Një kore blini, e mbërthyer në një rreth me një pëlhurë e hollë mëndafshi ose një copë stofi të endur rrallë – kështu në të kaluarën e bënin sitën. Si të gjitha sendet, me ndihmën e të cilëve gatuhej buka, sita në shkallë të madhe pranon forcën e saj magjike dhe ka rëndësi të madhe në jetën e bullgarit. Vet emri në gjuhën bullgare “sito”, lidhet me fjalët “sit” dhe “sitos”, shqip “i ngopur” dhe “ngopje”, që këtu edhe me pasurinë dhe mirëqenien. Sita është pjesë e zakoneve dhe praktikave të ndryshme të ritit, me të hidhet fall, bëhen dhe hiqen magji. Në këngët popullore të cilët interpretohen në kohën e përgatitjes rituale të miellit për bukët dasmore, sitat gjithnjë janë prej mëndafshi, tri ose nëntë dhe tunden nga vasha.
Në se ndonjë prej nuseve nuk ka mbarsur një vit, kur brumoset buka e ritit për shembull për festën dimërore i kushtuar Shenjtores Varvara, e cila bie më 4 dhjetor dhe është festë kryesisht të grave, bëhen rite magjike prapë me ndihmën e sitës. Gruaja më e moshuar e familjes qëndron pranë saj përderisa ajo kalon miellin përmes sitës së kthyer prapa. Përderisa nusja bën këtë, gruaja e moshuar namatis: Ashtu siç është e kthyer sita, ashtu të kthehet edhe barku, domethënë nusja të bëhet shtatzënë.
Forma e rrumbullakët e sitës gjithashtu është një nga shkaqet, që ky send shtëpiak të jetë i përmbushur me aq shumë simbolikë. Rrethi mishëron një hapësirë të mbrojtur. Prandaj veshjet e foshnjës së porsalindur vihen në një sitë, që të jetë ajo e mbrojtur nga sëmundje të këqija dhe nga sytë e liga. Ditën e 40-të të lindjes ftohen gratë e afërme për pogaçe. Atë ditë në një sitë boshe mysafiret vënë ushqime të ndryshme. Besohet se ky akt ka një fuqi mbrojtëse dhe do të sigurojë shëndet dhe mirëqenie të nënës dhe fëmijës. Në sitë vihen edhe copëza prej bukës së ritit për nusen. Besohet se në se gruaja do të marrë të paktën një grimcë prej kësaj buke do të lindë shumë fëmijë. Në disa rajone në sitë vihen kokrra arre që tunden që të jetë plotë shëndet fëmija.
Sita ka një rol të madh në ritin dasmor. Ajo është sinonime e anës femërore të dasmës. Ditën e shtune duke u gdhirë e diela e dasmës, miket e nuses i sjellin dhëndrit një këmishë, një brez dhe një shami në një sitë. Kur kryhet rituali i rruajtjes së dhëndrit, para tij shtrojnë një shami të bardhë për nusen dhe një këmishë të bardhë për të, prapë në një sitë. Kur brumosen bukët e dasmës, mielli kalon njëkohësisht përmes tri sitave. Në sitën e fundit vihen unazat e nuses dhe dhëndrit dhe kalohen përmes sitës. Besohet se kështu hiqen të gjitha pengesat midis bashkëshortëve të ardhshëm dhe mbetet vetëm atë, të cilën do të bashkojë dhe do të lidhë. Në sitë vihet edhe buka, e quajtur “kosiçnik” me të cilën shkojnë të marrin nusen. Kur krushqit hyjnë në oborrin e shtëpisë së nuses, ajo shikon përmes sitës dhe kështu përpiqet të zbulojë dhëndrin. Kjo është një magji dashurie.
Në një sitë vihen kokrrat drithi, të cilat hidhen mbi kokët e të porsamartuarve. Buka e brumosur nga vjehrra për martesën vihet mbi një sitë. Krushku mban vellon e nuses në një sitë bashkë me thekër, sheqer dhe fruta të thata. Ky send i pazakonshëm shoqëron edhe shumë momente të tjera të dasmës, që nga fillimi deri në përfundimin e saj. Një nga sendet e para, të cilët bashkëshortët blejnë javën pas dasmës është sita.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: etara.bg
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..