Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodor Ushev: Nga Radio Bullgaria deri në Kanada

БНР Новини
Foto: arkiv

Në sfondin e dimrit shumë të ftohtë gjatë këtyre ditëve nëpër mediat shpërtheu një lajm i jashtëzakonshëm, i cili na rikujtoi se akoma ka bullgarë nëpër botë, me të cilët të krenohemi. Animatori Teodor Ushev fitoi nominimin për dekoratën prestigjioze “Oskar” në kategorinë “Animacion me metrazh të shkurtër”. Shiriti është i gjatë 8 minuta. Është incizuar me ndihmën e producentit të Bordit Kombëtar të Filmave të Kanadasë për rreth 65 000 dollarë kanadezë. Që të bjerë në listën përfundimtare të akademisë filmuese, shiriti është në konkurrencë me studio të mëdha si Disney dhe Pixar. Nga Monreali artisti bullgar na tregoi për rrugën e kaluar deri këtu dhe kujtimet, të cilat e lidhin me Radio Bullgarinë.

Siç rastis gjithmonë, asnjëherë nuk e di se kur një gjest i vogël, apo një akt, do të çojë deri në ndonjë gjë të madhe. E vërteta është se u nisa për në Kanada në sajë të 3 kartolinave të cilat i bëra për Radio Bullgarinë dhe një logo. Kjo ndodhi në periudhën e largët 1994-1995. Pasi fitova disa konkurse për një dizajn grafik, në sajë të kartolinave, fillova të merrem me multimedia. Atëherë kjo qe diçka shumë inovative. Pas kësaj më propozuan të mbetem të punoj për disa muaj, të cilat u kthyen në 18 vjet. Dhe kështu, fillova të bëj animacion, të interesohem nga kinemaja. Njerëzit nga Bordi Kombëtar i Filmave në Kanada panë filmat e mi, më propozuan të bëj një film për në Internet, pas kësaj fitova konkurs për një film më të madh për fëmijët i cili quhet “Carica” (Mbretëresha). Ky është tregim për një vajzë të vogël të cilën e ka marrë malli shumë për gjyshen e vet... Që aty e tutje dhe deri tani nuk mund akoma të kuptojë se çfarë ndodhi. Bëja film pas filmi, fitoja gjithnjë e më shumë dekorata nga festivalet prestigjioze. Arrita deri tek premiera botërore e “Vajshës së verbër” në një nga festivalet më prestigjioze për kinema – Berlinale”, tregoi me emocione Teodori.

“Vajsha e verbër” është projekti i parë i përbashkët i shkrimtarit Georgi Gospodinov dhe Teodor Ushev. Autor i muzikës është Nikolla Gruev me pseudonimin krijues “Kotarashki”. Vajsha është një vajzë, e dënuar të shikojë me njërin sy vetëm të kaluarën, kurse me tjetrin – të ardhmen. Animacioni është i paracaktuar për fëmijë nga 9 deri më 99 vjeç, kurse mesazhin, të cilin e mban në vetvete Teodori e përcakton kështu: “Duhet të mos të frikësohemi më nga e kaluara, të mos të kemi frikë dhe nga e ardhmja, sepse çdo gjë e cila na rastis është një projeksion  të neve vet dhe kjo rastis sot dhe tani. Nga gjestet tona dhe nga aktet tona varet sesi do të jetojmë nesër”.

A ka diçka të re në teknologjinë, të cilën e ka përdorur animatori bullgar gjatë krijimit të filmit?

Mbase, asnjë i cili merret me animacion në mënyrë profesionale, nuk i di mënyrat në bazë të të cilave i bëj filmat e mia – pohoi Teodor. – Mundohem vazhdimisht të trillojë ndonjë teknikë të re. Kjo rastisi dhe me “Vajshën e verbër”. Teknika të cilën po e punoj prej shumë vjetëve e quaj linogravura digjitale. Në bazë të rrugës digjitale, duke pikturuar me tabletë, krijoj një pamje, e cila përngjan si e bërë në dorë, e printuar me mangësitë dhe gabimet përkatëse. Kjo e bën pamjen shumë të gjallë, si një libër i cili është në lëvizje, që në fakt qe dhe qëllimi i këtij filmi. Unë me të vërtetë doja që spektatori të ndihet kështu, sikurse lexon libër. Si shtesë tingëllon zëri i shkëlqyer i artistes së madhe kanadeze Karolin Davernas, e cila më tha se ky është roli i saj i dashur në kinema.

Me një emocion të madh ai tregoi se, pavarësisht se është në mijëra kilometra nga vendi ynë, ai mbetet bullgar. Në Kanada ka gjetur fushë për t’u zhvilluar, njerëz të cilët ta vlerësojnë dhe t’i lejojnë të mund të zhvillojë talentin e vet. Për asnjë moment nuk i vjen keq se ka mbetur. Por gjatë çdo një mundësie kthehet në Bullgari tek njerëzit, të cilët i do dhe tek gjërat të cilat e emocionojnë dhe frymëzojnë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD