Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët zgjedhin vendpushimet vendase për të festuar Vitin e Ri

БНР Новини
Foto: borovets-bg.com

Për dallim nga Krishtlindja, që është një festë familjare dhe njerëzit mblidhen me më të afërmit e vet, Viti i Ri është festë, e cila shënohet bashkë me shokë, kolegë dhe njerëz të afërt.

Profesionalistët nga dega turistike e quajnë Vitin e Ri një festë korporatave, sepse jep shkak për bashkim të kolektivit të njerëzve, të cilët punojnë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Disa prej tyre bashkohen dhe rezervojnë shtëpi për miq ose hotele dhe kalojnë bashkë disa ditë. Pjesa më e madhe e bullgarëve preferojnë të presin Vitin e Ri në Bullgari, siç ndodh në të gjitha vendet e tjera – udhëtimet bazë janë në kuadrin e shtetit personal. Rreth 300 mijë bullgarë kanë zgjedhur të kalojnë pushimin e vet të Vitit të Ri në ndonjë vendpushim bullgar. Shumë më pak – rreth 110 mijë, janë ata, të cilët preferojnë destinacione të huaja. Ata drejtohen më tepër drejt vendeve fqinje si Serbia, Greqia, Turqia, Maqedonia dhe Rumania. Shtetet e tjera më të vizituara nga bullgarët në fund të vitit janë Gjermania, Spanja, Italia me qenë se vizitohen nga të afërmit e bullgarëve të cilët janë shpërngulur dhe jetojnë aty. Bashkatdhetarët tanë udhëtojnë dhe jashtë Evropës, drejt destinacioneve, ku mendojnë se do të kalojnë në mënyrë më të këndshme. Udhëtimet më të shpeshta janë në vendet aziatike, në Dubaj dhe Indonezi dhe në Pellgun e Karaibeve, ku temperaturat janë më të larta gjatë këtyre muajve. Përgjithësisht rreth 6 mijë bullgarë zgjedhin destinacione ekzotike, që është një pjesë e vogël nga bashkatdhetarët tanë të cilët udhëtojnë për festën, tregojnë të dhënat e Institutit për analizë dhe vlerësime në turizëm.

Foto: BGNESDega turistike në Bullgari përcjell një vit të pazakonshëm për të – thotë Rumen Draganov, drejtor i Institutit dhe sqaron: Si pasojë të gjeopolitikës kishte me 15 milionë më pak turistë drejt Turqisë, 4 milionë drejt Egjiptit dhe Tunizisë. Kurse me mbi 10 milionë u pakësua fluksi i turistëve drejt Francës dhe Belgjikës. Një pjesë e madhe prej udhëtimeve nuk u realizuan, siç ka qenë gjatë viteve të mëparshme. Operatorët turistikë dhe turistët kërkuan destinacione paqësore, të qeta dhe të reja, siç është vendi ynë. Bullgaria qe krejtësisht e gatshme të presë shtimin e rrymës turistike, sepse miliardë levat e investuara, të përfshira në hotelet e reja, restorantet, vendet për dëfrim, rrugët, stacionet e spastrimit dhe çdo gjë tjetër ndihmojë për pritjen e këtij numri të shtuar udhëtimesh drejt vendit tonë.

Vlerësimi i operatorëve turistikë bullgarë, të hotelierëve dhe të pronarëve të restoranteve është se, gjatë vitit 2016 ata e përballuan me sukses sfidën – të presin dhe të shërbejnë një numër më të madh miqsh, shumë prej të cilëve asnjëherë deri tani nuk kishin ardhur deri tani në Bullgari – shënon Rumen Draganov dhe vazhdon:

Ne nuk kemi asnjë ankesë nga ana e operatorëve të mëdhenj turistikë, të turistëve ose të klientëve në mediat, kudo qoftë nëpër botë nga tregjet bazë, në të cilat paraqitemi – Gjermania, Rusia, Skandinavia. Po ve re se dhe tek ne masmediat tanimë nuk flasin për probleme, siç qenë turizmi i alkoolit në vendpushimin Sllënçev brjag, për planktonin e kuq ose për shfaqjen e peshqve grabitqar në Detin e Zi, për të cilat flitej përpara kohe. Diçka më shumë, filloj të flitet për sukseset të cilat korrin nëpër botë nxënësit e shkollave dhe të universiteteve me profil në fushën e turizmit. Ata janë të pritur shumë mirë kudo, punojnë në vendpushime të mëdha nëpër botë, në anije të mëdha për kroçierë dhe tanimë kudo ndeshem me të huaj, të cilët e njohin dhe flasin me mahnitje për punën e bullgarëve. Kjo është treguese për aftësitë të cilat ne i kemi në fushën e shërbimeve në turizëm. Ajo e cila është një befasi e këndshme për turistët e huaj të cilët kanë ardhur tek ne, se këtu dhe në vendet e vogla të populluara, në rajonet kufitare, organizohen festivale të shkëlqyera me një tematikë të ndryshme. Mes natyrës janë ndërtuar pajisje shumë të mira për turizëm ekstrem dhe e gjithë kjo në gërshetim me ushqim të shijshëm bullgar, të gatuar në zjarr. E gjithë kjo pëlqehet shumë dhe i tërheq turistët drejt Bullgarisë gjatë gjithë vitit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..

botuar më 24-05-01 10.21.PD

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD