Maleshevo ose Maleshevie është një krahinë jo e madhe rreth malit Maleshevska, një pjesë prej të cilit ngrihet në Bullgarinë Jugperëndimore, ndërsa tjetra – në Republikën e Maqedonisë. Tek ne mali shtrihet përgjatë rrjedhjes piktoreske të lumit Struma. Nëpër bjeshkët e saj janë të stukur 28 fshatra dhe një qytet. Pjesa dërmuese e vendbanimeve hyjnë në Bashkinë Strumjani – organizatore e festivalit “Maleshevo këndon dhe vallëzon”. Më 20, 21 dhe 22 tetor mbahet edicioni i XIV i kësaj veprimtarie ndërkombëtare, e cila ka karakter konkurrimi. Sipas traditës skena, në të cilën dalin këngëtarët, instrumentistët dhe valltarët është në sheshin e fshatit Mikrevo.
“Banorët e viseve jugore e mbajnë folklorin në gjenet. Edhe unë respektoj shumë këngët dhe traditat popullore. Prandaj me kënaqësi të madhe punoj për realizimin e festivalit – rrëfen Fidanka Koteva, zëvendës krye bashkiake. – Popullariteti i festivalit po rritet me çdo vit që po kalon dhe interesi ndaj tij bëhet gjithnjë më i madh. Këtu vijnë përfaqësues të të gjitha krahinave folklorike të Bullgarisë. Përpiqemi gjithashtu të ftojmë edhe grupe folklorike nga kombësi të ndryshme, kështu që paleta e festivalit të jetë e plotë dhe laramane. Është traditë të vijnë grupe nga Maqedonia, Serbia, Greqia. Sivjet do të ketë pjesëmarrës edhe nga Moldavia, Bjellorusia, Polonia, Bosnje e Hercegovina. Me siguri me interes do të priten jo vetëm koncertet e ditës, të cilat janë me karakter konkurrues, por edhe ato të mbrëmjes. Grupet, ansamblet, këngëtarët konkurrohen në kategoritë e folklorit të përpunuar dhe të papërpunuar, artit të këndimit dhe të vallëzimit. Prezantimi i pjesëmarrësve vlerësohet nga një juria profesionale. Çdo vit kemi edhe një program shoqërues. Ditën e parë në Vatrën e Kulturës “Vëllezërit Milladinovi” në fshatin Mikrevo hapet ekspozita etnografike “Traditat e fshatit Maleshevo gjallërojnë”. Ditën e dytë organizojmë një ekspozitë të piktorëve, të cilët ndodhen në bashki për plenerin e vjeshtës. Veprat e tyre të krijuara nën ndikimin e natyrës, mënyrës së jetesës dhe kulturës vendore do t’u prezantohen miqve të festivalit.”
Mbrëmjen e parë parashikohet edhe një koncert të përbashkët të formacioneve bullgare dhe të huaja dhe prezantim i këngëtares popullore Borjana Karpuzova. Mbrëmjen e dytë të programit shoqërues në skenë do të dalë Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” dhe këngëtarja Rumjana Popova. Ditën e fundit pas ceremonisë së dekorimit, admiruesit e folklorit do t’u kënaqen artit të Ansamblit “Bëllgare” dhe Ansamblit “Maleshevci” dhe interpretimeve të këngëtarit Malin domozetski.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3..