Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Macja e guximshme aventuriere Hajdi u kthye në macen më të dashur në Internet

БНР Новини

Ata shëtisin nëpër botë, por gjurmët e tyre mbeten vetëm lartë në mal, ku dielli akoma nuk e ka shkrirë dëborën e fundit. Shputa të mëdha të njeriut dhe vrima delikate të lëna nga putrat e vogla të maces. Ata janë dy aventurierë të pandarë, të cilët i japin njeri tjetrit dashuri, besim dhe bukuri në pasionin e përbashkët të udhëtojnë.

СнимкаDanaill Neshev dhe macja e tij Hajdi i ranë kryq e tërthor vendit për të zbuluar këndet më të bukura të atdheut. Gjatë dimrit më shpesh mund të takohemi në malin Rodopa, ku aventurierja e vogël nuk frikësohet nga shukat e dëborës, kalon me vrap përmes pistave të skive dhe fluturon në ajër me teleferikun e hapur. Pas kësaj tregon aventurat në Facebook. Aty Hajdi ka afro 4000 miq. Ata presin me padurim historitë e shkurtra e botuara prej “të ati” dhe ëndërrojnë që të paktën një herë të takojnë.

СнимкаMacja është e lumtur, kur është përjashta, kur ka aventura dhe kur udhëton. Prandaj Hajdi kudo është me mua – rrëfen Danaill Neshev. – Tani me mundësitë e reja për komunikim tregoj aventurat tona, por nuk dëshiroj që macja ime të bëhet yll. Njerëzit kanë kafshë të dashur shtëpiake – qenë, mace, dhe dëshiroj që ata të shikojnë çfarë mund të bëjnë me ta. Kam dëshirë të krijoj bukuri në jetë dhe kjo bukuri të reflektojë edhe mbi të tjerët dhe te ta të lindet dëshira të bëjnë diçka të tillë.

Снимка

Danaill Neshef e mori macen e vogël me qime të buta, 20 ditë pas lindjes. Bashkë u kthyen në vendlindjen e pronarit me motoçikletën e tij. Doli që macja nuk dinte çfarë është frika. Kështu që të dy ata jo vetëm që kanë karaktere të përafërta, por kanë prirje ndaj aventurave. Mirëpo, pse të gjithë e pëlqejnë macen Hajdi?

E pëlqejnë sepse vet ajo e provokon këtë ndjenje – bënë përshtypje me joshjen dhe me dëgjueshmërinë e vet. Shumica prej njerëzve të cilët na pëlqejnë iu ngjajnë neve dhe interesat tona përputhen” – mendon pronari i maces.

Orëndreqës, kaligraf dhe gjësend tjetër, Danaill Neshev me dhuntinë e tij prej psikologu arriti të zbulojë karakterin e maces, ndoshta sepse që nga vogëlia i pëlqente pikërisht ato kafshë.

Macja është një kafshë tepër e urtë, por shumë njerëz nuk dëshirojnë të kujdesen dhe të marrin në shtëpi, sepse një mace dëshiron që njeriu të jetë vetëmohues – tregon ai. – Macja ka karakter, ajo ka qëllime para saj, ka drejtim në të cilin të ecën, ka orientim të vet. Dhe kur pronari e merr këtë në konsideratë, ajo shfaq një butësi dhe reagon, ashtu siç asnjë kafshë ose njeri nuk mund të bëjnë. Mirëpo, para kësaj njeriu duhet të harrojë për veten. Për fat të keq shumica e njerëzve janë egoist në thelbin e tyre dhe ata dëshirojnë vetëm të marrin nga jeta.

СнимкаDhe pasi macet kopjojnë karakterin e njeriut Hajdi dhe Dani kanë një mënyrë të përafërt të jetës. Dhe me jetën e tyre ata u drejtojnë një mesazh të thjeshtë njerëzve – edhe ata të provojnë. Atëherë edhe jeta e tyre mund të përmirësohet në se do të bien në karmoni me veten dhe me botën përreth.

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë nga arkivi personal i Danaill Neshevit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD