Edicioni i pestë i festivalit për këngë dhe valle popullore “Pula këndon” u shndërrua në një garë të vërtetë me shumë pjesëmarrës dhe një publik të ekzaltuar. Ai është ndër konkurset e pakta me tematikë folklorike, i cili zhvillohet në kryeqytet. Pjesëmarrësit janë dy herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe salla e mikpritësve nga Instituti Bashkiak Kulturor – “Krasno Sello” ishte shumë e ngushtë për të gjithë pretenduesit për çmimet, medaljet dhe bursat. Festivali mban emrin e këngës nga repertori i këngëtares së madhe folklorike Nadka Karaxhova, e cila u nda nga jeta para pesë vitesh. Me ide të bijës së saj Svetlla Karaxhova, organizatore e konkursit dhe pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, u themelua një bursë për interpretues të rinj.
“Le ta ruajmë “arin” e Bullgarisë, siç shpesh e quajnë folklorin tonë – thotë Svetlla Karaxhova. – Prapa çdo një kënge të paraqitur mirë sipas saj është puna e madhe e kolegëve të saj – pedagogët vokalë. Këtu është vendi t’u them kolegëve të mi “Ju falënderoj! Ju keni kryer shumë punë, ju jeni njerëzit, të cilët i keni përgatitur këto talente.” Pedagogët janë të një niveli jashtëzakonisht të lartë. Seleksionimi i fituesve në kategoritë e konkursit ishte shumë i vështirë, sepse u paraqitën interpretues shumë të talentuar. Folklori bullgar është jashtëzakonisht interesant. Krijuesi gjenial bullgar ka krijuar vepra të tilla, të cilat emocionojnë njerëzit nga mbarë bota. Në Australi për shembull, në Akademinë Muzikore në Sidnei, do të dëgjoni se si studentët këndojnë “O vajzë Sevdalino”. Në Francë, Angli, SHBA tashmë zhvillohen festivale të klubeve për valle bullgare. Pjesëmarrësit janë vendas, të gjithë me dëshirë të madhe për të mësuar hapat e valleve tona. Ka diçka gjeniale në folklorin bullgar, që i takon dhe i bashkon njerëzit, kurse misioni ynë është ta popullarizojmë dhe ta ruajmë këtë pasuri.”
Svetlla Karaxhova ndan përshtypjet e saj për ringjalljen e interesit të saj ndaj folklorit kryesisht në Sofje dhe në qytetet e mëdha. “Madje në klubet, ku takohen të rinj tingëllon muzikë popullore dhe hidhen valle të ndryshme. Shumë të vizituara janë të ashtuquajturat “valletekë” – vende të posaçme, ku organizohen gara këndimi dhe vallëzimi” – thotë Svetlla Karaxhova dhe vazhdon të na tregojë për festivalin “Pula këndon”:
“Në festival sivjet marrin pjesë instrument, orkestra, formacione koreografike dhe të gjitha format e mundshme, në të cilat mund të shfaqet folklori bullgar. U paraqitën shumë talente të reja dhe ambicioze nga të gjitha krahinat e Bullgarisë – Smoljan, Madan, Silistra, Varna, Ruse, Vidin, Bllagoevgrad, Kjustendill, Plovdiv e shumë të tjera. Sofja u prezantua nga nxënësit e talentuar të disa shkollave. Festivale të tilla janë një trampolinë për fillestarët dhe u japin stimuj për t’u zhvilluar. Unë kam lindur në një familje muzikore, ku pash se si u krijua tërë brezi i nënës sime – nëna ime – Valja Ballkanska, Kalinka Vëllçeva, Kalinka Zgurova, Kremena Stançeva, Vasillka Andonova, Ollga Borisova... Ato e prezantuan folklorin bullgar në të gjitha skenat folklorike. Si dëshmitare e këtij zhvillimi desha t’ju siguroj se folklori ynë është në një nivel të jashtëzakonshëm dhe interpretuesit e mëdhenj mund të konkurrojnë për nga prestigji dhe fama me emrat botërorë në këndimin operistik. Deshëm të dëgjohet më shumë për sukseset e këngëtarëve folklorikë, të muzikantëve, koreve dhe t’i inkurajojë më shumë kolegët tanë më të rinj për të vazhduar veprat e stërgjyshërve tanë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë nga arkivi i konkursit
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos..