Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti bullgaro-indian “India alla prima” – të harrosh vetveten

БНР Новини
Foto: Албена Безовска

Para një viti katër artistë bullgarë për here të pare vizituan Indinë. Sellma Todorova, Aglika Gajtanikova, Ivan Dodov dhe Stefan Çurçuliev ishin përfaqësuesit e shtetit tone në edicionin e pare të Bienales Ndërkombëtare për Akuarel në Delhi (1st International Watercolor Society India Bienale), ku u prezantuan veprat e akoma nëntë piktorëve bullgarë. Sipas fjalëve të tyre gjëja më emocionuese gjatë qëndrimit të tyre në Indi ishte mundësia që të vizatonin në rrëzat e Himalaieve. Këtë mundësi të shkëlqyeshme piktorët e patën në saj të Fondacionit Indologjik “Lindja - Perëndimi” dhe falë mikpritësit të tyre në Shtëpinë e Kulturës “Sushma” – doktorit Karan Çauhan. Shoqëria Ndërkombëtare e Akuarelistëve në Bullgari dhe Ambasada e Republikës së Indisë tek ne gjithashtu kontribuuan për realizimin e këtij udhëtimi. Pikturat e artistëve bullgarë nga India u prezantuan tek ne më parë në qytetin bregdetar Varna dhe tani po ndodhen në galerinë “Serdika” të kryeqytetit.

СнимкаPara se t’ju prezantojmë ngjarjen përmes vështrimit të pjesëmarrësve, ju ofrojmë një pjesë të intervistës me kritikun e artit prof. Çavdar Popov:

“Alla Prima” është një term, i cili përdoret në art vetëm në lidhje me akuarelin. Bëhet fjalë për përshtypjen e parë, format e para – pa përsëritje, pa ndryshime në vizatimin e imazhit. “Alla prima” është emëruesi i përbashkët midis piktorëve të ndryshëm në këtë ekspozitë. Veprat e tyre janë krijuar me një frymë, duke improvizuar dhe mbajnë përshtypjet e tyre të freskëta. Është me rëndësi të madhe se këtu vetëshprehja mbetet në plan të dytë. Pavarësisht nga veçoritë e tyre, piktorët kanë pranuar një mënyrë të përbashkët për shprehje. Dhe kjo në këtë rast është shumë pozitive, në plan të parë janë madhësia, rëndësia e temës, e natyrës, arkitekturës, fytyrave të vizatuara. Ka një mendim të shprehur nga Rockwell Kenti “Nganjëherë, duke qëndruar para madhësisë së natyrës apo të motivit, të cilin e rikrijosh, dëshirosh më shumë që të mos shprehësh veten, kurse të harrosh për veten”. Këtu qëndrimi i piktorëve është i tillë.

Ja se çfarë tha Sellma Todorova, kuratorja e ekspozitës:

Dëshiroja të vizitoja Indinë dhe fola për këtë me zonjën Bojanova, kryetaren e Fondacionit indologjik “Lindja – Perëndimi”. Ideja e saj ishte që të bënim diçka më shumë se një vizitë në Indi. Para më se dy dekadash doktori Karan Çahuan ka qenë profesor në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe që atëherë ai dhe zonja Bojanova janë kolegë dhe miq. Dr. Çahuan nuk kishte vizituar Bullgarinë prej shumë kohe dhe pikërisht verën e kaluar erdhi këtu. Atëherë na ftoi në “Sushma”. Të gjithët ishim shumë të motivuar dhe përdornim çdo një çast atje për të vizatuar.

СнимкаPër mua është një ëndërr e plotësuar – diçka, të cilën gjithmonë e kamë dëshiruar, por nuk kam menduar se do të bëhet – këto janë fjalët e Aglika Gajtanikovës. – Ishte një muaj i jashtëzakonshëm. Tani shikoj pikturat më qetë. Atëherë isha tepër kritike ndaj vetes. Nuk mund të harroj majat dhe njerëzit atje, pastërtinë e vështrimeve dhe buzëqeshjet e tyre.

India është një shtet i befasive – është i bindur Stefan Çurçuliev. – Njeriu duhet të nisë një udhëtim të papërgatitur, pa paramendime dhe të presë gjithçka. Punonim si në një ëndërr, improvizonim. India është një sfidë me koloritin e saj, vetëm emri i shtetit provokon një shpërthim ngjyrash.

Akoma ndiej ngrohtësinë. Ajo ishte gjëja e parë, me të cilën na pritën mikpritësit tanë – tha Ivan Dodov. – Njerëz aq të ngrohtë dhe aq të përkushtuar nuk kisha takuar më parë. Gjëja tjetër tërheqëse për mua është madhështia dhe në të njëjtën kohë qetësia e këtij vargmali, e Himalaieve.  Ndjeva një fortësi, e cila akoma më ndihmon. Lejova veten të shikoja jo nga vendi, ku isha, por nga një lartësi më e madh dhe pasi nuk pata mundësi ta bëj këtë fizikisht, e bëra me forcën e imagjinatës. Dhoma, në të cilën flija ndodhej në katin e dytë dhe çdo mëngjes e kisha mundësinë të vështroja lindjen e diellit. Çdo mëngjes malli, ngjyrat ishin të pabesueshme – 14 lindje të ndryshme. Kjo ishte një dhuratë e vërtetë për mua.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD