Qytеti i bukur Aprillci, i cili gjendet në zemrën e Ballkanit të Mesëm për herë të gjashtëmbëdhjetë me radhë u bë mikpritës i “Tubimit Ballkanik të Këngës Bullgare”. Në kuadrin e aktivitetit zhvillohet një konkurs në tri kategori dhe dy grupe moshe. Organizatori është vatra kulturore “Bëdeshte - 1894” /“E ardhmja – 1894”/, kurse ditët e zhvillimit janë gjithmonë rreth 24 qershorit, kur shënojmë një festë të madhe folklorike, kushtuar bimëve mjekësore. Çmimin e madh sivjet e morën grupet e amatorëve dhe solistët e vatrës së leximit “Nadezhda – 1925” /”Shpesa – 1925”/ në fshatin Turkinça të bashkisë së Drjanovos. Udhëheqësi i tyre është Mitko Dimitrov.
Gjatë vitit 2016 shënuam 90 vjetorin e lindjes së Magdalena Morarovës. Interpretuesja e këngës së njohur popullore bullgare “O Petruno, o vajzë e bukur” ka lindur në Bansko. Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare janë ruajtur një numër i madh këngësh origjinale nga vendi i saj i lindjes. Ndër ta ishin “Rreth Plevenit”, “A janë rrush sytë e tu?”, “Po rrjedh ujë i ftohtë”, “Është ulur Xhore Dos”. Dekada me radhë këngëtarja ka dhënë koncerte në Bullgari, bashkë me emrat më të njohur të asaj kohe – Boris Mashallov, Ivan Panovski etj.
Një prej formacioneve të para të dhomës në fushën e folklorit është kuarteti vokal i femrave “Sllavej” /“Bilbili”/. Ai është themeluar gjatë vitit 1991 nga Nadka Karaxhova, bashkë me bijën e saj Svetlla Karaxhova, me Stojana Llallovën dhe Liljana Galevskën. Arti i kuartetit “Sllavej” është i njohur në mbarë Evropën, si dhe në shumë vende në kontinente të ndryshme. Krahas Svetllës dhe Liljanës, sot në formacion ka gjithashtu dy këngëtare të reja – Kristina Karamfillova dhe Vanja Vakari, kurse veprimtaria aktive e koncerteve po vazhdon.
Festivali folklorik ndërkombëtar “Pluhuri i artë” është ndër forumet më të reja te ne. Ai zhvillohet në Çellopeç – një fshat jo i madh rreth 100 km larg kryeqytetit. Edicioni i tretë paraqiti grupe folklorike nga Rusia, Gjeorgjia, Argjentina, Spanja, Serbia. Në kuadrin e festivalit u zhvillua për herë të dytë edhe një konkurs kombëtar për grupe dhe solistë folklorikë. Pjesëmarrësit ishin kryesisht nga Krahina Folklorike e Rodopeve. Sipas rregullores jepen dy çmime të mëdha – për grupin më të mirë koreografik dhe për kolektivin më të mirë të këngëtarëve. U dekoruan Ansambli Koreografik Folklorik “Sofja 6” pranë vatrës kulturore “Vitosha 1951” në qytetin e Sofjes dhe Ansamblin Folklorik “Gornopollska Pesen” /“Kënga e Gorno Poles”/ pranë vatrës kulturore “Probuda 1923” /”Zgjimi 1923”/ , fshati Ovçarci, krahina Kjustendill.
Gjatë vitit 2016 aktivitetet e Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare përsëri grumbulluan një numër të madh dëgjuesish në studion e parë të medias sonë. Gjatë disa viteve të fundit orkestra me dirigjent Dimitër Hristov u propozon adhuruesve të saj seri interesante koncertesh. Ndër to janë “Ritmi i Ballkanit”, “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”, “Pikturat vokale – instrumentale”, “Muzika në portrete”... Ato paraqitin shtresa të ndryshme të folklorit tonë, lidhjet e muzikës sonë tradicionale me kultura të tjera kombëtare, si dhe të gjithë brezat dhe instrumentistët në gjini.
Në fund të vitit 2016 në Smoljan dhe Sofje u shënua përvjetori i 90 i lindjes së Radka Kushlevës. Me iniciativë të Konstantin Llazarovit – themeluesi dhe organizatori i “Çmimeve Vjetore Folklorike” në Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u hap një ekspozitë, kushtuar këngëtares së madhe popullore të Rodopeve. Juria profesionale e edicionit të tretë të “Çmimeve folklorike vjetore” dorëzoi çmime në fusha të ndryshme të folklorit, që mbajnë emrin e këngëtares së njohur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..