“Le Chœur Voyageur” është themeluar në Bordo (Francë) nga studentë në fushën e etnologjisë dhe muzikologjisë nga universiteti i këtij qyteti (l’université de Bordeaux Montaigne). Që në fillim ideja ka qenë që kori të organizojë nga dy koncerte në muaj në pjesën jugore të Francës, në vendbanime të vogla, ku rrallë organizohen prezantime të tilla të artit koral. Muzikantët e rinj vizitojnë gjithashtu nga një shtet në vit, për t’u njohur me muzikën dhe kulturën e tij dhe për t’u takuar me moshatarë dhe kolegë. Ja se pse emri i korit është “Kori udhëtues”. Vizita e tij në Bullgari është organizuar në bashkëpunim me dy kore të tjera, bashkë me të cilat ata u prezantuan në skenë. Në qytetin e Plovdivit – me Korin Popullor Akademik me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev dhe në Sofje – me korin joprofesional të grave pranë vatrës së kulturës “Petër Beron”. Kori nga kryeqyteti është me emër “Hristina Morfova” dhe tashmë ka histori 80-vjeçare dhe një biografi tepër të pasur.
Dirigjenti i Korit Udhëtues francez është Aleksis Dyfor (Alexis Duffaure), i cili prezantoi kolegët e tij: “Kori ynë është themeluar në vitin 2004. Përveç koncerteve të tij në Francë, deri tani jemi takuar me publikun e disa shteteve – Portugali, Spanjë, Gjermani, Itali, Marok, Britani të Madhe. Disa nga koristët janë studentë në Konservatorin e Bordos, të tjerë janë mësues të muzikës, nxënës... Kori i bashkon në një vend njerëz me interesa të ndryshme. Të gjithë këngëtarët janë të moshës midis 18 dhe 30 vjeç – ky është një kusht i detyrueshëm. Repertori ynë është shumë i pasur, interpretojmë vepra klasike të muzikës korale – nga Rilindja deri në ditët e sotme, vepra religjioze, muzikë të vjetër, këngë tradicionale të popujve të Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore dhe Veriore.”
Layla Serano, një nga koristet është ndër iniciatorët kryesorë të udhëtimit në Bullgari. “Para pak kohe dëgjova këngë të formacionit “Misteret e zërave bullgare” dhe rashë në dashuri me to – tregon Layla. – Pastaj u takova me profesorin Buraxhiev dhe mora pjesë në një përgatitje vokale, ku ai ishte pedagog. Më pëlqejnë pa masë grupi bullgar “Oratnica”, kori i shkëlqyeshëm “Zërat Kozmike” me dirigjente Vanja Moneva dhe shumë muzikantë të tjerë bullgarë.” Nga Layla mësuam cilat janë këngët bullgare në repertorin e “Korit Udhëtues” – “Sedenka” të kompozitorit Petër Ljondev, “Polegnala e Tudora” (Është e shtrirë Tudora) të kompozitorit Filip Kutevd dhe disa të tjera.
“Shumica e koristëve (ne jemi 37 persona) nuk dinë shumë për Bullgarinë dhe për kulturën e shtetit tuaj. Për ne të gjithë është interesante që të vijmë këtu, të mësojmë më shumë, të dëgjojmë muzikë bullgare. Ja se pse turneu ynë fillon në Plovdiv, ku kemi një koncert me Korin e Akademisë së Artit të Këndimit dhe Kërcimit. Dëshirojmë jo vetëm të tregojmë muzikën tonë para publikut bullgar, por edhe të njihemi me muzikantë vendas, të mësojmë më shumë për traditat folklorike, të shkëmbejmë muzikë me kolegë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..