Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefka Evstatieva – për hapat në rrugën e saj krijuese dhe për fëmijët nga “Gergana”

БНР Новини

Artiste e nivelit botëror, një njeri shumë i talentuar dhe i përzemërt, kjo është Stefka Evstatieva. Ajo ka kënduar në pothuaj të gjitha skenat e mëdha të operës, kurse në repertorin e saj janë përfshirë rolet kryesore në “Aida”, “Otelo”, “Fuqia e fatit”, “Don Karlos”, “Ballo me maska” të Verdit, “Don Zhuan” të Mocartit e shumë të tjera.

Stefka Evstatieva ka mbaruar gjimnazin në Silistra, pas kësaj – Akademinë Muzikore Kombëtare në Sofje – në klasën e Elena Kisellovës.

Kam lindur në një festival – na tregon këngëtarja e njohur e operës. – Babai im ishte korist në korin e përzier të Silistrës, duhej të merrte pjesë në “Tubimin e formacioneve korale pranë Danubit” në Ruse. Nëna ime, e cila është nga Ruse, ka ngulur këmbë të udhëtojë bashkë me të. Kanë udhëtuar me anije në lumin Danub. Kështu kam lindur në Ruse para afatit të parashikuar. Pas disa vitesh shfaqja ime e parë në teatrin e operës ishte përsëri në Ruse. Më vonë me të vërtetë pata mundësinë të këndoja në teatrot e mëdha të operës – Covent Garden, La Skala, Metropolitan, të gjitha skenat e mëdha në Evropë. Gjithmonë e kam zgjedhur repertorin tim kështu që të jetë i përshtatshëm për zërin tim dhe nuk kam bërë kompromise në këtë drejtim.

Nga fundi i viteve 70 të shekullit XX deri në fillim të mijëvjeçarit të ri Stefka Evstatieva ka punuar shumë aktivisht. Shpeshherë pasi ka dalë nga skena ka fluturuar disa orë deri në anën tjetër të botës – deri në Brazil, Kili, Venezuelë, tërë Amerikën Veriore dhe kuptohet në mbarë Evropën. Ka shumë miq ndër partnerët e saj skenikë. Ka përjetuar shumë histori interesante.

Kam miq, të cilët që prej kohe ngulin këmbë ta përshkruajë jetën time në një libër. Para pak kohe kisha vendosur ta bëja këtë. Desha të filloja tërë këtë histori me një fotografi, por albumi u humb. Ky ishte albumi im i parë, në faqen e parë kisha vendosur një fotografi të prindërve të mi si pjesëmarrës në një operetë. Në atë kohë nëna ime ka qenë shtatzënë me mua. Në fakt kjo ka qenë dalja ime e parë në skenë. Në qoftë se shkruaj libër medoemos duhet të tregoj se si hyra në Operën e Ruses. Isha në Ruse, në një dasmë. Atje ishte tenori i njohur Kirill Krëstev. U njoha me të dhe ai më pyeti se çfarë janë planet e mia. Iu përgjigja se desha të mbetem në klasën e mjeshtrit të Akademisë, të mësoj disa role, kurse ai tha: “Dëgjomë, o vajzë, role mund të kesh vetëm në teatër”. Jo shumë vonë pas kësaj erdhi suksesi im i parë në Operën e Ruses. Kjo ndodhi në vitin 1971, kurse në vitin 1974 mora pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Çajkovski” në Moskë – një këmbë shumë e rëndësishme në zhvillimin tim krijues. Nuk kam besuar kurrë se do të arrija deri në raundin e tretë, kurse unë fitova çmimin e dytë. Atje më dëgjuan shumë njerëz, më ftuan në konkurse, filloi të flitet për mua.

СнимкаMë shumë se dy dekada Stefka Evstatieva banon në SHBA, ku gjatë 15 viteve të fundit punon me Korin Bullgar të Fëmijëve “Gergana” – Nju Jork.

Kjo ndodhi krejt rastësisht – atëherë ishte kriza në Bullgari dhe unë kisha shumë angazhime profesionale në Kanada dhe SHBA për një periudhë shumë të gjatë. Bashkë me të shoqin vendosëm të marrim me qira një banesë, që të mund të vizitojë shkollën vajza jonë. Së pari isha në Dallas, pas kësaj kisha angazhime në Metropolitan, gradualisht u vendosëm atje. Sa për korin “Gergana”, ai u themelua me ide të nxënëses sime Gergana Velinova (këngëtare xhazi), e cila ëndërronte të krijonte një kor për fëmijë. Repertori ynë përbëhet vetëm prej këngësh bullgare. Madje këngët origjinale në anglisht i përkthejmë në gjuhën bullgare. Ato i përkthen me sukses Valentin Haxhijski – mësues në shkollën bullgare. Sivjet na ftuan që të marrim pjesë në përvjetorin e dhjetë të themelimit të shkollës bullgare në Paris. Na ftojnë që të interpretojmë një këngë bashkë me Filarmoninë e Nju Jorkut dhe ndoshta unë do të jem soliste.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD