyre në lojë. Përse strategji? Secili prej nesh është një adhurues i strategjive, akoma kur fillohet nga Age of Empire, “Qytetërimet” ky është pasioni ynë Veçmas një pjesë e madhe nga ekipi kishte përvojë rreth krijimit të lojës “Hanovete”, ata po kështu janë lojë, e cila është në treg prej 8-9 vjetëve. Ajo na dha mundësi të dalim në tregun ndërkombëtar. Qe dhe mbeti shumë e njohur dhe e kërkuar. Dija jonë është bazë në strategji, prandaj vendosëm se kjo është diçka, të cilën mund ta bëjmë më mirë. Synimi ynë qe të krijojmë lojë, e cila para së gjithësh të na pëlqejë neve dhe ne të dëfrejmë me të. Vlerësimi deri tani nga lojtarët është se kemi pasur sukses. Përpara ditëve prezantuam Ragewar për herë të parë në një treg të huaj në Poloni dhe shpresojmë që aty loja të pëlqehet të paktën kaq, sa dhe në Bullgari. Në përpunimin e saj kanë marrë pjesë shumë njerëz nga kompani të ndryshme bullgare. Zgjodhëm më të mirët mes programuesve, inxhinierëve e zërit, dizajnërëve e kështu me radhë. Njerëzit punuan me të vërtetë me pasion dhe me një respekt të madh ndaj projektit tonë të përbashkët.

Një forcë lëvizëse në botën e konkurrencës, synimi i natyrshëm njerëzor të jesh më i mirë nga të tjerët. Nuk ka sesi të tregosh se je më i miri, në qoftë se nuk ka garë. Ky është roli i lojërave kompjuterike, të japin një fushë për t’u shfaqur njerëzit, të cilët duan të dëshmojnë mjeshtëritë e tyre në një betejë të denjë me kundërshtarë virtualë. Një fushë e pafund për garë dhe konkurrencë kanë krijuar dizajnerët e lojërave kompjuterike. Synimi i tyre është të befasojnë me produkte më interesante dhe të përsosura përdoruesit e vet më kërkimtarë. Betejat e vërteta tanimë nuk janë fokusi bazë në lojë, ato vetëm shërbejnë për sfond, mbi të cilin veprojnë lojtarët.

Më shumë mbështetemi tek fakti se njerëzit të cilët luajnë krijojnë një bashkësi, në të cilën ndërtojnë strategji dhe duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, që të mund të arrijnë qëllimet – thotë Nadezhda Danabasheva. – Unë nuk jam nga ai tip lojtarësh, të cilët i përballojnë mirë lojërat me qitje, të cilat janë të shpejta, të cilat kërkojnë një reagim të rrufeshëm. Në këto lojëra unë jam shumë e dobët. Prandaj pëlqej lojëra me strategji, sepse aty duhet të mendohesh më shumë, të ndërtosh, të shikosh se çfarë do të ngjajë disa hapa përpara, përpara se të zhvillohet aksion me kundërshtarin. Më pëlqejnë po kështu dhe lojërat me enigma të ndryshme, aty ku duhet të lëvizësh trurin, të shikosh në një mënyrë pak më të ndryshme mbi sistemin e lojës. Dhe sot e kësaj dite mes lojërave të mia të dashura janë The Neverhood, Syberya, gjëra të cilat për mua janë më tepër një sfidë për mendjen, sesa reflekset ose reagimi i shpejt. Akoma pavarësisht nga ditët e përshpejtuara të zakonshme, gjej dhe pak kohë për lojë. Dhe tani  jam një adhuruese e lojës aksion kompjuterike RPG Diablo. Kjo është një lojë, së cilës i kam kushtuar një kohë mjaft të gjatë dhe sot kësaj dite gjej mënyrë të paktën për gjysmë orë të hyjë në lojë, të takohem aty me shokë dhe të bëjmë ndonjë ndeshje tjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD