Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për birësimin – me dashuri

БНР Новини

Javën e kaluar në Qendrën e Kulturës dhe Debatit “Shtëpia e Kuqe” në Sofje u mbajt premiera e spektaklit “Jon (pjesë për të birësuarit)”. Ky është projekti i dytë social, i përkrahur nga platforma për art dokumentar V/HOD. Partneri i nismës është edhe Studioja për teatër dokumentar VOX POPULI.

Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë Stefani Hanxhijska – antropologe, koreografe dhe interpretuese në sferën e valles moderne. Me se tema e fëmijëve të birësuar e ka tërhequr? Sipas saj ajo simbolizon fitimin kundër paragjykimeve:

Kjo që na bëri përshtypje neve është se gjëja e parë që njerëzit përfytyrojnë është fëmijë të trishtuar, sy plot lot, shtretër të zbrazët prej hekuri – të gjitha këto klishetë. Ne e trajtojmë adoptimin në një mënyrë krejt të ndryshme. Ne interesohemi shumë për familjet, ku ka fëmijë të birësuar. U takuam me prindër të tillë, dëgjuam historitë e tyre, sepse birësimi nuk mbaron me marrjen e një fëmije nga një vend, ku nuk janë kujdesur për të. Dhe kategorikisht nuk mbaron me shpalljen e prindërit juridik të fëmijës. Faktikisht që të arrij sukses me të vërtetë një familje në këtë drejtim, ka nevojë për adaptim midis prindërve dhe fëmijës së tyre.”

Siç shënon Stefani, adoptimi ka qenë sekret para ndryshimeve demokratike pas vitit 1989. Por të adoptuarit jo rrallë e kanë mësuar të vërtetën në ndonjë mënyrë të dhimbshme – nëpërmjet ndonjë “fqinji mirëdashës” etj...

Sot prindërit e thonë të vërtetën para fëmijës që në vetë fillimin, sepse ka respekt ndaj fëmijëve dhe madje kur ata janë të vegjël ne gjithmonë mund të tregojmë para tyre të vërtetën për prejardhjen e tyre dhe kjo nuk do të shkatërrojë një familje. Përkundrazi, një familje, e cila mbështetet tek e vërteta është e fortë dhe gjithçka është transparente. Në punën tonë ne u ndeshëm me dy polet – me fëmijë, të cilët janë rritur në një mjedis, pa ditur se kjo nuk është familja e tyre biologjike dhe me fëmijë, të cilët e kanë ditur të vërtetën në vetë fillimin.

СнимкаÇfarë do të thotë kjo metodë “verbatim” (nga latinishtja fjalë për fjalë), pse fjalët e njerëzve të intervistuar lidhur me birësimin duhet të paraqiten drejtpërsëdrejti?

Ne besojmë se metoda “verbatim” i jep mundësi publikut për të dëgjuar disa gjëra, të cilat nuk do t’i dëgjonte në rast të kundërt. Ajo përbën intervista, të incizuara në audio-format, nga të cilat ne zgjedhim disa momente, ku teza e respondentit shihet më qartë. Dhe angazhohemi të mos i nxjerrim nga konteksti i tyre.

СнимкаGjatë shfaqjeve të veçanta artistët i dëgjojnë me receptorë dhe flasin fjalë për fjalë. “Ne me të vërtetë i inkurajojmë aktorët të jenë maksimalisht afër këtij njeriu, afër monologut të tij, të cilin e interpretojnë, afër së vërtetës së tij”.

A ka çudi në birësim, sipas juve?

Këto familje janë heronj të fshehur në shoqërinë tonë, por ato janë ndër ne. Po, për mendimin tim adoptimi dhe këto familje të mrekullueshme me të vërtetë janë një çudi dhe unë jam shumë e lumtur duke e parë këtë rreth meje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD