Cupffee është një gotë prej vafer për kafe, të prodhuar prej produkteve natyralë, e cila e mbron mjedisin rrethues. Autorë të idesë dhe të realizimit të projektit janë Mirosllav Zaprjanov dhe Mlladen Xhauzov.
“Cupffee kombinon dy produkte në vetvete – gotën dhe ushqimin – tregon Mlladen Xhauzovi. – Qëllimi bazë është të shërbejë si gotë, që të mund të pakësohet përdorimi i gotave plastike, me qenë se ato janë një fatkeqësi e madhe për natyrën. Më të këqija janë ato prej stiropori, të cilat nuk shpërbëhen rreth 500 vjet. Gotat prej stiropori, prej polietileni dhe bile edhe ato prej letre prodhohen prej naftës dhe produktet e tij mbeturinore, si gazi natyror. Gjatë prodhimit të gotave prej letre përdoret dhe një pult prej druri, gjë e cila i bën akoma më jo ekologjike. Çdo ditë nëpër botë pihen jashtëzakonisht shumë kafe dhe tendenca është që 1/3 të jenë në gota plastike, për shkak të dinamikës së jetës. Me Cupffee qëllimi ynë si fillim është të pakësojmë të paktën një pjesë të vogël prej tyre, kurse e ardhmja do të tregojë se çfarë do të rastisë.”
Cupffee mbetet е shijshme dhe krokante 60 minuta pas shtënies së përbërjes së nxehtë në të. Një interes ndaj projektit tregojnë edhe nga jashtë – ekipi tanimë ka marrë shumë porosi dhe bile propozime për investime nga pothuajse të gjitha skajet e botës. Lajmi për Cupffee shkaktoi një interesim të madh tek ne, gjë e cila e çon punën në drejtimin e ngritjes së kapaciteteve.
Kur gota prej vafer do të dalë në treg?
“Gjatë marsit të vitit 2017 banorët e Plovdivit do të jenë të parët të cilët do të mund të shijojnë produktin – përgjigjet Mirosllavi. – Deri më 1-2 muaj pas kësaj planifikojmë të dalim në tregun e tërë Bullgarisë. Për tregun e huaj do të duhet të kalojë më shumë kohë, sepse duhen investime të shumta.”
Një bullgar tjetër Trifon Mihajllov krijoi WooWhiskey – aksesorin e parë personal për uiski në botë. Hollësirat për të i tregon krijuesi i tij:
“Më mungonte zhurma e kubeve të akullit në gotë (uiski e mirë pihet pa akull), por nuk doja të prish shijen autentike të pijes sime të dashur. Prandaj një natë shkova në punishte dhe formova disa kube prej dru lisi, të cilat i përpunova në mënyra të ndryshme, derisa nuk arrita deri tek kombinimi perfekt. Teknologjinë do ta mbaj në sekret. Në sajë të përpunimit specifik termik të kubeve WooWhiskey u janë të domosdoshme vetëm 5 minuta që të mund të theksojnë aromën prej lisi të uiskit në gotën tuaj. Kjo ndihmon edhe për përdorimin e tyre të shumëhershëm për një periudhë më të gjatë kohe. Ato nuk e ndryshojnë shijen ose aromën, por e ndihmojnë uiskin të jetë e tillë siç duhet të jetë.”
Motoja e markës është “Vendose fuçinë në uiski, dhe jo uiski në fuçinë” ku komentet për WooWhisky deri në këtë moment janë vetëm pozitive:
“Njerëzit vështirë guxojnë sepse frikësohen të mos e prishin uiskin e mirë, por çdo një person i cili e ka provuar e rekomandon shumë. Më shumë blihen prej klientëve të kënaqur për peshqesh për miqtë dhe të afërmit. Prej fare pak kohe propozojmë edhe personifikimin e kubeve me gdhendjen e inicialeve në njërën prej sipërfaqeve, gjë e cila i bën një peshqesh perfekt personal. WooWhiskey do të ndryshojë botën e uiskit përgjithmonë! Çdo njëri i cili e ka provuar – e di se përse!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..