Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Shën Harallampin, murtajën dhe mjaltin

БНР Новини

Më 10 shkurt kisha feston kujtimin e Shën Harallampit, i cili ka vdekur në vuajtje gjatë kohës së persekutimeve kundër të krishterëve gjatë shekullit të III-të. Siç është shënuar në jetëshkrimin e tij, ai ka lindur aty rreth viteve 85, dhe vdes gjatë vitit 198. Sipas legjendës kishtare, torturuesit e kanë shkëputur lëkurën e tij me thonj prej hekuri, por plagët e tij në mënyrë çudibërëse janë mbyllur çdo natë. Përpara se engjëjt qiellor të marrin shpirtin e tij në qiell, plaku i shenjtë e ka lutur Zotin të japë një shëndet trupor dhe një shpëtim shpirtëror të gjithë njerëzve. Ja përse ai konsiderohet si një nga shenjtorët-shërues, krahas me Shën Kozmanë dhe Damjanin, Shën Pantelejmon, Shën Trifoni e të tjerë. Eshtrat e tij konsiderohen si çudibërëse, kurse gishti i vogël në dorën e djathtë ruhet në kishën “Shën shtatë shenjtorët” në qendër të Sofjes. Në kulturën tradicionale bullgare shenjtori, i njohur akoma si Harallampi ose Arallan beu, nderohet si urdhërues i sëmundjeve dhe më në veçanti të njërës prej më të tmerrshmeve prej tyre – murtaja, si dhe si përkrahës i bletarëve.

Është e ditur se, nga periudha e Mesjetës së herët deri aty nga mesi i shekullit të XIX “vdekja e zezë” ka qen një tmerr i vërtetë për popujt evropian: cenon masa të tëra njerëzish, lë pa njerëz fshatra të tëra dhe qytete, shkakton ndryshime drastike në ekonomi, politikë dhe në klimën shpirtërore të kontinentit, përfshi dhe nëpër tokat bullgare. Lufta me “murtajën e zezë” lidhet në mënyrë të qëndrueshme me krishterimin dhe një sërë shenjtorë bëhen të njohur si shpëtimtarë të qyteteve dhe të krahinave nga e keqja e tmerrshme. Për traditën tonë kjo është karakteristike kryesisht për shenjtorët e “dimrit”; Shën Antoni (më 17 janar), Shën Thanasi (18 janar), Shën Evtimi (20 janar) dhe më në veçanti Shën Harallampi.

Sipas legjendave murtaja ka lindur në ditën e Shën Thanasit dhe ka filluar ti mbysë njerëzit, derisa Shën Hallallampi e ka kapur dhe e ka vënë në pranga ose e ka mbyllur në një shishe prej qelqi. Por në qoftë se njerëzit bëhen shumë mëkatarë, shenjtori do të zemërohet dhe do ta lëshojë përsëri, që ti dënojë për mëkatet e tyre. Ky përfytyrim ka depërtuar dhe në pikturimin e ikonave të shumta, ku Shën Harallampi është i pikturuar sesi e rreh murtajën, e pikturuar në pamjen e djallit, ose ka shkelur mbi të për një superioritet  mbi demonin e keq.

Sipas një kënge popullore nga qyteti Jamboll “Shën Harallampi” shfaqet si një “vëlla i dashur” i murtajës. Zoti e dërgon tek ai me lutje t’i lutet që ajo të mos të vërshojë nëpër qytetin Kotell: “Mjaft kaq ka mposhtur, mposhtur akoma dhe shkatërruar, këto nuse të reja dhe të bukura dhe vajzat e reja të stolisura, më shumë barinj të shëndoshë. Nënat e tyre qajnë të mjera dhe pëshpërimat e tyre arrijnë deri tek qielli”. Pavarësisht nga lutjet e shenjtorit, “motra e tij e dashur”, Murtaja, mbetet e papërkulur dhe kërcënon se mund ta vrasë edhe atë, në ngjashmëri me zogun e Shën Pjetrit” – që i pritet koka.

Për nderin e madh ndaj shenjtorit dëshmon dhe fakti se, emri i tij ka qenë i shpërndarë mes bullgarëve në shumë pjesë të vendit. Burrat me këtë emër takohen dhe sot, pavarësisht dhe gjithnjë e më rrallë. Jo pak qytete e  pranojnë Shën Harallampin për përkrahës të vet: emërtojnë me emrin e tij kishën vendase dhe festojnë festën e tij si një tubim të përgjithshëm për të tërë. Në të kaluarën dita e tij e quajtur akoma dhe Dita e Murtajës, është festuar shumë dhe çdo një punë grash ka qenë e ndaluar. Gratë kanë pjekur kuleç riti për nder të shenjtorit dhe për  zbutjen e murtajës, duke i lyer ato me mjaltë-ushqimi i saj i dashur. Në disa pjesë të vendit mjalti është shpënë për shenjtërim në  kishë dhe është ruajtur si një ilaç në çdo një shtëpi. Ja përse festa ka filluar të nderohet dhe nga bletarët, të cilët e kanë pranuar shenjtorin për përkrahës të vet. Kështu është afirmuar festa dimërore e bletarëve (bashkë me festën e verës në ditën e Shën Prokopit që festohet më 8 korrik). Ka lindur traditë që Shën Harallampit t’i shpihet mjalti i ri në kishë, që të bekohet. Në një kohë më të re kompanitë e bletarëve në një sërë qytetesh bullgare e pranojnë 10 shkurtin për festë të vet dhe e festojnë me biseda, festa, gëzim dhe hare, kurse disa i japin bletës më të paraqitur titullin “bleta-mbretëreshë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD