Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Urdhëro, ari misër, për ne – jetë dhe shëndet!

Dita e Shën Adreas

БНР Новини

Për popullin Dita e Shën Adreas, është pjesë e festave të lidhura me pjellorinë gjatë stinës së ardhshme bujqësore. Kjo ditë e njohur në folklorin bullgar edhe si Andreevden, Andrejuvden, Andreja, Drejovden ka të bëjë jo vetëm me mbrojtjen e rendimenteve, por edhe të njerëzve. Me popullaritet më të madh është riti në të cilin misëri i zier hidhet sipër duke namatisur urime. Kjo ditë shënohet gjithnjë më 30 nëntor, pra dita e caktuar nga Kisha Ortodokse Bullgare për nderë të apostullit të shenjtë Andrea i Parëthirruri.

Andrea, i cili që nga vogëlia kërkonte Zotin ishte nxënës i Joan Paraardhësit. Një ditë ai qëndronte pranë lumit Jordan, kur mësuesi i tij i tregoi Krishtit dhe i tha: “Ja, Qengji i Perëndisë!” Andrea e ndoqi Krishtin tërë ditën. Ai ishte i pari, i cili u thirr të niste pas Shpëtimtarit. Që këtu vjen edhe i Parëthirruri. Andrea dhe vëllai i tij Petër ishin peshkatarë. Pas takimit me Krishtin, ata filluan të ndjekin kudo dhe bashkë me apostujt e tjerë u bënë dëshmitarë të mrekullive të kryera nga Krishti, të vdekjes dhe të ringjalljes së tij.

Figura e apostullit Andrea ka karakteristika krejt të ndryshme në përfytyrimet popullore në krahasim me tekstet klerikë. Mirëpo, zbulohen disa përngjashmëri me faktet e jetëshkrimit të tij. Për shembull, në rajonin e bregdetit jugor ai respektohet krahas Shën Nikollës si mbrojtës i stuhive dhe i furtunave detare. Ndoshta për arsye se ishte peshkatar. Në Bullgarinë Jugperëndimore tregojnë, se Shën Andrea është baba i Shën Nikollës. Sipas besimeve popullore që nga Dita e Shën Andreas e këtej dita fillon të zmadhohet me nga një kokërr meli.

Edhe më sot respektohet tradita që Ditën e Shën Andreas të zihet misër, grurë, mel, fasule, bizele, elb, thjerrëz. Është tepër interesante se valohet misër, i cili u transferua në Evropë mezi në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI. Mirëpo, kjo për arsye se ajo është ndër kulturat më të përhapura në Bullgari. Me kalimin e viteve ai zëvendësoi melin si ushqim i njerëzve dhe i kafshëve shtëpiake. Dhe një fakt tjetër interesant. Sipas etnografit Dimitër Marinov, buka e misrit nuk temjaniset dhe nuk mbahet në kishë.

Mbrëmjen para festës gratë ngjyenin misërinë në ujë. Herët në mëngjes ato e zinin në një enë të re bashkë me disa kokrra të të gjitha drithërave dhe çdo gjë që mbillet në fushë dhe në kopsht. Kur kjo gatesë zihej atëherë të gjithë nga familja hidheshin nga disa kokrra sipër duke namatisur për bereqet të bollshëm dhe që të mbjellat të rriteshin aq të larta sa janë hedhur kokrrat e ziera. Zmadhimi i kokrrave, që bëhet gjatë zierjes, në besimet popullore lidhet me rritjen e rendimenteve të kulturave të ndryshme. Edhe – me zmadhimin e nuseve dhe me pjellorinë në tërësi. Ditën e Shën Andreas nuset nuk punojnë, që të bëhen shtatzënë gjatë vitit.

Hedhja e farërave të ziera në oxhak përbën edhe një flijim. Ky rit bëhet me besimin, se kështu në mënyrë simbolike ushqejnë arinjtë dhe ata nuk do t’u sjellin dëme të mbjellave, sidomos misrit. Këtë zakon e lindi jeta reale, sepse arat, të cilat shtrihen në afërsi të pyjeve pa u ndërprerë ishin të kërcënuar nga kafshët pyjore. Ndër namatisjet Ditën e Shën Andreas, popullaritet më të madh ka: “Urdhëro ariu misër të zier, që të mos hash misrin në arë!” ose “Urdhëro, ari misër, për ne – jetë dhe shëndet!”

Ariu haset edhe në legjendat popullore i kushtuara Shenjtorit Andrea. Sipas tyre ai e mund këtë kafshë të fortë. Që atje vjen edhe emri tjetër i festës – Dita e Ariut.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD