Artiste e nivelit botëror, një njeri shumë i talentuar dhe i përzemërt, kjo është Stefka Evstatieva. Ajo ka kënduar në pothuaj të gjitha skenat e mëdha të operës, kurse në repertorin e saj janë përfshirë rolet kryesore në “Aida”, “Otelo”, “Fuqia e fatit”, “Don Karlos”, “Ballo me maska” të Verdit, “Don Zhuan” të Mocartit e shumë të tjera.
“Kam lindur në një festival – na tregon këngëtarja e njohur e operës. – Babai im ishte korist në korin e përzier të Silistrës, duhej të merrte pjesë në “Tubimin e formacioneve korale pranë Danubit” në Ruse. Nëna ime, e cila është nga Ruse, ka ngulur këmbë të udhëtojë bashkë me të. Kanë udhëtuar me anije në lumin Danub. Kështu kam lindur në Ruse para afatit të parashikuar. Pas disa vitesh shfaqja ime e parë në teatrin e operës ishte përsëri në Ruse. Më vonë me të vërtetë pata mundësinë të këndoja në teatrot e mëdha të operës – Covent Garden, La Skala, Metropolitan, të gjitha skenat e mëdha në Evropë. Gjithmonë e kam zgjedhur repertorin tim kështu që të jetë i përshtatshëm për zërin tim dhe nuk kam bërë kompromise në këtë drejtim.”
Nga fundi i viteve 70 të shekullit XX deri në fillim të mijëvjeçarit të ri Stefka Evstatieva ka punuar shumë aktivisht. Shpeshherë pasi ka dalë nga skena ka fluturuar disa orë deri në anën tjetër të botës – deri në Brazil, Kili, Venezuelë, tërë Amerikën Veriore dhe kuptohet në mbarë Evropën. Ka shumë miq ndër partnerët e saj skenikë. Ka përjetuar shumë histori interesante.
“Kam miq, të cilët që prej kohe ngulin këmbë ta përshkruajë jetën time në një libër. Para pak kohe kisha vendosur ta bëja këtë. Desha të filloja tërë këtë histori me një fotografi, por albumi u humb. Ky ishte albumi im i parë, në faqen e parë kisha vendosur një fotografi të prindërve të mi si pjesëmarrës në një operetë. Në atë kohë nëna ime ka qenë shtatzënë me mua. Në fakt kjo ka qenë dalja ime e parë në skenë. Në qoftë se shkruaj libër medoemos duhet të tregoj se si hyra në Operën e Ruses. Isha në Ruse, në një dasmë. Atje ishte tenori i njohur Kirill Krëstev. U njoha me të dhe ai më pyeti se çfarë janë planet e mia. Iu përgjigja se desha të mbetem në klasën e mjeshtrit të Akademisë, të mësoj disa role, kurse ai tha: “Dëgjomë, o vajzë, role mund të kesh vetëm në teatër”. Jo shumë vonë pas kësaj erdhi suksesi im i parë në Operën e Ruses. Kjo ndodhi në vitin 1971, kurse në vitin 1974 mora pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Çajkovski” në Moskë – një këmbë shumë e rëndësishme në zhvillimin tim krijues. Nuk kam besuar kurrë se do të arrija deri në raundin e tretë, kurse unë fitova çmimin e dytë. Atje më dëgjuan shumë njerëz, më ftuan në konkurse, filloi të flitet për mua.”
Më shumë se dy dekada Stefka Evstatieva banon në SHBA, ku gjatë 15 viteve të fundit punon me Korin Bullgar të Fëmijëve “Gergana” – Nju Jork.
“Kjo ndodhi krejt rastësisht – atëherë ishte kriza në Bullgari dhe unë kisha shumë angazhime profesionale në Kanada dhe SHBA për një periudhë shumë të gjatë. Bashkë me të shoqin vendosëm të marrim me qira një banesë, që të mund të vizitojë shkollën vajza jonë. Së pari isha në Dallas, pas kësaj kisha angazhime në Metropolitan, gradualisht u vendosëm atje. Sa për korin “Gergana”, ai u themelua me ide të nxënëses sime Gergana Velinova (këngëtare xhazi), e cila ëndërronte të krijonte një kor për fëmijë. Repertori ynë përbëhet vetëm prej këngësh bullgare. Madje këngët origjinale në anglisht i përkthejmë në gjuhën bullgare. Ato i përkthen me sukses Valentin Haxhijski – mësues në shkollën bullgare. Sivjet na ftuan që të marrim pjesë në përvjetorin e dhjetë të themelimit të shkollës bullgare në Paris. Na ftojnë që të interpretojmë një këngë bashkë me Filarmoninë e Nju Jorkut dhe ndoshta unë do të jem soliste.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..