Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traktati i Paqes i Parisit dhe mbrojtja e kauzës kombëtare bullgare

БНР Новини
Konferenca e Paqes e Parisit më 1946
Foto: arkiv

Më 10 shkurt të vitit 1947 Bullgaria nënshkroi në Paris një Traktat Paqeje me fituesit nga Koalicioni anti-Hitler, i cili i vuri fund pjesëmarrjes së vendit në Luftën e Dytë Botërore. Ai është rezultat i Konferencës së Paqes në kryeqytetin francez nga vera e vitit 1946, në të cilën mbi 20 vende vendosën fatin e ish-satelitëve të Rajhut të Tretë. Për Radio Bullgarinë prof. Evgenia Kalinova dhe prof. Iskra Baeva rikujtojnë dhe analizojnë disa ngjarje të rëndësishme historike.

A i arriti Bullgaria qëllimet e saj kombëtare me përfshirjen në Luftën e Dytë Botërore?

Prof. Baeva dhe Prof. Kalinova janë autore të parathënies së librit të gazetarëve Sllavço Vasev dhe Krum Hristov të cilët ishin të pranishëm në Konferencën e Paqes të ParisitNë shikim të parë na duket se i kemi arritur – thotë prof. Kalinova. – Pasi u bëmë aleat i Gjermanisë më 1 mars të vitit 1941 Bullgaria mori lejë për të hyrë me ushtritë dhe administratën e saj në Trakinë Perëndimore dhe në Maqedoninë e Vardarit. Në syrin e shoqërisë bullgare në atë kohë kjo ishte kulmi i bashkimit tonë kombëtar. Mirëpo, në hijen e kësaj euforie mbetet fakti se në fakt këto troje i morëm për t’i administruar dhe mbrojtur deri në fund të luftës dhe jo sepse ne kishim pretenca të drejta etnike dhe juridike. Nga pikëpamja e idealit tonë kombëtar – Bashkimi, dukej se ne ishim fitimtarë. Ishim fitimtarë edhe për një shkak tjetër. Bullgaria, si aleate e Gjermanisë nuk merrte pjesë në veprime ushtarake kundër shteteve të tjera. Madje në territoret e Greqisë dhe Jugosllavisë hymë pasi edhe të dyja shtetet ishin kapitulluar. Mirëpo, në fund të luftës situata ngjante shumë me atë pas Luftës së Parë Botërore – Bullgaria përsëri ishte në kampin e të mundurve me të gjitha pasojat politike, ideologjike dhe ekonomike.”

Sipas prof. Baevës nuk mund të flasim për katastrofë të tretë kombëtare.

Bullgaria ishte vendi i vetëm nga koalicioni i mundur, i cili jo vetëm se nuk humbi territore, por edhe u zgjerua, në saje të Marrëveshjes së Karojovës nga 7 shtatori 1940 për bashkimin e Dobruxhës Jugore. Ka vende, të cilat kishin marrë pjesë në anën e koalicionit që fitoi, por i pakësuan territoret e tyre. E vendosur në sferën sovjetike të ndikimit, Bullgaria kishte mbrojtës në Konferencën e Paqes të Parisit nga ana e fituesit të madh. Vendi ynë nuk ishte izoluar, por e kishte përkrahjen e Polonisë dhe Çekosllovakisë dhe kjo ndikoi relativisht mirë mbi zhvillimin e bisedimeve.”Bullgaria mori edhe përkrahjen jugosllave, por pagoi një çmim shumë lartë për këtë – ajo ishte detyruar ta miratonte “autonominë kulturore” të popullsisë nga Krahina e Pirinit.

Vera e vitit 1946 ishte kyçe për diplomacinë bullgare, por koincidoi edhe me problemet e politikës së brendshme të vendit. Prof. Kalinova na rikujtoi ngjarjet:“Në mes të vitit 1946 filloi persekutimi i madh i opozitës. Përgatiteshin zgjedhje për Kuvendin Popullor, i cili duhej të përgatiste kushtetutën e Republikës së re. Megjithatë, vendi arriti të dërgojë në Konferencën në Paris përfaqësues të pesë partive në pushtet nga Fronti Patriotik, të cilat ta mbronin kauzën bullgare. Atje pengu ishte shumë i madh, sepse që në fund të luftës grekët kërkuan afro 1/10 prej territorit bullgar me argumentin se Bullgaria e ka sulmuar Greqinë tri herë dhe ka qenë në rolin e agresorit.” Delegacioni bullgar arriti t’u kundërvihet me argumentet e përshtatshme këtyre kërkesave për ndryshim të kufirit dhe për reparacione me përmasë 150 mln dollarë. Në fund të fundit Bullgaria duhej t’i paguante Greqisë 45 mln dollarë, kurse Jugosllavisë – 25 mln nën formën e mallrave të bujqësisë bullgare dhe të industrisë përpunuese. U saktësua se pagimi i dëmeve të shkaktuara do të ishte vetëm i pjesshëm, sepse vendi ynë kishte luftuar kundër Gjermanisë nga vjeshta e vitit 1944 deri në maj të vitit 1945.

Megjithëse ishte akuzuar për sundimin e territoreve të huaja, në fund të luftës Bullgaria gëzonte disa përparësi gjatë bisedimeve. Ja se çfarë konkluzion bëri prof. Baeva: “Në fund të luftës lëvizja bullgare e partizanëve, e cila është shumë kontradiktore sot, u shndërrua në një argument shumë të fuqishëm për delegacionin bullgar. Faktori tjetër pozitiv është pjesëmarrja e ushtrive bullgare në etapën përfundimtare të luftës në anën e koalicionit anti-Hitler.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në Sofje paraqet artefakte 7000-vjeçare nga Kriporja në Provadia

Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..

botuar më 24-06-12 10.08.PD

Për herë të pestë, Bullgaria dërgon përfaqësues në Parlamentin Evropian

Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..

botuar më 24-06-09 7.55.PD
Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD