Vendimi i papritur i reformatorëve të pranojnë mandatin e dorëzuar nga presidenti për formimin e kabinetit provokoi habinë e të gjithëve. Arsyetimet për këtë janë serioze dhe çojnë te mendimi deri ku mund të arrijnë kthesat në jetën politike bullgare. E pështjelluar nga zhvillimet, shoqëria pret me padurim për të zbuluar “shumicën parlamentare për formimin e një qeverie të re në kuadrin e Legjislaturës së tanishme të Kuvendit Popullor”, shpallur dje nga partia GERB pas konsultimeve me Bllokun e Reformatorëve dhe Frontin Patriotik.
Gjatë muajit të fundit dy forcat e mëdha – partia GERB dhe Partia Socialiste Bullgare i refuzuan presidentit të formojnë qeveri me argumentin, se në kuadrin e parlamentit të tanishëm një e tillë nuk mund të ketë. Kur nga Fronti Patriotik shprehën gatishmëri të formojnë qeveri, Blloku i Reformatorëve mendonte, se ky ishte një hap i arsyeshëm, duke marrë parasysh formimin e një qeverie programore ose të ekspertëve. Pasi presidenti vendosi që t’i mos japë atyre mandat, patriotët u ofenduan dhe shprehën mendimin, se kjo u bë nën presionin nga jashtë. Tani duken të prirë të përkrahin formimin e një qeverie. Mospërputhje kishte edhe përsa iu përket detyrave, të cilat një qeveri e tillë duhet të ketë. Mirëpo, pasi programi i kabinetit akoma i paformuar mezi tani do të kontraktohet, për kapërcimin e tyre është herët të flitet. Është herët të flitet edhe për përbërjen e qeverisë eventuale, sepse sipas mbajtësit të mandatit për formimin e saj kryeministri dhe ministrat do të caktohen në varësi të programit. Tani për tani dihet vetëm, se kryeministri i qeverisë eventuale do të jetë nga Blloku i Reformatorëve, ndërsa nga GERB janë të prirë të përfshihen në të me ministra të vet.
Shumica e re parlamentare mund të mos jetë aq e qartë, por në hapësirën e majtë politike pozita kundër saj është kategorike. Liderja e socialistëve Kornelija Ninova deklaroi kategorikisht, se nuk ka variant, që ata të përkrahin qeverinë e re të Bllokut të Reformatorëve dhe partisë GERB, sepse kjo do të jetë një katastrofë për Bullgarinë. Sipas socialistëve, në qeverisjen e deritanishme ishin po ato parti politike. Kështu bullgarëve u propozohen po ata pushtetarë me role të ndërruara.
Është e qartë gjithashtu, se vendimi i Bllokut të Reformatorëve të pranojë mandatin për formimin e qeverisë e çan këtë koalicion parlamentar. Për këtë arsye Demokratë për Bullgarinë e Fortë përjashtuan nga radhët ministrin e deritanishëm të shëndetësisë Petër Moskov. Krahas kësaj ata deklaruan qartë përkrahjen e tyre për projektin e ri politik të Hristo Ivanovit, i cili e vë për detyrë luftimin e korrupsionit. Ai ka ndërmend, që në zgjedhjet e ardhshme të bashkojë rreth kësaj kauze edhe forca të tjera politike.
Kështu në mënyrë paradoksale vendimi për formimin e qeverisë në kuadrin e Legjislaturës së Parlamentit të tanishëm as nuk heq, as nuk zvogëlon të panjohurat për të ardhmen e afërt politike në Bullgari, por gjeneron më shumë pikëpyetje. Rezultati është çështja e një kohe të shkurtër, ndoshta edhe e orëve të numëruara, por sipas disa mund të vonojë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..