Tashmë disa ditë jemi dëshmitarë të ngjarjeve dramatike në formacionet e djathta politike të Bullgarisë pas rrëzimit të tyre në zgjedhjet para afatit. Ditën e hënë dha dorëheqje kryetari i koalicionit “Republika e Re” Radan Kënev. Ditën e martë u shpall se kryetari i Bashkimit të Forcave Demokratike Bozhidar Llukarski dhe tërë drejtoria e bashkimit gjithashtu japin dorëheqje për shkak të humbjes së madhe në zgjedhje të Bashkimit të Forcave Demokratike si pjesë e koalicionit “Blloku i Reformatorëve – Zëri i Popullit”. Ditën e enjte erdhi dorëheqja e Këshillit Politik të Bllokut të Reformatorëve. Edhe në tri rastet tërheqja nga postet drejtuese u motivua me faktin se si rrjedhojë e rezultateve të dobëta më shumë se 300 mijë votues të djathtë në Bullgari nuk kanë përfaqësues në Parlamentin e ri në një moment kur Bullgaria duhet të formojë dhe të mbrojë aktivisht pozitat e saj mbi çështjet e së ardhmes së BE-së, kur vetëm pas disa muajsh do të bëhet për herë të parë kryetar i BE-së sipas parimit të rotacionit dhe kur në Parlament ka një prani dy herë më të madhe të të majtëve.
Pas dorëheqjes së këshillit politik të Bllokut të Reformatorëve koalicioni bëri të ditur se do të fillojë bisedime të reja për bashkimin e së djathtës dhe për kërkimin e formave të reja për veprime unike. Nëse bëhet fjalë për bashkëpunim funksional, veprime të koordinuara, ose për një platformë të përbashkët, kjo do të saktësohet në të ardhmen e afërt.
Bisedimet duhet të fillojnë së shpejti, por akoma nuk janë saktësuar pjesëmarrësit në to. Sipas liderit të Bashkimit të Forcave Demokratike Radan Kënev, i cili dha dorëheqje, faji për situatën e pakëndshme djathtas është i të gjitha formacioneve nga “Blloku i Reformatorëve”, por siç duket lëvizja “Bullgaria e Qytetarëve” nuk është e këtij mendimi. Liderja e tyre Meglena Kuneva nuk do të japë dorëheqje, sepse jo Lëvizja, por Blloku i Reformatorëve është paraqitur në zgjedhje. Për çështjen e përgjegjësisë nuk bëri deklarata edhe Bashkimi Agrar Popullor Bullgar (BZNS), kurse nga Partia Popullore “Liria dhe Dinjiteti” nuk duhet të priten aspak komente në këtë drejtim, sepse që në fillim të marsit ajo u largua nga Blloku i Reformatorëve, që të mund të bashkohet me DOST-in, kauza e të cilëve tani është dënimi i Bullgarisë në Strasburg lidhur me vështirësimin e votimit të shtetasve bullgarë me origjinë turke nga Turqia.
Mirëpo, me rëndësi më të madhe është të kuptohet a do të marrë pjesë në bisedimet për bashkimin e hapësirës së djathtë formacioni “Po Bullgaria” i Hristo Ivanovit. Edhe pse ky formacion tani për tani nuk është “as i majtë, as i djathtë”, ai është një partner i preferuar nga ana e reformatorëve dhe ka të ngjarë që pas rezultateve të zgjedhjeve rezervat për bashkimin të zhduken. Vetë Ivanovi është i mendimit se shkaku kryesor për humbjen e Bllokut të Reformatorëve është modeli i tij i gabuar i deritanishëm i koalicionit dhe drejton pyetjen çfarë do të ndodhte në qoftë se gjatë fushatës paraelektorale formacioni i tij nuk ishte objekt i “zjarrit miqësor” nga djathtas. Mirëpo, ndërkohë ai deklaroi se “Po, Bullgaria” “nuk e ka djegur asnjë urë dhe do t’i përdorë këto urë shumë aktivisht”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..