Në sfondin e dimrit shumë të ftohtë gjatë këtyre ditëve nëpër mediat shpërtheu një lajm i jashtëzakonshëm, i cili na rikujtoi se akoma ka bullgarë nëpër botë, me të cilët të krenohemi. Animatori Teodor Ushev fitoi nominimin për dekoratën prestigjioze “Oskar” në kategorinë “Animacion me metrazh të shkurtër”. Shiriti është i gjatë 8 minuta. Është incizuar me ndihmën e producentit të Bordit Kombëtar të Filmave të Kanadasë për rreth 65 000 dollarë kanadezë. Që të bjerë në listën përfundimtare të akademisë filmuese, shiriti është në konkurrencë me studio të mëdha si Disney dhe Pixar. Nga Monreali artisti bullgar na tregoi për rrugën e kaluar deri këtu dhe kujtimet, të cilat e lidhin me Radio Bullgarinë.
“Siç rastis gjithmonë, asnjëherë nuk e di se kur një gjest i vogël, apo një akt, do të çojë deri në ndonjë gjë të madhe. E vërteta është se u nisa për në Kanada në sajë të 3 kartolinave të cilat i bëra për Radio Bullgarinë dhe një logo. Kjo ndodhi në periudhën e largët 1994-1995. Pasi fitova disa konkurse për një dizajn grafik, në sajë të kartolinave, fillova të merrem me multimedia. Atëherë kjo qe diçka shumë inovative. Pas kësaj më propozuan të mbetem të punoj për disa muaj, të cilat u kthyen në 18 vjet. Dhe kështu, fillova të bëj animacion, të interesohem nga kinemaja. Njerëzit nga Bordi Kombëtar i Filmave në Kanada panë filmat e mi, më propozuan të bëj një film për në Internet, pas kësaj fitova konkurs për një film më të madh për fëmijët i cili quhet “Carica” (Mbretëresha). Ky është tregim për një vajzë të vogël të cilën e ka marrë malli shumë për gjyshen e vet... Që aty e tutje dhe deri tani nuk mund akoma të kuptojë se çfarë ndodhi. Bëja film pas filmi, fitoja gjithnjë e më shumë dekorata nga festivalet prestigjioze. Arrita deri tek premiera botërore e “Vajshës së verbër” në një nga festivalet më prestigjioze për kinema – Berlinale”, tregoi me emocione Teodori.
“Vajsha e verbër” është projekti i parë i përbashkët i shkrimtarit Georgi Gospodinov dhe Teodor Ushev. Autor i muzikës është Nikolla Gruev me pseudonimin krijues “Kotarashki”. Vajsha është një vajzë, e dënuar të shikojë me njërin sy vetëm të kaluarën, kurse me tjetrin – të ardhmen. Animacioni është i paracaktuar për fëmijë nga 9 deri më 99 vjeç, kurse mesazhin, të cilin e mban në vetvete Teodori e përcakton kështu: “Duhet të mos të frikësohemi më nga e kaluara, të mos të kemi frikë dhe nga e ardhmja, sepse çdo gjë e cila na rastis është një projeksion të neve vet dhe kjo rastis sot dhe tani. Nga gjestet tona dhe nga aktet tona varet sesi do të jetojmë nesër”.
“Mbase, asnjë i cili merret me animacion në mënyrë profesionale, nuk i di mënyrat në bazë të të cilave i bëj filmat e mia – pohoi Teodor. – Mundohem vazhdimisht të trillojë ndonjë teknikë të re. Kjo rastisi dhe me “Vajshën e verbër”. Teknika të cilën po e punoj prej shumë vjetëve e quaj linogravura digjitale. Në bazë të rrugës digjitale, duke pikturuar me tabletë, krijoj një pamje, e cila përngjan si e bërë në dorë, e printuar me mangësitë dhe gabimet përkatëse. Kjo e bën pamjen shumë të gjallë, si një libër i cili është në lëvizje, që në fakt qe dhe qëllimi i këtij filmi. Unë me të vërtetë doja që spektatori të ndihet kështu, sikurse lexon libër. Si shtesë tingëllon zëri i shkëlqyer i artistes së madhe kanadeze Karolin Davernas, e cila më tha se ky është roli i saj i dashur në kinema.”
Me një emocion të madh ai tregoi se, pavarësisht se është në mijëra kilometra nga vendi ynë, ai mbetet bullgar. Në Kanada ka gjetur fushë për t’u zhvilluar, njerëz të cilët ta vlerësojnë dhe t’i lejojnë të mund të zhvillojë talentin e vet. Për asnjë moment nuk i vjen keq se ka mbetur. Por gjatë çdo një mundësie kthehet në Bullgari tek njerëzit, të cilët i do dhe tek gjërat të cilat e emocionojnë dhe frymëzojnë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..