Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët pa prindër kanë nevojë dikush të besojë në ta dhe t’u jap një shans të dytë

БНР Новини

Gjëja më e rëndësishme për një fëmijë është të rritet i shëndetshëm, i lumtur, i dashur dhe i sigurt. Këto nevoja fare të zakonshme janë ëndërr e atyre fati i të cilëve u ka caktuar të rriten të privuar nga kujdesi prindëror. Gjatë gjithë jetës ata provojnë vetëm ndjenja të përziera të humbjes, dëshpërimit dhe zemëratës, sepse shoqëria i konsideron për të ndryshëm. Kjo i shtyp, i acaron dhe bile nganjëherë i shtyn të kapërcejnë ligjin. Shkaqet, të braktisësh fëmijën tënd mund të jenë të ndryshme. Përveç për shkaqe dhe probleme financiare, prindërit shpesh i lenë fëmijët e vet dhe nga frika, më në veçanti në qoftë se i kanë lindur kur kanë qenë shumë të rinj. Kështu në shtëpitë gjenden mijëra fëmijë, të cilëve u nevojitet të rriten shumë më shpejt nga vërsnikët e vet, të cilët jetojnë të lumtur në shtëpi. Çfarë rastis me ta, kur rriten dhe si përshtaten ndaj jetës reale jashtë institucionit? Fondacioni “Një hap për Bullgarinë” është një nga organizatat, të cilat kanë marrë përsipër misionin jo të lehtë të propozojnë zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Veprimtaria kyçe e fondacionit në këtë moment është koordinim i rrjetit prej mentorëve, të cilët merren në mënyrë individuale me të rinj të caktuar, të cilët kanë një motivacion të zhvillohen – tregon drejtori operativ i Fondacionit Jordan Penev. – Lidhim të riun përkatës me një mentor, i cili mund ta ndihmojë të gjejë vendin e vet në shoqëri. Kuptohet se, në procesin e shqyrtimit ata shpesh e ndryshojnë mendimin e vet. Kur kuptojnë për shembull se çfarë do të thotë ekonomi ose drejtësi, ata riorientohen. Është e mirë se disponojmë me një rrjet të gjerë prej mentorëve, sepse ata janë me përvojë në shumë drejtime, kështu që gjithmonë ka se me kë ti lidhim të rinjtë.

Kjo është me rëndësi, që të mund ata të zhvillojnë potencialin të cilin e kanë. Është e nevojshme vetëm ndokush të besojë tek ta dhe t’i frymëzojë dhe t’i bind, se do të kenë sukses.

Shumë shpesh fillojmë punë me të rinj të cilët tanimë kanë problem me integrimin në shoqëri dhe janë viktimë të një diskriminimi në shkollë, qoftë për shkak të mungesës së prindërve ose për shkak të etnosit të ndryshëm. Ajo të cilën e bëjmë me programin e mentorëve dhe me këto arsimime është të mund t’i socializojmë.

Jordan Penevi përfundon Kolegjin Amerikan, kurse pas kësaj dhe shkallën baçelore në SHBA. Është vullnetar në kauza të ndryshme në Bullgari, SHBA, Islanda, Britania e Madhe, Afrika Lindore dhe Jugore. Thotë se ka mësuar shumë nga vendet e ndryshme, ku ka udhëtuar, por një është gjëja e përbashkët midis tyre – çdo ditë, pavarësisht se ku, ndokush ka nevojë për ndihmë. Disa kanë nevojë prej një përkrahjeje morale, kurse të tjerë – për një ndihmë mjekësore, e cila pavarësisht se është një e drejtë njerëzore, në disa pjesë të botës është një luks i paarritshëm. Nuk ka një kënaqësi më të madhe nga kjo të shikosh buzëqeshjen e një të panjohuri, të cilin e ke ndihmuar. Ke dhuruar rroba për fëmijët ose lodra në ndonjë jetimore ose ke strehuar një fëmijë të braktisur.

Këto janë gjeste të vogla të një empatie, të cilat na bëjnë më të mirë. Kurse fëmijët pa prindër me të vërtetë kanë nevojë për një dashuri dhe ngrohtësi, nga përkrahje e të gjithë shoqërisë tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD