Në lidhje me përvjetorin e 135-të të krijimit të Lulishtes së princit Boris në Sofje u hap një ekspozitë me fotografi bardh e zi, të cilat tregojnë se si ndryshohej parku gjatë viteve, që nga krijimi në vitin 1882, e deri më sot. Në një nga lulishtet e Sofjes u prezantuan 28 fotografi arkivale të shoqëruara me mbishkrime në gjuhën bullgare dhe në të angleze. Gjatë të gjitha këtyre viteve të ekzistencës parku mbante emra të ndryshëm. Në fillim e quanin “Fidanishte”, sepse aty kujdeseshin për pemët e destinuara për gjelbërimin e kryeqytetit të ri bullgar. Pas kësaj emri u ndryshua dhe u bë “Lulishtja e Stambollit”, “Lulishtja e princit Boris”, ndërsa në kohën e komunizmit – “Parku i Lirisë”. Sot “Lulishtja e princit Boris” është një monument i artit të kopshtarisë dhe të parqeve. Objektet e vjetra emblematike nga e kaluara janë Liqeni me Zambakët e Ujit, biblioteka në të hapur, observatori universitar dhe sheshet për fëmijë.
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit..