Mbushën 10 vjet që kur Bullgaria hyri në BE-në. Çfarë u ndryshua gjatë kësaj periudhe në fushën e kulturës? Sipas docentit doktor Vencisllav Velev, shef i Drejtorisë “Trashëgimi e Paprekshme Kulturore” në Ministrinë e Kulturës, ndryshimi pozitiv ka të bëjë me mundësinë të financohen projekte në kuadrin e programeve të ndryshme evropiane.
“Para kësaj kishte një mungesë të mjeteve, kur deshëm të krijojmë ndonjë produkt me vlerë – thekson docenti Velev. – Kjo krijonte shumë probleme. Tjetra, të cilën duhet të theksojmë, është se u inkurajua shkëmbimi dhe ndihma midis krijuesve të vendeve të ndryshme. Nuk po them, se deri atëherë nuk kishte një bashkëpunim, por është fakt, se shumica e krijuesve bullgarë morën një stimul të tregojnë se janë pjesë e procesit të tërësishëm evropian dhe nga rrjeti kulturor në kuadrin e Evropës.” Dhe diçka tjetër:
“Mund të themi se krijuam mundësi nëpërmjet depërtimit të sektorit joqeveritar në sferën e kulturës, që t’i jepet një perspektivë tjetër menaxhimit të proceseve kulturore. Kjo për arsye, se nga njëra anë është shteti, pushteti vendor, të cilët ndihmojnë dhe inkurajojnë. Mirëpo, ata nuk krijojnë. Produkti është vepër e krijuesve. Sektori joqeveritar gjithashtu ndihmon procesin kulturor nëpërmjet metodave të veta duke përfshirë edhe qëndrime alternative.”
Me pranimin e vendit anëtar me të drejta të plota të BE-së u bë e domosdoshme të realizohet një proces i harmonizimit të legjislacionit. Tani duhet të plotësohen normat ligjore në këtë fushë. “Doemos disa gjëra ndryshohen edhe tashti – thekson docenti Velev. – Tashmë direktiva të ndryshme evropiane që kanë të bëjnë me mediat, me audio vizionin, me të drejtat prej autori, janë në fuqi tek ne. Disa respektohen edhe tashti, të tjerë duhet të përmirësohen dhe ndoshta të adaptohen me kushtet tona specifike.”
“Një nga pluset është, se u krijua një treg i lirë i produktit kulturor – vazhdon docenti Velev. – Krijuesi bullgar mund të prezantojë veprën e vet, dhe të krahasohet me kolegët e tij nga vendet e ndryshme. Dhe këtu nuk duhet të kemi parasysh vetëm vendet anëtare të BE-së, po flasim për përmasë botërore. Në Bullgari prezantohen gjithnjë e më shumë kryevepra të kulturës së huaj. Inkurajohet shkëmbimi kulturor.”
Për shembull shteti ndihmon, duke përfshirë edhe me financa, turnetë e artistëve bullgarë përtej kufijve, sepse një kontakt i tillë është me rëndësi të madhe. Mirëpo, kultura nuk është vetëm një produkt krijues. Ajo është edhe krijim, përkrahje, modernizim.
“Filloi rinovimi dhe ristrukturimi i një sërë institucionesh kulturore. Edhe teknologjitë janë nga tipi i ri, për shembull digjitalizimi, i cili depërton në sektorë të ndryshëm të kulturës. Ato janë novitete. Por duhet të merret parasysh, se ne jemi pjesë e procesit të tërësishëm botëror të zhvillimit të kulturës. Dhe kjo është një domosdoshmëri, e cila nuk përshpejtohet aq nga fakti se jemi anëtar i BE-së, se sa nga proceset e përgjithshme evropiane dhe botërore. Ne jemi pjesë prej tyre, zhvillohemi krahas tyre dhe të gjitha pluset dhe minuset asistojnë në tregun tonë kulturor.”
Vitet e fundit si rezultat i teknologjive, komunikacioneve, e përditshmja jonë është plotë multimedia dhe audiovizion. Siç thekson docenti Velev, vite me radhë kinemaja jonë ishte një gjini interesante dhe e preferuar e kulturës sonë. “Mirëpo, për fat të keq, para kohe kishte një periudhë, në të cilën pothuajse nuk kishte kinema të hapura. Tani filloi rimëkëmbja e tyre. Në qytetet e mëdha u hapën sallone të reja të kinemave. Nuk duhet të harrojmë, se në vendbanimet më të vogla ka një ose dy breza, të cilët nuk dinë çfarë është ky ekran i madh.”
Dhe diçka tjetër – siç thekson docenti Velev, në plan evropian dhe në të botëror, ne po kthehemi te rrënjët tona. Nga njëra anë jemi një brez teknologjik, vlerësojmë novitetet. Nga ana tjetër – gjithnjë e më shumë kërkojmë traditën. Dhe kjo nuk është karakteristike vetëm për ne. Kjo reflekton edhe në zhvillimin e proceseve të sotme, në turizmin kulturor. Tani një pjesë prej kulturës lidhet pikërisht me këtë tip turizëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..