Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jehonë e Festave për fëmijë dhe adoleshentë “Dobri Vojnikov”

БНР Новини
Premiera e kantatës “Qielli i kaltër prej ëndrrash”

Para disa ditësh vizituesit e forumit ndërkombëtar i thanë “mirupafshim” qytetit Shumen dhe korit “Bodra Pesen” (“Kënga e Gëzueshme”) – mikpritësit e aktivitetit. Festivali është themeluar me ide të prof. Veneta Viçeva – një dirigjente e shquar korale bullgare, themeluese dhe udhëheqëse e “Bodra Pesen”. Që nga viti 2011 dirigjentja e “Bodra Pesen” është Denica Uzunova. Edicioni i sivjetshëm iu kushtua përvjetorit të 85 të lindjes së themelueses (që u mbush gjatë vitit 2016) dhe përvjetorit të 45 të zhvillimit të parë të festave korale kombëtare për nxënësit, siç i kanë quar atëherë. Morën pjesë formacione nga Rumania, Hungaria, Ukraina, si dhe nga qytete të ndryshme të Bullgarisë. Ndër miqtë e nderit ishte Zhan-Pier van Avermaet nga Belgjika, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Koreve.




Pa dyshim ngjarja më e madhe në kuadrin e festivalit ishte premiera botërore e kantatës “Qielli i kaltër prej ëndrrash”, krijuar nga Ambrozh Çopi posaçërisht për korin “Bodra Pesen”. Kjo nuk është vepra e parë e kompozuar nga kompozitori dhe dirigjenti slloven për formacionin e Shumenit. Midis këtij muzikanti të talentuar dhe këngëtarëve të vegjël ka një miqësi 4 vjeçare. Sipas fjalëve të tij, çdo një vizitë në Bullgari është një frymëzim i madh.

Isha shumë i lumtur për t’u takuar përsëri me Denicën dhe korin “Bodra Pesën” vitin e kaluar në Ballçik (në festivalin “Tingujt e Detit të Zi”) – na tregon Ambrozh në një intervistë para koncertit. – Atëherë shprehëm dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin tonë, duke krijuar një kantatë për zëra femërorë dhe orkestër simfonike. Desha të jetë në bullgarisht. Poetesha Maria Kostadinova më dërgoi një vepër të saj. I drejtova lutje për të shkruar akoma disa vjersha, ku të tregojë për fëmijët, detin, qiellin dhe dashurinë. Kantata i është kushtuar bukurisë në botë, na tregon se sa bukur është t’i shikosh fëmijët në sy, t’i shohësh buzëqeshjet e tyre. Është bukur t’i zbulojmë ndjenjat tona në muzikë, miqësinë tonë, dashurinë njëri ndaj tjetrit. Jam shumë i emocionuar. Ky projekt është një sfidë e vërtetë edhe për mua, edhe për njerëzit. Jam i lumtur se Denica, “Bodra Pesen” dhe drejtoria e Shumenit krijuan një atmosferë të mrekullueshme dhe e bënë të mundur premierën botërore të kantatës në këtë festival.

Kori “Bodra Pesen” në skenëKantata u interpretua në koncertin përfundimtar të festivalit, bashkë me Filarmoninë e Shumenit, përfaqësues të disa formacioneve korale bullgare dhe me pjesëmarrjen e posaçme të një prej koreve – mysafire në festival.

Nëpërmjet festave e arritëm qëllimin tonë. Kaq shumë fëmijë, mbi 250 pjesëmarrës, interpretuan së bashku një muzikë të re, krijuan diçka të bukur – thotë Denica Uzunova. – Vazhdojmë të marrim përshëndetje nga mysafirët tanë dhe publiku. Premiera botërore e veprës “Qielli i kaltër prej ëndrrash” u bëri një përshtypje shumë të madhe të gjithëve. Koncerti ishte grandioz. Morën pjesë miqtë tanë specialë nga kori “Aurina” nga qyteti Keçkemet i Hungarisë. Ata morën përkrahjen e Ambasadës së Hungarisë te ne, të Institutit Kulturor Hungarez në Sofje dhe të Vetadministrimit Bullgar në qytetin e tyre (vendlindja e kompozitorit të shquar hungarez Zoltan Kodaj). Laslo Duranik – dirigjenti i korit “Aurina” mori një statujë për mjeshtërinë e dirigjentit, me emrin e prof. Viçeva. Patëm nderin që prof. Teodora Pavllova të udhëheqë takimin tradicional krijues, që grumbulloi kolegë nga qytete të ndryshme. U shtruan çështje, të cilat i përkasin interpretimit të veprës korale dhe rikrijimit të tekstit në gjuhë të ndryshme. Sivjet festuam përvjetorin e 85-të të lindjes së prof. Veneta Viçevës. Me këtë rast u dhuruam pjesëmarrësve një libër kushtuar asaj. Ishte shumë interesant takimi me kompozitorin Ljubomir Denev dhe poeteshën Maria Doneva, të cilët krijuan një cikël prej këngësh të korit të udhëhequr nga unë. Muzikën e paraqitëm në programin tonë gjatë hapjes së festivalit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD