Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kundërshtimet rreth ndërrimit të pushtetit janë shkak për konfrontime gjatë fushatës paraelektorale

БНР Новини
Foto: BTA

Vendimi i Presidentit Rosen Plevneliev për të mos emëruar qeveri teknike pasi mundësitë kushtetuese për një qeveri të dytë të rregullt në kuadrin e këtij Parlamenti u shteruan, shkaktoi konfrontime të ashpra politike. Deri në zgjedhjet para afatit mbetet pak kohë dhe ky ton do të mbetet edhe në fushatë.

Kreu i porsazgjedhur i shtetit Rumen Radev iu shmang propozimit të Presidentit Plevneliev për ta caktuar ai përbërjen e kabinetit teknik dhe e bëri këtë me ton të rreptë, duke shënuar se argumentet politike dhe motivacioni personal i Plevnelievit i shkelin rregullat kushtetuese, kurse patosi dhe qëllimet e mira nuk e zëvendësojnë ligjin. Rumen Radev edhe para kësaj kishte refuzuar për t’u angazhuar me vendime para se të hyjë në detyrë zyrtarisht, por nuk kishte përdorur një ton të tillë. Lideri i ABV-së dhe ish President i Republikës Georgi Përvanov gjithashtu foli me ton shumë të rreptë kundër Plevnelievit, duke e akuzuar Kreun e tanishëm të Shtetit se i ka shkelur rregullat e Kushtetutës. Edhe ai si Radev komentoi rreptas se Rosen Plevneliev shpëtohet nga impeachment për shkak të mungesës së kohës deri në fund të mandatit të tij, por duhet të ketë përgjegjësi serioze morale dhe politike shtetërore. Akuza ndaj Rosen Plevnelievit drejtuan edhe nga Partia Socialiste Bullgare. Sipas socialistëve duke refuzuar të emërojë qeveri teknike Presidenti i tanishëm përpiqet të krijojë një situatë të pakontrolluar dhe ta thellojë krizën. Partnerët në koalicionin në pushtet, GERB dhe Blloku i Reformatorëve, koalicion ky i cili së shpejti nuk do të jetë në pushtet, Fronti Patriotik, i cili i përkrahte, si dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në opozitë zunë një pozitë krejt të ndryshme. Sipas tyre Presidenti Plevneliev ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe sjellja e tij në situatën konkrete është krejtësisht adekuate. Bashkëkryetari i Frontit Patriotik Valeri Simeonov gjithashtu foli rreptas, por ndaj Kreut të porsazgjedhur të Shtetit Rumen Radev, duke deklaruar se ai sillet si frikacak dhe një njeri jokompetent. Një reaksion i tillë është në kundërshtim të pozitës së Kryeministrit në dorëheqje, Bojko Borisov, i cili është edhe lider i GERB-it, se kundër Radevit nuk mund të ketë qortime për shkak të refuzimit të tij për të marrë pjesë në procedurën formale të emërimit të qeverisë teknike, sepse aktualisht ai nuk ka të drejta të tilla. Mirëpo, deputetët nga Fronti Patriotik e kritikuan edhe Borisovin, duke deklaruar se ai ka bërë rekomandime për të mos u krijuar një qeveri e dytë në kuadrin e këtij Parlamenti, sepse nuk mund të pranojë se mund të ketë udhëheqje të suksesshme të vendit pa pjesëmarrjen e tij.

Ndërkaq, megjithëse s’ka të ngjarë të zhvillohen zgjedhje para afatit sipas rregullave të sistemit mazhoritar në dy raunde, sipas dëshirës së 2.5 mln zgjedhësve, anëtarët e komitetit të iniciativës për referendumin shpallën një projekt për ndarjen e re të vendit në rajone të veçanta, në qoftë se aplikohet një sistem i tillë. U aktivizuan edhe iniciatorët e projektit të ri politik të ish Ministrit të Drejtësisë Hristo Ivanov, të quajtur “Po Bullgaria”, duke shpallur se do të themelojnë gjatë janarit një formacion, i cili të marrë pjesë në zgjedhje. Qëllimi i madh i projektit është demontimi i modelit të korrupsionit dhe asgjësimi i varfërisë, kurse iniciatorët kanë qëllim në emër të këtij projekti të veprojnë të bashkuar me forca të tjera politike, pa pretenduar për orientim të djathtë, ose të majtë. Siç shprehu Kryeministri Borisov, beteja do të jetë në të ardhmen e afërt. Mirëpo, toni i ashpër gjatë disa ditëve të fundit krijon ndjenjën se i presim zgjedhjet sikurse bëhet fjalë për një luftë të vërtetë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..

botuar më 25-02-15 2.30.MD
Godina e MPJ-së në Sofje

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dënon deklaratat e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..

rinovuar më 25-02-13 10.22.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..

botuar më 25-02-08 9.35.PD