Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eleonora Negullova: Anëtarësimi i Bullgarisë në BE-në reflektoi në mënyrë të favorshme mbi aftësinë konkurruese të biznesit të vogël dhe të mesëm

Foto: arkiv

Aderimi i Bullgarisë me BE-në para 10 vitesh ndikoi në mënyrë të shumanshme mbi biznesin e vogël dhe të mesëm. Për disa firma u hapën horizonte të reja dhe ato filluan të shfrytëzojnë mundësitë e tregut unik. Të tjerë nuk disponuan kapacitetin e domosdoshëm, që të bëjnë kalimin te situata e re dhe u imponua që t’i japin fund veprimtarisë së tyre. Këtë e deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm Eleonora Negullova dhe shtoi:

Momentet pozitive nga aderimi me BE-në janë më shumë. 3-4 vitet e fundit të kësaj dekade, që kur Bullgaria u bë anëtare u përmirësuan kushtet për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. U rrit kapaciteti i tyre të punojnë në mjedisin konkurrent të BE-së. Shumica e kolegëve filluan të zbulojnë rolin e kulturës së sipërmarrjes në kuadrin e BE-së dhe mënyrën në të cilin duhet të rritin aftësinë konkurruese.

Paratë e absorbuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në periudhën e parë programore dhe ato, të cilat janë në dispozicion të biznesit tani, janë përafërsisht 5 miliard euro. Kjo është një mundësi mjaftë serioze për zhvillimin e sektorit. Kështu që kur flitet në hapësirën publike për probleme të mundshme me administrimin e fondeve ose për pezullimin e ardhshëm të parave të BE-së, biznesi i vogël bie në një situatë të pasigurisë. Kjo për shkak se bëhet fjalë për mjete serioze financiare, shpjegon zonja Negullova.

E pyetëm zonjën Negullova çfarë pjesë nga produkti i brendshëm bruto i vendit sigurohet nga firmat mikro, të vogla dhe të mesme?

Sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili në mënyrë reale përbën 99.2 për qind nga të gjitha operatorët ekonomikë në vend, siguron më se 60 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Në shumë rajone të vendit ato ndërmarrje janë tatimpaguesi kryesor, punëdhënësi dhe investues i vetëm. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit të ekonomisë evropiane shihet, se roli i biznesit të vogël është me rëndësi të madhe. Nuk është e rastit, se Komisioni Evropian merr përsipër gjithnjë e më shumë angazhime ndaj shteteve anëtare për mbajtjen e mjedisit miqësor biznes. Kjo është me rëndësi të madhe për jetën sociale dhe ekonomike në shtetet e veçanta. Për Bullgarinë mund të thuhet, se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të konsiderohen si element i sigurisë kombëtare. Kjo për arsye, se në rajonet kufitare, malore, të shpopulluara, ku kriza demografike është tepër e rëndë, roli i biznesit të vogël është me rëndësi të madhe sociale.

Për 10 vitet e fundit ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme sigurojnë më se 70 për qind të vendeve të reja të punës dhe të punësimit në vend. Mirëpo, ato firma qëndrojnë para sfidës të punojnë në një mjedis, i cili ndryshohet vazhdimisht. Që të ketë një firmë zhvillim të qëndrueshëm, ajo duhet të ketë përkrahje, thekson zonja Negullova dhe shton:

Për ato 27 vite në Bullgari nuk u arrit të krijohet një infrastrukturë e mirë, e cila të jetë afër firmave dhe të sigurojë qasjen me to. Shumë nga shërbimet konsulentë janë të paarritshme për firmat e vogla dhe të mesme. Të mos flasim për shërbime lidhura me drejtësinë. Shpesh firmat e vogla heqin dorë nga drejtësia. Për shkak të mundësive të kufizuara financiare dhe zgjatjes së proceseve. Problemet e firmave të vogla dhe të mesme nuk mund të zgjidhen, në se nuk do të krijohet një institucion unik, i cili të luajë rolin e koordinatorit ndërinstitucional. Agjencia për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme nuk disponon resurset e domosdoshme, për të luajtur këtë rol. Ka për t’u kryer shumë punë. Në se politikanët do të kuptojnë rëndësinë e biznesit të vogël dhe të mesëm për jetën sociale dhe ekonomike të vendit dhe në se do të gjejnë vendimet e sakta për zhvillimin e këtij sektori, ata do të ishin jo vetëm politikanë, por edhe burrë shteti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD