“Unë jam Bullgare”! është ekspozita e re e fotografit Radosllav Përvanov. Figurat e 25 bullgareve të reja në veshje popullore janë të regjistruara në 30 tema të ndryshme të fotografuar në vende me një rëndësi historike dhe kulturore për vendin tonë.
“Ideja ime lindi nga propozimi im për një tip të tillë fotosh ndaj një vajze e cila punon për një shoqatë atdhedashëse – kujtohet Radosllav. – Si një krijues i cili e formon veten nuk do të bëja diçka të tillë dhe më qe interesante të tregojë historinë përmes fotove. I propozova të bëjmë një sesion me foto në qytetin e lashtë Plovdiv, ku ajo qe e veshur në një veshje popullore. Për një ditë bëmë foto nëpër të gjithë pjesën e lashtë dhe fotot u pranuan shumë mirë. Atëherë i thash vetes se duhet të bëj diçka më të madhe. Kjo qe gjatë vitit 2014. Mendoja të marrë pjesë vetëm kjo vajzë, ku eventualisht të bëjmë foto në vende të ndryshme. Me kalimin e kohës ideja u zhvillua edhe më tej dhe vendosa të fotografoj pamje dhe foto më të shumta, ku në këtë mënyrë të krijojë një pamje të plotë të Bullgarisë.”
Fotot janë të bëra në periudhën 2014-2016. Klubi Qendror ushtarak në Sofje, kalaja e qytetit Pernik, Rupite (një fshat në Bullgarinë Jugperëndimore), Pallati në qytetin Ballçik, Monumenti i Lirisë – Shipka, qytetet Smoljan, Tjavna, Vraca dhe Koprivshtica janë vetëm një pjesë e vogël prej vendeve, në të cilat janë incizuar. Dy tema fotografi ja kushton nënave me vajzat e tyre, traditave, dashurisë dhe marrëdhënieve midis tyre. Dy nëna me vajzat e tyre të vogla tregojnë bukurinë e fshatit ballkanas Bozhenci dhe të Ballkanit të Trojanit.
Fotografi të Radosllav Përvanovit janë të botuara në revistat “National Geographic” dhe “Economist”. Pavarësisht nga përvoja e tij me temat historike, realizimi i projektit “Unë jam Bullgare!” nuk kalon pa vështirësi – që nga gjetja e modeleve, përmes kostumeve dhe kushteve meteorologjike, deri tek leja për bërjen e fotove.
“Koha qe një nga faktorët më të rëndësishëm, që të mund ekspozita të bëhet fakt. Disa nga fotot në fushë ishin bërë gjatë një temperature prej 50 gradë. Tema e fundit u fotografua më 31 dhjetor 2016 në Muzeun Etnografik në të hapur “Etër”-Gabrovo gjatë temperaturave minus të termometrit. Në kalanë Carevec përsëri punuam gjatë një kohe shumë të nxehtë. Por për fat asnjë nuk u sëmurë. Të gjitha vajzat u sollën në mënyrë burrërore dhe të gjitha tekat e kohës nuk na ndalën.”
Ekspozita e Radosllav Përvanovit mund të shikohet deri më 13 qershor në një restorant të kryeqytetit. Dëshira e fotografit është të tregojë ekspozitën në të gjitha qytetet, ku janë bërë fotot. Paralelisht me këtë ai planifikon dhe një vazhdim të projektit. Ja se çfarë tha ai akoma:
“Kjo është një nga ëndrrat e mia, lidhur me popullarizimin e produktit tanimë të gatshëm. Ambiciet e mia janë të tregojë, se në çdo një vend, në të cilin kam fotografuar ka lindur një vajzë e re, e cila e do krahinën e vet të lindjes dhe do që ta tregojë përpara të gjithë Bullgarisë dhe jashtë shtetit. Në fillim kur kërkoja leje për të fotografuar, njerëzit qenë pak skeptik, por pasi panë rezultatin, mund të lavdërohem se ekspozita është e kërkuar kudo. Kam ambicien të bëj foto në vende të reja dhe të tregojë ekspozitën jashtë Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Radosllav Përvanovi
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..