Domaini i shumëpritur në bullgarisht në zonën .бг tashmë është fakt dhe na jep mundësi të regjistrojmë domainë me këtë zgjerim. Domaini i ri lejon krijimin e adresave në internet të shkruara vetëm me shkronja bullgare. Nga ky inovacion do të mund të përfitojnë të gjitha institucionet, bashkitë, kompanitë dhe personat fizikë, të cilët kanë dëshirë të shihen më lehtë në hapësirën bullgare të internetit. Do të lehtësohet edhe aksesi i përdoruesve bullgarë të internetit, sepse tashmë nuk do të ketë nevojë të shkruhen në gjuhën latine disa shkronja specifike si Й, Ц, Ш, Щ, Ъ, Ю dhe Я. Që nga qershori i vitit 2016 përdoruesit e internetit kanë mundësi të përdorin një domain në alfabetin cirilik me zgjerimin “.ею“. Me aplikimin e “.ею“ alfabeti cirilik u bë zyrtarisht alfabeti i tretë, i cili përdoret në shkrimin e domainëve. Mundësitë e tjera janë alfabeti latin dhe ai grek. Megjithë “.ею“, bullgarët ngulnin këmbë për domain të vet.
Spaska Tarandova – drejtoreshë ekzekutive e fondacionit “Bibliotekat globale – Bullgaria” komentoi: “Për ne bullgarët është me rëndësi të mund të shkruajmë në mënyrën në të cilën flasim, t’i ruajmë shkronjat tona, të cilat janë unikale. Duke kërkuar diçka, ne nuk do të çudisim se si të ndryshojmë tingujt specifikë të alfabetit tonë, por do të shkruajmë lirisht dhe drejt në bullgarisht. Unë do ta inkurajoj rrjetin e madh të vatrave kulturore, të cilat ruajnë gjuhën bullgaren, kulturën dhe shpirtin tonë që të kenë domainë të vet në gjuhën bullgare.”
Shoqëria Aksionare “Имена.бг“ (“Imena.bg”) u zgjodh nga shteti bullgar që ta administrojë domainin e ri në alfabetin cirilik, i cili pas shumë debateve u miratua nga Internet Korporata për Emra dhe Adresa të Caktuara” (ICANN) gjatë tetorit të 2014-ës. Në periudhën deri në 8 maj 2017 do të përpunohen regjistrimet e domainëve për të ashtuquajturat “emra të mbrojtur”, për shembull të ministrive dhe bashkive. Pas kësaj do të shqyrtohen edhe kërkesat e përdoruesve të tjerë të internetit. Drejtori ekzekutiv i “Имена.бг“ Hristo Sllavov theksoi se çdo një person ka të drejtën të regjistrojë deri në 100 domainë. Ai tha gjithashtu se emrat e faqeve duhet të mirëmbajnë minimum 3 dhe maksimum 63 simbole, të cilat të jenë krejtësisht nga alfabeti bullgar. Në emra mund të përdoren numra nga 0 deri në 9, si dhe shenja “-“. Ja se çfarë tjetër komentoi Hristo Sllavov:
“Krijimi i zonës “.бг” është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit të suksesshëm mes biznesit privat, organizatave publike dhe shtetit. Mendoj se në qoftë se ky model respektohet, shoqëria jonë do të ketë suksese edhe në fusha të tjera. Kontributet kryesore të domainit të ri janë të dukshme. Njëri prej tyre është zhvillimi i komunikimit vetëm në gjuhën bullgare, sepse shumë bullgarë kanë filluar të komunikojnë në një mënyrë që nuk lexohet në bullgarisht. Kjo ndikon negativisht edhe mbi kulturë, edhe mbi arsim. Tashmë kemi shumë kërkesa, pra shoqëria bullgare e kupton rëndësinë e kësaj hapësire të re në internet.”
Për çdo një “.бг” adresë të krijuar do të krijohet gjithashtu një binjak me “.бг” që është përdorur deri tani. “Имена.бг“ paralajmëroi se regjistrimi i domainëve me fjalë cinike dhe ofendime nuk tolerohet dhe të gjithë ata do të fshihen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..