Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Formacioni i Grave i Muzikës së Dhomës “Te Deum Adoramus” – 20 vjet në skenë

БНР Новини

Më 22 prill, me një koncert në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” Formacioni i Dhomës “Te Deum Adoramus” shënon përvjetorin e 20-të të krijimit. Shoqëruesja shumëvjeçare e Korit të fëmijëve pranë radios Teodora Dimitrova, pasi e braktisi këtë detyrë, realizoi një ëndërr të vet. Pianiste dhe dirigjente, ajo mblodhi vajzat tashmë të rritura nga kori i njohur botërisht të radios në një formacion të vet. Kështu në vazhdim të 20 viteve bashkë realizojnë një repertor interesant por tepër të vështirë për interpretim. Me zërat dhe me talentin ato arrijnë të fitojnë zemrat e publikut dhe të kritikës kudo në botë.


Konkurse, festivale, incizime – kjo është vetëm një pjesë prej jetës së këngëtareve nga formacioni. Në sajë të aktiviteteve të shumta si për dirigjenten Teodora Dimitrova, ashtu edhe për këngëtaret periudha 20 vjeçare kaloi pa u vënë re. Për më të rëndësishmen gjatë këtyre viteve tregon dirigjentja:

Mendoj, se gjithçka që ndodhi gjatë këtyre 20 viteve ka vlerën e vet. Por për mua konkurset janë me rëndësi të dorës së parë, sepse ata formojnë karakterin e kolektivit, ndihmojnë për rritjen e nivelit të këndimit dhe për popullarizimin e vet formacionit. Konkurset janë një mundësi për të parë deri ku kemi arritur, sepse në to secili përpiqet të paraqesë më të mirën. Arti koral kudo në botë nuk ndërprenë së zhvilluari dhe pikërisht konkurset janë vendet ku çdo avancim mund të shihet. Një gjë tjetër me rëndësi për këtë periudhë është repertori, i cili është shumë i gjerë, i larmishëm dhe interesant. Interpretojmë muzikë moderne, në të cilën ka vepra të kompozuara për ne dhe i kushtuar formacionit tonë. Posaçërisht për përvjetorin tonë të 20-të kompozitori irlandez Stivën Gardnër krijoi veprën “Të pafajshëm” sipas vjershave të poeteshës dhe përkthyese Aksinija Mihajllova. Gjatë viteve bashkëpunuam shumë mirë me akademikun Nikollaj Kaufman. Brenda viteve interpretuam shumë këngë të tij, edhe incizuam një disk me  vepra të krijuara prej tij. Në lidhje me përvjetorët e 80-të dhe 90-të të lindjes së tij dhamë koncerte. Mbajmë lidhje profesionale me grupe korale nga Holanda, të cilët shfaqin interes ndaj folklorit tonë. Realizuam projekte me muzikën pop dhe xhaz. Kemi një disk me muzikë ortodokse. Të mos harrojmë edhe këngët e kompozitorit Dobri Hristov. Kështu çdo konkurs, çdo koncert shënon zhvillimin e formacionit tonë.

Një album me këngë hebraike nga Nikollaj Kaufman është projekti i fundit realizuar nga Kori “Të Deum Adoramus”. Në kohë të afërt këngëtaret do të bëjnë incizime në Radion Kombëtare Bullgare. Gjatë vjeshtës së këtij viti prapë do të japin koncerte në Evropë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD