Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Llazar Radkov zbulon të fshehtën se si mund të humbim peshë me çokollatë

БНР Новини

Ai i lidh zemrat e thyera me fashë dhe na çon nëpër një rrugicë të ëmbël ndaj lumturisë. Na mbush me dëshirë dhe tamam si imazhi i personit tonë të dashur gjithmonë ndodhet pranë nesh.

СнимкаÇokolata është “fryti i ndaluar” në të gjitha dietat dhe joshja, e cila në çastet kritike i mposht bile personat më të vullnetshëm. Ndoshta kështu ishte deri tani, mirëpo në treg doli një libër, i cili na këshillon ta shmangim tundimin duke u dhënë pas tij. “Ha çokollatë dhe humb peshë” nuk është vetëm një dietë e dënuar me dështim, por ka një efekt anësor – zëvendëson fytyrën e shtrembëruar me buzëqeshje.

"Në fakt shumica e njerëzve, të cilët janë në ndonjë dietë, nuk janë të lumtur, sepse zakonisht regjimet ushqimore janë shumë të kufizuara dhe nuk janë bërë në mënyrë të mençur – mendon trajneri i fitnesit dhe autori i librit Llazar Radkov. – E vërteta është se ne mund të ushqehemi në mënyrë të mirë për trupin tonë dhe taheqim dhjamin e tepërm, pa nevojë të reduktojmë gjysmën e ushqimeve në menunë tonë. D.m.th. gjërat nuk janë aq të vështira , po t’i bëjmë në mënyrë të mençur."

Në se regjimi ynë i ushqimit,i lëvizjeve dhe mënyra e jetës janë në harmoni, nganjëherë mund të shijojmë kënaqësitë e vogla si çokollatën. Për fat të keq nuk ekziston një produkt magjik, i cili do të na ndihmojë të humbim peshë – prandaj duhet të kemi kujdes për sasinë e ushqimeve, gjumit, lëvizjeve. “Çokolata më lehtë mund të na tundojë – tha Llazar Radkov, sepse është jashtëzakonisht e shijshme, stimulon oreksin dhe qetëson." Dhe për të mos rënë në putrat e saj, autori i librit ofron një sfidë rigoroze ushqimore dhe motorike, me të cilën mund të humbim nga 6 deri më 10 kilogramë. Me vetëm gjysmë çokolatë... për kënaqësi.

Dy gjërat më të thjeshta dhe më efektive, të cilat mund t’i bëjmë janë të pimë më shumë ujë dhe të hamë më shumë perime – këshillon Llazar Radkov. – Kur pimë më shumë ujë kontrollojmë oreksin, sepse nganjëherë trupi ynë interpreton në mënyrë të gabuar sinjalin e urisë. Perimet më shpejt na ngopin dhe me to nuk mund të teprojmë Nuk është e rastit se sallata hahet para ushqimit kryesor. Kështu vetëm me këto dy masa dhe pa nevojë t’i llogaritim kaloritë, do të fillojmë të pranojmë më pak ushqim dhe të humbim peshë.”

Dhe të nisemi në rrugën e vetëdijes.

Kjo është një nga gjërat kryesore, të cilën ua rekomandoj njerëzve – pavarësisht nga regjimi i të ushqyerit ose trajnimit, tha Llazar Radkov. Efikasiteti i secili programi varet nga kjo se si ndihemi dhe si kuptojmë sinjalet, të cilat trupi ynë na jep. Me rëndësi është të kemi kujdes për sinjalet për uri, energji, mprehtësinë e mendimit. Dhe në se diçka nuk është në rregull duhet ta kontrollojmë përsëri tërë procesin. Sepse trupi ynë gjithmonë na tregon rrugën e drejtë, vetëm duhet ta respektojmë dhe të mos e tensionojmë atë më shumë sesa duhet.”

Me fjalë të tjera – gjithçka që e bëjmë duhet të jetë në përputhje me mundësitë tona, duhet të rritë cilësinë e jetës sonë dhe të bëjë kështu që të ndihemi më mirë. Pa uri, pa trajnime tepër të lodhshme dhe ... me ca copa çokollatë. “Ha çokolatën me kënaqësi me kafenë e mbasditës, me një shprehje të fytyrësshumë të lumtur, detyrimisht para të gjithë kolegëve,duke provokuar sa më shumë zili” – këshillon duke bërë shaka trajneri.

Снимка

Llazar Radkov preferon të prezahntohet në mënyrë modeste – si furnizues i këshillave të mira dhe motivimit. Javën e kaluar ai mblodhi në një nga parqet e Sofjes mijëra njerëz – për të thyer rekordin botëror për më shumë njerëz që bëjnë pompa në të njëjtën kohë. Me kauzën e tij #30 për 30 ai përpiqet të motivojë një milion bulllgarë të bëjnë ushtrime çdo ditë në vazhdim të një muaji dhe inspiroi njëqind veta të marrin pjesë në falshmobin “Pompa para Kuvendit për 180 sekonda”. Mirëpo misioni i tij më i vështirë me siguri është ai i fundit – të bëjë kështu që adhuruesit e çokollatës vetë të përcaktojnë kufijtë e tundimit të tyre më të madh, duke shtypur frenat në mes. Pavarësisht se tashmë e kanë shtuar shpejtësinë.

Dhe më në fund – si të biem në gjumë me mendimin se diku në shtëpi ka mbetur gjysmën e dytë të çokollatës?

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD