Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kitaristi Niki Tomov për rrugën e tij muzikore dhe albumin e ri “Аll we need is tomorrow”

Foto: arkiv personal

Gjatë muajit prill doli në tregun muzikor albumi i ri i parë solo i kitaristit Niki Tomov “All we need is tomorrow”. Emri i Niki Tomovit është i njohur që nga fundi i viteve 80 të shekullit të kaluar, kurse shkaku është grupi “Disonans”. Përveç se është kitarist, Niki Tomov është një prej themeluesve të grupit. Ja se çfarë thotë ai për kohën në të cilën muzikanti i ka bërë hapat e parë në muzikën rok me këtë formacion:

Më vjen shumë mirë duke folur për “Disonans”, sepse janë pak muzikantët, të cilët kanë bërë pjesë në këtë formacion gjatë viteve të kaluara. Do të rikujtoj emrat e atyre, të cilët ishin bërthama kryesore e formacionit – Niki Donkov – kitarë, Anton Sllavçev – bas kitarë, Georgi Kostadinov – bateri, Javor Minçev – piano, Borisllav Hristov – vokal. Ne u mblodhëm që si nxënës. Atëherë vendosëm që grupi të quhet “Disonans” – të ketë distancë nga gjithçka që ekzistonte atëherë rreth nesh. Gjithmonë jemi përpjekur të krijojmë një muzikë më të ndryshme nga ajo e zakonshme. Unë edhe deri më sot e kësaj dite po vazhdoj të kërkoj elemente të reja dhe më të ndryshme. Liria për një muzikant është që të eksperimentojë në gjini të ndryshme. Nuk i dua caqet dhe normat, kur e ekzekutoj, ose e kompozoj muzikën. E krijuam grupin “Disonans” në vitin 1985 dhe u ndamë në vitin 1997. Brenda kësaj periudhe 12 vjeçare incizuam dy albume – i pari doli në vitin 1992, kurse ai i dytë ishte gati tre vjet më vonë, por ai nuk doli në treg për shkaqe, të cilat nuk vareshin nga ne.

Pas shpërndarjes së grupit “Disonans” Niki Tomov grumbulloi muzikantë të tjerë në “Disonans 2”, por formacioni i ri ekzistonte vetëm tre vjet. Megjithë kohën e shkurtër grupi fitoi çmimin e dytë të konkursit për këngë bullgare “Orfeu i Artë” në vitin 1999. Një vit më vonë u krijua një version i ri i formacionit të parë “Disonans” me emrin “Novo 20”, ku bënin pjesë disa prej muzikantëve. Ja se çfarë na tregoi kitaristi për këtë grup:

Në “Novo 20” bënin pjesë përsëri kitaristi Niki Donkov dhe basisti Anton Sllavçev. Emri i këtij grupi u sajua nga Kiril Petrov – bateri, një djalë shumë i talentuar. Ideja jonë ishte të krijonim një projekt dhe jo bandë muzikore, e cila të zhvillohet në të ardhmen. Kështu krijuam së bashku disa këngë. “Dita dhe nata” është kënga e fundit – fryt i bashkëpunimit tonë. Ajo u incizua pranverën e vitit 2000.

Më shumë se 25 vjet punoj në studio të ndryshme, por nuk kam pasur dëshirë të merrem me veprimtari incizuese – vazhdoi tregimin e vet Niki Tomov. – Sa i përket kompozimit të këngëve që prej kohe merrem me këtë, por tani grumbullova gjithçka në një vend. Para pak kohe vendosa t’u kushtoja programeve incizuese dhe bëra një studio në shtëpi. Albumi “All we need is tomorrow” paraqet ndjenjat e mia ndaj muzikës. Në projekt kam përfshirë 14 këngë, të cilat janë të stileve të ndryshme – kam përdorur funk, rock, elemente etno. Ka tri instrumentale – njëri është që nga koha e grupit “Disonans” – e ka emrin “Valle e stilit rock”. Të gjitha këngët janë në anglisht, me përjashtim të këngës “Dita dhe nata”. Katër tekste janë shkruar nga Milena Çorillkova, të tjerat i kam shkruar unë. Ajo më kishte dhënë vargje të saj të reja dhe sipas këtyre vargjeve e kompozova muzikën. Në dy prej këngëve – “I am here” dhe në “Dita dhe nata” kam ftuar kolegë të mi nga “Disonans 2” dhe nga “Novo 20.

Albumi solo i kitaristit Niki Tomov mund të blihet në librari. Qëllimi i muzikantit është që së shpejti të shitet online.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD