Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hithra në praktikat dhe besimet tradicionale bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

“Të kapemi pas së gjelbrës” është një shprehje e dashur bullgare, në të cilën nën “të gjelbrën” kuptohen ushqimet aq të dobishme gjatë pranverës si hithra (Urtica), laboti (Atriplex), spinaqi (Spinacia), lëpjeta (Rumex). Ato ushqime janë karakteristike për trapezën tonë gjatë pranverës. Populli thotë: “Kur dëgjohet zëri i qyqes, kur hithra fillon të mbijë – pranvera po vjen”. Për hithrën ka shumë proverba dhe besime. Ajo është karakteristike edhe për disa praktika magjike. Cilësitë e saj mjekuese e radhitin ndër mjetet më të përhapura popullore për shërim të sëmundjeve të ndryshme.

Sipas traditës hithër gatuhet për herë të parë ditën e Shën Gjergjit, e cila bie më 6 maj. Kjo bimë është karakteristike pothuajse për të gjitha praktikat rituale lidhura me festën. Si një simbol i shëndetit, ajo është pjesë e kurorave të gjelbra këtë ditë. Me një kurorë nga barbaroza, manaferra, hithra dhe murrizi në të cilën është e thurur një fije të kuqe zbukurohet porta e shtëpisë. Në enët me të cilat mbajnë ujin vënë nga një degëz hithre për shëndet. Në disa krahina të vendit një zakon karakteristik është, që herët në mëngjes gruaja më e moshuar të djegë me hithër këmbët e fëmijëve përderisa ata janë akoma në gjumë. Besohet se kjo do t’u sjell atyre shëndet dhe jetë të gjatë.

Gjethet djegëse të hithrës të thurura me barbarozë dhe murriz njerëzit vihen edhe mbi portat si një mjetë kundër fatkeqësive dhe syve të liga. Konsiderohet se hithra dëbon të gjitha të këqijat. Hithra shfrytëzohet për të thyer magji dhe yshtje. Në se ndonjë vashë dëshironte për të marrë hakun të dashurin për pabesinë, ajo bënte një tufë prej hithre dhe i dhuronte. Kjo vepër vinte të sugjerojë se sa e djegur është zemra e saj.

Në të kaluarën prej hithre nxirreshin fibra të forta, prej të cilave endeshin stofra. Prej saj nxirreshin edhe bojën e gjelbër për ngjyrosjen e vezëve për Pashkën e Madhe dhe të tekstileve. Në të kaluarën në çdo shtëpi thaheshin sasi të mëdha hithre për ushqim dhe mjekim gjatë dimrit. Me hithër gatuhen ushqime të shijshme pa mish dhe me mish.

Në mjekësinë popullore shfrytëzohen pjesët e ndryshme të hithrës. Gjethet dhe kërcelli mblidhen që nga rritja gjatë pranverës ndërsa rrënjët nxirren gjatë vjeshtës, kur lulëzimi ka përfunduar. Djegia me hithër është shumë efikase në reumatizëm. Konsiderohet se ngjyra e gjelbër e ushqimit ndihmon në gjendjen e depresionit. Çaji i hithrës ndihmon punën e zemrës, ka një efekt të forcimit të organizmit, ndihmon në rast diabeti dhe mbipeshë. Hithra është një mjet i mrekullueshëm për të gjithë ata që vuajnë nga lodhja pranverore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD