Skuadra e futbollit e shkollës së mesme shtetërore “Shën Klementi i Ohrit” në qytetin Lloveç, e cila zuri vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Futbollit për Nxënës gjatë vitit 2016, mori titullin botëror të futbollit për nxënës. Kjo u bë e qartë pasi Komisioni Disiplinar i Federatës Ndërkombëtare për Nxënës e diskualifikoi skuadrën e Turqisë. Shkaku për diskualifikimin e skuadrës turke është pjesëmarrja e lojtarëve të parregullt. Në vend të dytë dhe të tretë pas Bullgarisë janë përkatësisht skuadrat e Francës dhe të Kroacisë. Futbolli për nxënës në Bullgari përkrahet nga Bashkimi Bullgar i Futbollit me fushatën “Le të luajmë futboll”.
Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..
Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..
Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e Kërcimit të Pengesave, kualifikimi për Olimpiadën e Parisit, me një fond të përgjithshëm shpërblyes prej..