Viti 2016 i solli Bullgarisë suksese sportive, të cilat në krahasim me të kaluarën janë tepër të thjeshta. Prapëseprapë ata japin bazë për optimizëm dhe u sollën gëzim admiruesve të sportit.
Kulmi i sukseseve sportive ishte në Lojërat Olimpike në Rio. Në to Mirella Demireva me rekordin personal nga 1.97 metra në kërcimin e së larti mori medaljen e argjendtë. Gjatë vitit ajo fitoi edhe një medalje tjetër të argjendtë. Kësaj here në Kampionatin Evropian në Amsterdam, duke kapërcyer 1.96 centimetra. Për këtë arsye ajo u caktua edhe sportiste numër një e Bullgarisë për vitin 2016.
Lojërat Olimpike në Rio sollën emocione edhe për adhuruesit e gjimnastikës ritmike. Ansambli kombëtar fitoi medaljen e bronztë. Dhe pasi ato gara ishin të fundit për “vajzat e florinjta” ato u ndanë me publikun me një shfaqje të paharrueshme, e cila plotësoi tribunat e sallës së kryeqytetit “Arena Armeec”.
Ndër pjesëmarrjet e suksesshme olimpike të sportistëve bullgarë duhet të theksojmë edhe bronzin e mundëses Elica Jankova në stilin e lirë në kategorinë deri 48 kilogram.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk arriti të prezantohet mirë në Rio, gjë që u bë shkak për reagime dhe komente kritike. Megjithëkëtë viti 2016 ishte i suksesshëm për të, sepse u klasifikua në vendin e 17-të të ranglistës botërore. Një nga lajmet e mira lidhura me të është, se do të marrë pjesë në turneun e fortë të Asociacionit të Tenistëve Profesional gjatë shkurtit të vitit 2017 në sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”.
Suksese të jashtëzakonshme shënuan edhe sportistet bullgare të boksit në Kampionatin Evropian në Bullgari. Stanimira Petrova, Sevda Asenova dhe Denica Eliseeva regjistruan tri suksese në kategoritë e tyre dhe u revanshuan për mungesën e sukseseve në ringun e Rios.
Lajme të gëzueshme për Bullgarinë erdhën edhe nga snoubordi, ku në disiplinën atraktive të sllallomit Radosllav Jankovi fitoi Kupën Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Dimërore.
Në futbollin bullgar të gjitha lajmet e mira edhe gjatë vitit 2016 i solli skuadra “Ludugorec” nga qyteti Razgrad. Për herë të dytë në historinë e këtij ekipi ai hyri në fazën e grupeve të turneut më prestigjioz evropian – Ligës së Kampionëve. Në këtë garë ai u ndesh me skuadra të tilla si ajo angleze “Arsenall”, ajo franceze “Pari Sen-Zhermen” dhe ajo zvicerane “Bazell”. Megjithë rivalët e fortë, “Ludugorec” përfundoi i treti në klasifikimin definitiv të grupit. Gjatë pranverës do të ndeshet me ekipet e Ligës Evropa, ku rivali i tij do të jetë ekipi danez “Kopenhagë”.
Emocione sportive gjatë vitit 2016 nuk munguan. Çfarë na pret gjatë vitit të ri 2017 mezi tani do të shikojmë. Mirëpo, me më shumë rëndësi është, se edhe në vitet e vështira, Bullgaria vazhdon të ketë kampionët e saj, të cilët t’u sjellin gëzim njerëzve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..