Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Regjional Historik në qytetin Tërgovishte bën përshtypje me arkitekturën rilindëse dhe me figurat e lashta pagane

БНР Новини

Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në trojet përreth qytetit. Muzeu ndodhet në pesë godina të restauruara që datojnë nga shekujt XIX dhe XX. Në atë kohë qyteti mbante emrin Eski Xhumaja dhe në të organizohej panairi më i madh pranveror. Kjo ishte një periudhë në të cilën ndjehej nevoja që njerëzit të bëhen më të arsimuar. Kështu me dhuratat e shoqërisë u krijua dhe një shkollëfillore, e cila më vonë u bë gjimnaz. Ajo njihej si Shkolla e Sllavejkovit. Në vitin 1963 pikërisht kjo shkollë u kthye në muze, në të cilin ruhen monumente, dokumente, zbulime arkeologjike nga rajoni.

СнимкаDeri më sot arkitektura e kësaj godine të bukur nuk është e ndryshuar. Që nga viti 2011 ajo bashkë me kështjellën Misionis, që ngrihet pranë qytetit Tërgovishte, janë objekte të Listës “Njihu Bullgarinë”, ose “100 Objektet Turistike Kombëtare”. Ekspozitat arkeologjike dhe etnografike janë shumë interesante, sepse përbëjnë shumë artefakte. Drejtoresha e Muzeut Rajonal Historik në Tërgovishte Magdalena Zheçeva tregon:

СнимкаNuk disponojmë të dhëna të sakta që kur u themelua qyteti ynë, por dimë se në mesin e shekullit XIX ai ishte në lulëzim. Në të kaluarën këtu organizohej një panair i madh, në të cilin vinin shumë tregtarë dhe zanatçinj. Ata njerëz kishin të ardhura të mira dhe në sajë të kësaj në vitin 1851 arritën të ndërtojnë dy godina – njërën e kishës, tjetrën e shkollës. Më duket, se ndonjë godinë e tillë të shkollës, e cila përbën një kryevepër i arkitekturës së Rilindjes, nuk mund të shihet askënd në Bullgari.

СнимкаHistoria e qytetit Tërgovishte është shumë interesante – thekson zonja Zheçeva dhe vazhdon: “Në ekspozitën arkeologjike të muzeut mund të shihen copëza të nekropolit nga mesjeta që daton nga shekujt XII – XIV, të zbuluara gjatë gërmimeve të udhëhequra nga arkeologu Dimitër Ovçarov. Aty mund të shihet vet kështjella dhe maket i bazilikës. Ka edhe tokëza dhe mbërthecka karakteristike për uniformat e ushtarëve të asaj epoke.” Dhe diçka tjetër nga drejtoresha e muzeut:

СнимкаEkspozita e fundit i kushtohet përvjetorit të 170-të të arsimit laik. Në të prezantohen libra dhe manualë shkollorë. Në të njëjtën kohë vizituesit e muzeut mund të provojnë të shkruajnë në vend të stilolapsit me penë. Krahas kësaj mund të shikojnë si dukej dhoma e klasës në Shkollën e Sllavejkovit në shekullin XIX. Në të përveç se organizojmë veprimtari të ndryshme me vizituesit, organizata dhe shkolla të ndryshme mbajnë takime. Dëshirojmë që më shumë njerëz të njihen me muzeun tonë. Bëjmë provë që t’u ndihmojmë si më të vegjëlve, ashtu edhe të moshuarve. Për fëmijët nga kopshtet bëjmë prezantime të zakoneve të lashta kështu që arrijmë të tërheqim edhe vëmendjen e tyre tek muzeu.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë nga arkivi i muzeun



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Etropolesë – një shekull veprimtari letrare

Manastiri i Etropolesë “Sveta Trocia” (“Trinia e Shenjtë”) i quajtur gjithashtu “Varovitec”, ruan faqe të shkruara nga kaligrafët e lashtë dhe të pikturuara nga piktorët e dikurshëm. Në këtë vend para qindra vitesh është zhvilluar dhe lulëzuar një..

botuar më 17-10-28 9.35.PD

Kaliakra – një oazë natyrore dhe arkitekturore

Kepi Kaliakra është një prej vendeve më piktoreske në bregdetin tonë, i cili shtrihet 2 km brenda detit. Brinjat e tij zbresin vertikalisht nga një lartësi prej 60-70 metrash. Atje dallgët kanë gërryer kamare të thella, në të cilat deri në vitin..

botuar më 17-09-09 9.15.PD

Magjepsja e Shtatë Liqeneve të Rillës

Si rezultat i proceseve erozive akullnajore gjatë Kuaternarit, lart në malin Rilla janë formuar shumë liqene, të cilat janë një element i konsiderueshëm i peizazhit malor. Vargu i Shtatë Liqeneve të Rillës është më i gjati, më piktoresk dhe më i..

botuar më 17-04-15 4.05.MD