Më 21 mars Kori i Fëmijëve i Radios do të zhvillojë koncertin e vet pranveror. Ngjarja i është kushtuar 57 vjetorit nga themelimi i këtij grupi të njohur. Ai është themeluar gjatë vitit 1961 nga akademiku Hristo Nedjallkov, gjatë viteve kori ka realizuar turne në dhjetëra vende në pothuajse të gjitha kontinentet (përjashtim bën vetëm Australia). Është mbajtës i dekoratave të shumta të larta nga konkurse dhe festivale prestigjioze. Gjatë vitit 2002 Federata Evropiane e Koreve pranë Bashkimit Evropian e dekoroi me titullin “Ambasador i kulturës evropiane”.Qindra janë ish koristët, të cilët kanë zgjedhur të merren profesionalisht me muzikë. Shumë prej tyre sot janë mes interpretuesve më të njohur në skenën botërore e bullgare. Nuk janë të pakët dhe përfaqësuesit e profesioneve të tjera – arkitektë, mjekë, inxhinierë, aktorë, përkthyes... Gjithë person të respektuar, të cilët kanë ruajtur deri më sot dashurinë ndaj muzikës. Ditëlindja e “korit-vogëlush” siç e quajnë, gjithmonë është shkak për një takim emocionues të brezave të ndryshme.
“Gjatë vitit 1960 themeluesi i korit, maestro Hristo Nedjallkov ka mbledhur për provë të parë fëmijët në grupin e sapoformuar atëherë pranë Radios Kombëtare Bullgare. Që atëherë kori çdo vit feston këtë ngjarje emociononte, e cila kthehet në një takim të adhuruesve të artit koral dhe adhurues të Korit të Fëmijëve të Radios. Sipas traditës marrin pjesë dhe koristë tanë dhe ish koristë. Në koncertin më 21 mars, ftova sopranon Ina Kënçeva, e cila qe solistja jonë përpara rreth 15 vjetëve, kurse tani jeton në Hanover, duke ndjekur karrierën e vet të suksesshme solo. Miq tanë të posaçëm janë muzikantët nga Ansambli i Dhomës “Solistë të Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov. E kam ndarë programin në dy pjesë. Në pjesën e parë do të interpretojmë krijime, të cilat janë në repertorin tonë prej dekadave të tëra, që të mund publiku ynë dhe nxënësit tanë të rritur “të rikujtojnë” kohën e vet. Në pjesën e dytë përfshiva krijime moderne, të cilat relativisht së shpejti janë në repertorin tonë. Kemi dhe befasi. Që prej disa vjetëve aplikuam traditën të interpretojmë vepra të krijuara posaçërisht për këtë ditë, në të cilin festojmë lindjen e korit. Sivjet do të prezantojmë këngën virtuoze të kompozitorit Vjaçesllav Kushev.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..