Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sokoli – miku im

БНР Новини

O, sokoli, sokoli gri, vëllai besnik i kaçakut. Pasi fluturon aq lartë, a e shikon larg e larg oborrin e rrafshët të atit?” – ky është fragment nga një këngë folklorike, me të cilën populli shpreh përfytyrimin e vet për këtë shpend grabitqar si për një mik, para të cilit rrëfen dhembjen më të madhe shpirtërore. Në folklor sokoli mishëron forcën prej buri, shpirti i fortë dhe i papajtueshëm i bullgarit, i cili ëndërron për liri dhe pavarësi.

Sot kemi humbur një pjesë të madhe prej përfytyrimeve romantike për këtë shpend liridashës, i cili ngrihet lart në kaltërsinë qiellore. Mirëpo, ka njerëz për të cilët rritja e sokolave dhe kujdesi për mbrojtjen e tyre është një detyrë me rëndësi. Ndër admiruesit më të mëdhenj të këtij shpendi grabitqar është Pavell Jakimov nga Sofja. Ai ka dy diploma të arsimit të lartë – pylltar dhe teolog. Është i tërhequr nga natyra e sokolave. Ai është themelues i Asociacionit Bullgar për Mbrojtjen e Shpendëve të Egër, i cili ekziston më se 17 vjet. Ky është organi i vetëm, i cili merret me problemet e gjahut me shpendët grabitqarë. “Qëllimi ynë është, që nëpërmjet popullarizimit të këtyre metodave të lashta të gjahut me shpendë, të njohim shoqërinë me problemet e tyre” – rrëfen Pavell Jakimovi. Dallimi midis sokolit dhe shpendëve të tjerë grabitqarë është në stilin e gjuetisë. Për shembull skifteri dhe shqiponja fillojnë sulmet nga vendi, në të cilin ndodhen, ndërsa sokolat tekstualisht rrinë lartë në ajër. Dhe diçka tjetër për natyrën dhe për shpendët grabitqarë nga Pavell Jakimovi.

Rritja e sokolave ka aspekt social dhe ekologjik. Kur po flasim për gjueti me sokol, mund të themi, se te petriti nga 10 sulme vetëm një është i suksesshëm. Kështu që në se shpendi bënë gjueti çdo ditë, për një muaj do të ketë nga 1 deri në 3 kafsha të egra të kapura nga sokolat. Kjo është disa herë më pak se sa gjahu me pushkë. Për fat të keq në natyrë sokoli është në kushte të këqija. Ne, njerëzit jemi shumë të egër dhe këtu do të them, se tek ne ka shumë admirues të pëllumbave, të cilët vrasin sokolat. Ky është një fakt i trishtueshëm, sepse ata krijojnë një imazh të keq të atyre njerëzve të cilët rritin pëllumba.

СнимкаPavell Jakimov këshillon secili, që ka dëshirë të rritë sokol, në radhë të parë të ketë të qartë, a do të disponojë mjaftë kohë për të kujdesur për shpendin. Çdo ditë ai duhet të disponojë të paktën një orë në të cilën të merret me zogun. Në këtë kohë ai duhet të shkojë me sokolin në fushë për të fluturuar lirisht. Problemi është se fusha përreth Sofjes është e përmbushur me ndërtesa dhe prandaj duhet të kalohen distanca më të mëdha. “Njerëzit prej kohe depërtuan në mjedisin e shpendëve të egra dhe prandaj shpesh i shikojmë edhe në qytetet. Ka raste kur linden konflikte midis natyrës dhe njeriut” – thekson Pavell Jakimovi dhe vazhdon:

Njerëzit, që kujdesemi për sokol kemi zbuluar një metodë për parandalimin e këtyre konflikteve. Të gjithë e kemi të qartë çfarë problem për aeroportet janë zogjtë. Sheshet e hapura të aeroporteve tërheqin të gjitha zogjtë, sidomos çafkat, pëllumbat, sorrat. Momentet e zbritjes dhe ngritjes së aeroplanëve janë më kritike. Në se ndonjë zog hyn në motorin mund të sjell dëme të pabesueshme. Vetëm me mjete natyrore mund t’u kundërvihet zogjve, të cilët u sjellin dëme edhe bujqve. Kafshët e egra janë në majën e vargut ushqimor. Prandaj kur ndonjë shpendë grabitqar fluturon në qiell, te zogjtë fillon një panik. Sokolat mund të shfrytëzohen pikërisht për këtë qëllim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal dhe Wikipedia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD