Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në dialogun mes Bullgarisë dhe Francës në plan të parë duken tema të rendit të ditës të BE-së

БНР Новини
Franca mendon se kryesia bullgare e BE-së do të jetë me rëndësi shumë të madhe, deklaroi Zhan-Iv ljo Drian në bisedimet e tij me Ekaterina Zaharievën.
Foto: BGNES

Më 23 dhe 24 tetor Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ishte për një vizitë zyrtare në Francë. Para disa muajsh gjatë muajit qershor Franca u vizitua nga Kryeministri bullgar Bojko Borisov, kurse gjatë gushtit Presidenti francez Emanuel Makron bisedoi në qytetin bullgar pranë Detit të Zi Varna me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov dhe me Presidentin Rumen Radev. Në këtë sfond vizita e Ministres Zaharieva trajtohet edhe nga të dyja anët si vazhdim i dialogut intensiv të nivelit të lartë.

Këmbimi i forcuar i vizitave ndodhet në vigjilje të kryesisë së ardhshme bullgare të BE-së dhe është krejt natyrshëm që në plan të parë të vendosen tema të rendit të ditës të BE-së. Kjo u ripohua kategorikisht edhe nga bisedimet e Ministres Zaharieva në Paris.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Francës Zhan-Iv ljo Drian i deklaroi Ministres Zaharieva se kryesia bullgare e BE-së do të jetë me rëndësi të madhe dhe Franca do të bashkëpunojë gjithmonë në rastet kur Sofja ka nevojë për këtë. Diplomati i parë i Francës siguroi se Bullgaria do të ketë një përkrahje të sigurt nga Parisi për pozitat e saj sa i përket politikës për strehim dhe domosdoshmërisë për një dallim të qartë mes refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë. Nga ana e vet Ministrja Zaharieva dha sinjale të qarta se kryesia e Bullgarisë do të shpresojë te përkrahja franceze jo vetëm në lidhje me politikën e strehimit, por edhe sa u përket çështjeve të politikës së përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen. Mirëpo, Bullgaria do të shpresojë te përkrahje jo vetëm lidhur me kryesinë e saj, por edhe sa i përket dëshirës për t’u bahkuar me mekanizmin ERM2, të quajtur gjithashtu “salla e pritjes për eurozonën”.

Në bisedimet e Ministres Zahrieva me Ministrin francez të Drejtësisë Nikol Belube u konstatuan pozita të ngjashme edhe sa u përket çështjeve aktuale të drejtësisë në BE, si krijimi i prokurorisë evropiane dhe ideja e Presidentit francez që ky institucion të hetojë jo vetëm mashtrimet financiare, por edhe raste të ndërlikuara transkufitare të terrorizmit. U shënuan ngjashmëritë e ideve edhe sa i përket këmbimit të të dhënave nga furnizuesit e shërbimeve elektronike me qëllim luftimin e kiber-krimeve dhe përmirësimin e punës së Sistemit Evropian për Regjistrimin Kriminal.

Gjatë kryesisë sipas parimit të rotacionit të BE-së Bullgaria do të shpresojë te përkrahja franceze edhe sa i përket prioritetit për integrimin evropian të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Lidhur me këtë prioritet priten zhvillime të reja që nesër, më 26 tetor, kur në Sofje do të fillojë takimi vjetor i ministrave BE – Ballkani Perëndimor në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Në këtë forum BE-ja do të paraqitet nga Komisionarja Evropiane për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë e Sekseve Vera Jourova, kurse Ballkani Perëndimor – nga Ministrat e Drejtësisë të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD