Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kafe në gotë krokante dhe uiski me kube prej druri – shpikje të bullgarëve të rinj

БНР Новини

Cupffee është një gotë prej vafer për kafe, të prodhuar prej produkteve natyralë, e cila e mbron mjedisin rrethues. Autorë të idesë dhe të realizimit të projektit janë Mirosllav Zaprjanov dhe Mlladen Xhauzov.

Cupffee kombinon dy produkte në vetvete – gotën dhe ushqimin – tregon Mlladen Xhauzovi. – Qëllimi bazë është të shërbejë si gotë, që të mund të pakësohet përdorimi i gotave plastike, me qenë se ato janë një fatkeqësi e madhe për natyrën. Më të këqija janë ato prej stiropori, të cilat nuk shpërbëhen rreth 500 vjet. Gotat prej stiropori, prej polietileni dhe bile edhe ato prej letre prodhohen prej naftës dhe produktet e tij mbeturinore, si gazi natyror. Gjatë prodhimit të gotave prej letre përdoret dhe një pult prej druri, gjë e cila i bën akoma më jo ekologjike. Çdo ditë nëpër botë pihen jashtëzakonisht shumë kafe dhe tendenca është që 1/3 të jenë në gota plastike, për shkak të dinamikës së jetës. Me Cupffee qëllimi ynë si fillim është të pakësojmë të paktën një pjesë të vogël prej tyre, kurse e ardhmja do të tregojë se çfarë do të rastisë.

СнимкаCupffee mbetet е shijshme dhe krokante 60 minuta pas shtënies së përbërjes së nxehtë në të. Një interes ndaj projektit tregojnë edhe nga jashtë – ekipi tanimë ka marrë shumë porosi dhe bile propozime për investime nga pothuajse të gjitha skajet e botës. Lajmi për Cupffee shkaktoi një interesim të madh tek ne, gjë e cila e çon punën në drejtimin e ngritjes së kapaciteteve.

Kur gota prej vafer do të dalë në treg?

Gjatë marsit të vitit 2017 banorët e Plovdivit do të jenë të parët të cilët do të mund të shijojnë produktin – përgjigjet Mirosllavi. – Deri më 1-2 muaj pas kësaj planifikojmë të dalim në tregun e tërë Bullgarisë. Për tregun e huaj do të duhet të kalojë më shumë kohë, sepse duhen investime të shumta.

СнимкаNjë bullgar tjetër Trifon Mihajllov krijoi WooWhiskey – aksesorin e parë personal për uiski në botë. Hollësirat për të i tregon krijuesi i tij:

“Më mungonte zhurma e kubeve të akullit në gotë (uiski e mirë pihet pa akull), por nuk doja të prish shijen autentike të pijes sime të dashur. Prandaj një natë shkova në punishte dhe formova disa kube prej dru lisi, të cilat i përpunova në mënyra të ndryshme, derisa nuk arrita deri tek kombinimi perfekt. Teknologjinë do ta mbaj në sekret. Në sajë të përpunimit specifik termik të kubeve WooWhiskey u janë të domosdoshme vetëm 5 minuta që të mund të theksojnë aromën prej lisi të uiskit në gotën tuaj. Kjo ndihmon edhe për përdorimin e tyre të shumëhershëm për një periudhë më të gjatë kohe. Ato nuk e ndryshojnë shijen ose aromën, por e ndihmojnë uiskin të jetë e tillë siç duhet të jetë.”

СнимкаMotoja e markës është “Vendose fuçinë në uiski, dhe jo uiski në fuçinë” ku komentet për WooWhisky deri në këtë moment janë vetëm pozitive:

Njerëzit vështirë guxojnë sepse frikësohen të mos e prishin uiskin e mirë, por çdo një person i cili e ka provuar e rekomandon shumë. Më shumë blihen prej klientëve të kënaqur për peshqesh për miqtë dhe të afërmit. Prej fare pak kohe propozojmë edhe personifikimin e kubeve me gdhendjen e inicialeve në njërën prej sipërfaqeve, gjë e cila i bën një peshqesh perfekt personal. WooWhiskey do të ndryshojë botën e uiskit përgjithmonë! Çdo njëri i cili e ka provuar – e di se përse!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD