Më 12 tetor në Bullgari shënuam Ditën e bashkive bullgare, kurse sot, 15 tetor, zhvillohet takimi i 12-të vjetor i autoriteteve vendase. Në lidhje me këto ngjarje para Radios Kombëtare Bullgare Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive Ginka Çavdarova komentoi se problemet kryesore të pushtetit vendor në bullgari janë borxhet e larta, të cilat tashmë janë për 200 mln. leva (100 mln. euro). Sipas të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shëtit shpenzimet e 59 bashkive (prej 256 bashkive ekzistuese në Bullgari) i tejkalojnë të ardhurat 30%.
Shoqata e Bashkive çdo vit negocion me Ministrinë e Financave për rritjen e mjeteve suplementare për baskitë dhe insiston për një skemë më të qartë për shpërndarjen e mjeteve suplementare për autoritetet vendore. Bashkitë kërkojnë gjithashtu decentralizim financiar si një mundësi për përmirësimin e situatës së tyre, kurse bëjnë gjithashtu përpjekje për rritjen e të ardhurave të veta. Analizat tregojnë se pavarësisht nga kjo borxhet e autoriteteve vendore mbeten relativisht të larta.
Sivjet në takimin e 12-të të autoriteteve vendore do të diskutohen sfidat e lidhura me implementimin e qeverisjes elektronike, pakësimi i barrës administrative për qytetarët dhe biznesin, ofrimi i shërbimeve lehtësisht të arritshme administrative dhe çështje të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm të bashkive.
Pushteti qendror i kupton këto probleme dhe periodikisht zhvillon nisma të ndryshme për diskutimin e tyre. Një shembull për këtë ishte takimi i thirrur gjatë qershorit sivjet nga kryeministri Bojko Borisov i qeverisë me përfaqësues të autoriteteve vendore për diskutimin e masave të mundshme për uljen e barrës administrative dhe për lehtësimin e regjimeve për punë me qytetarët. Bashkitë presin nga pushteti qendror ndihmë dhe prandaj në takimin e tyre të sivjetshëm janë ftuar Kryeministri, ministra , përfaqësues të parlamentit dhe ekspertë të dalluar. Angazhimi i ndërsjellë me problemet ekzistuese tregon se vullnet dhe dëshirë për zgjidhjen e tyre ekziston. Mirëpo karakteri kronik i këtyre problemeve dëften se rezultate të kënaqshme akoma nuk janë arritur.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..